VIDEO/ Valbona Selimllari i përgjigjet ftesës së Kumbaros, bëhet pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Lexim

24 Dhjetor 2018, 13:40Kulturë TEMA

Një tjetër personazh i njohur i jetës publike iu bashkua Lëvizjes Kombëtare për Lexim, nismë e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës. Valbona Selimllari shfaqet bashkë me vajzën e saj duke lexuar librin ‘Një shëtitje në trupin e njeriut’.

“Faleminderit Valbonë që beson fort se çdo çast leximi me fëmijët është më shumë se sa një faqe libri, është një themel i fortë që i japim jetës së tyre! T’u lexojmë sot që të lexojnë vetë nesër”, thotë ministrja Mirela Kumbaro teksa publikon edhe videon e Selimllarit.

Lëvizja Kombëtare për Lexim ka në fokus fëmijët nga mosha 0-14 vjeç dhe edukimin e leximit që në fëmijëri. Lëvizja do të shtrihet në të gjithë vendin.

 Përfaqësues të saj, përfshi edhe vetë ministren, do të shkojnë nëpër shkolla e biblioteka të qyteteve për të dhuruar libra dhe për të lexuar së bashku.

 Lëvizja synon edhe përfshirjen e bashkive, me një fond të veçantë për blerjen e librave dhe vënien në funksion të bibliotekave publike apo atyre pranë shkollave.

Në javët e ardhshme do të ketë të tjerë personazhe të jetës publike që do t’i përgjigjen thirrjes “Takohemi për një Libër” në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim.

1 komente në “VIDEO/ Valbona Selimllari i përgjigjet ftesës së Kumbaros, bëhet pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Lexim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje