Poeti disident Trifon Xhagjika u rikthye sot në vendlindjen e tij në Peshtan, në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë miq të afërm të familjes shkrimtarë dhe gazetarë nga gjithë Shqipëria.
Nën organzimin e klubit të poezisë “Illz”, dhe të afërmëve të tij, u përurua në trualline shtëpisë së tij në Peshtan Memoriali I punuar nga skultpori I tanelntuar Bernard Lekgegaj.
Kryetari I këtij klubi, publicisti Rexhep Shahu theksoi rëndësinë që ka ngulitja në memorien historike të njerëzve që kanë dhënë jetën për lirinë e fjalës si pjesë e ndërgjegjies sonë shoqërore. Dhe mes tyre Trifon Xhagjika shkëlqen në disidencën e tij.
Shkrimtari dhe studjuesi Sadik Bejko theksoi në fjalën e tij se Trifoni ishte produkti I pare i disidencës letrare shqiptare, pas luftës së dytë botërore, pasi ishte ai ishte një disident I formuar brenda komunizmit. Ai është po ashtu poeti I pare i pushkatuar për arsye letrare në Shqipëri.
Poeti Petrit Ruka theksoi në fjalën e tij vlerat e vërteta artistike të poezive të Trifonit, fuqinë e vargjeve të tij, dhe kërkoi ndjesë në emër të gjithë poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë për këtë nderim të vonuar ndaj tij.
Më pas Lek Tasi një bashkohës dhe mik I afërt I Trifonit mbajti një fjalim fondamental mbi vlerat që ka disidenca e Trifonit për shoqërinë shqiptare.
Rëndësia e të folurit hapur, fuqia e fjalës së lirë dhe përpjekja për të qenë në anën e më të dobëtë, edhe të pambrojturëve, janë një mesazh I madh për cdo brez dhe kohë,- tha ai.
Më pas Guri Baze, një shok fëmijërie I Trifonit solli kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së tij me Trifonin duke theksuar se ai mbetet një gur I rënd në truallin e tij dhe se ky memorial do të kthehet në pelgrinazh për cdo qytetarë që do lirinë
Ne fund Llukan Stravro recitoi nje poezi kushtuar Trifonit.
Pas një koktei nga familjarët e Trifonit, aktivteti vazhdoi me nje debat mbi vlerat e krijimtarisë së tij organziuar nga klubi I poezisë “Illz”.
Kultura e Munguar e te Folurit Troç…
Aq bukur i the gjerat qe duheshin thene, i nderuar Leke Tasi,
the se duhet filluar “qe sot” u shprehe, pra ende nuk ka filluar folja TROÇ…
edhe pse po mbushet koha prej pothuaj sa ajo e diktatures, ne gjoja demokraci, dhe mezi i erdhi radha Gjestit te Madh, te Pashembullt, te Trifon Xhagjikes…
Shqiptaret do vazhdojne te pertallen nga politikanet e gjoja shtetaret e tyre, perderisa ende nuk po dine te Flasin Troç…
Mos e kerkoni disidencen atje ku s’ka qene, ne Oborrin e Lidhjes dhe te Idoleve te Bllokut…
Kerkojeni ne Burgjet dhe ne VARREZAT PA EMRA…
Trifon Xhagjika, poeti qe e dinte Atdheun te rritur, por u çudit kur vuri re se sa i vogel ishte, ndaj e mori ta rrite ne zemren e tij . Trifon Xhagjika: “Vellezer, po e kerkuat atdheun, e kam une”
Peshtan ka disa fhatara ne Shqiperi, por ndoshta edhe ne Kosove
Peashtan i kujte qarku?