Sulmi i befasishëm vdekjeprurës mbi flotën amerikane në Pearl Harbor në Paqësor, nisi pa një deklaratë lufte më 7 dhjetor 1941. Orët e para të mëngjesit të së dielës, qindra avionë luftarakë japonezë fundosën ose dëmtuan 21 anije luftarake amerikane, dhe shkatërruan më shumë se 150 avionë në aeroportet aty pranë. Më shumë se 2.000 amerikanë humbën jetën. Ja cilat janë detajet, mbi sulmin që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore.
Pearl Harbor nuk ishte fillimi i Luftës së Paqësorit
Forcat japoneze zbarkuan në pjesën veriorë të Malajzisë, asokohe një koloni britanike, vetëm disa orë para sulmit në Pearl Harbor. Ndërkohë një forcë më e madhe japoneze, po pushtonte Tajlandën neutrale. Ai që japonezët e quajtën “Operacioni Hauai”, ishte një sulm mbështetës. Goditja kryesore ishte operacioni në jug kundër Malajzisë, Filipineve dhe Indisë Lindore Holandeze.
Pearl Harbor, nuk ishte përgjigja japoneze ndaj letrës së Kordel Hall
Më 26 nëntor 1941, sekretari amerikan i shtetit Kordell Hall, i kishte dërgar nje letër japonezëve. Ajo nuk ishte, siç sugjerohet ndonjëherë, një ultimatum. Përkundrazi, përmbante kushtet e SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas letrës, kërkohej tërheqja e trupave japoneze nga Kina dhe Indokina. Por kur kjo letër mbërriti në Tokio, japonezët kishin nisur ndërkohë përgatitjet për Operacionin e Jugut dhe Hauain.
Sulmi mbi Pearl Harbor, ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm
Ai qe një nga operacionet më të mirë-planifikuara të Luftës së Dytë Botërore, pasi përfshinte kalimin e fshehtë të një flote të tërë, me 6 aeroplanmbajtëse, 2 luftanije dhe 3 kryqëzorë në një distancë prej rreth 3.700 milje në të gjithë Paqësorit e Veriut.
Nëse ndonjë nga anijet japoneze do të dëmtohej gjatë luftimeve në Haui, kthimi do të ishte jashtëzakonisht i vështirë. Kjo është arsyeja se përse zyrtarët e lartë në Marinën Japoneze, kundërshtuan një sulm të plotë në Pearl Harbor. Por sulmi u autorizua, falë kërcënimit deri dhe me dorëheqjen e tij nga admirali Jamamoto.
Nëndetëset japoneze duhej të luanin një rol të madh në sulmin e Pearl Harbor
Rreth 26 nëndetëse japoneze, u përqendruan rreth Ishujve Hauai, me misionin për të zhdukur çdo anije amerikane, që i mbijetonte sulmeve ajrore. Por ato nuk bënë dot asgjë. Pesë nëndetëse u përpoqën të hynin në port më 7 dhjetor, por dështuan. Një destrojer amerikan fundosi një anije japoneze pranë Pearl Harbor rreth 1 orë e 15 minuta para fillimit të sulmit ajror, dhe gati i kushtoi Japonisë elementin e befasisë.
As në Uashington, dhe as në Londër udhëheqësit politikë dhe ushtarakë, nuk u habitën nga shpërthimi i luftës me Japoninë
Sulmi ishte edhe një dështim i inteligjencës amerikane dhe britanike, që nuk arritën të parashikojnë sulmin mbi Pearl Harbor. Rreth përgatitjeve të Japonisë, u morrën shumë informata u morën nga përgjimet e korrespondencës diplomatike. Komandantët amerikanë në Paqësor, u paralajmëruan për luftën që më 24 nëntor.
Presidenti Ruzvelt i siguroi Britanikët se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesnin, nëse Britania hynte në luftë me Japoninë. Por s’ka prova që Çërçilli dhe Ruzvelti, të ishin paralajmëruar zyrtarisht për sulmin ndaj Pearl Harbor.
Sulmi ndaj Pearl Harbor, nuk e shkatërroi Flotën Amerikane
Në sulmin e 7 dhjetorit, dy luftanijet e vjetra, Arizona dhe Oklahoma, u dëmtuan rëndë nga goditjet me bomba apo silurë. Nga 2.026 ushtarët amerikanë të vrarë në sulm, 1.606 ndodheshin në bordin e këtyre dy anijeve. Tre anije të tjera (Kalifornia, Virxhinia Perëndimore dhe Nevada) u fundosën në ujin e cekët të portit. Tre anije të tjera (Pensilvania , Merilend dhe Tenesi) pësuan vetëm dëme të vogla. Ndërkohë aeronplanmbajtëset ishin larguar nga porti që atë ditë, dhe asnjë nga kryqëzorët e rëndë nuk u dëmtua.
Shpallja e luftës ndaj SHBA-së nga Hitleri më 11 dhjetor, nuk ishte rezultat i Pearl Harbor
Presidenti Ruzvelt sugjeroi hapur, se japonezët sulmuan Pearl Harbor sipas sugjerimeve të gjermanëve. Në fakt, Hitleri dhe ushtria gjermane nuk dinin asgjë për operacionin në Pearl Harbor. Gjithsesi, ata kishin dijeni se japonezët po përgatisnin operacione në Azinë Juglindore, që ndoshta do të çonin në një luftë me Britaninë, dhe ndoshta edhe me SHBA-në.
Sipas Paktit Trepalësh, të nënshkruar me Japoninë dhe Italinë në shtator 1940, Gjermania ishte e detyruar të shkonte në luftë vetëm nëse SHBA-ja sulmonte Japoninë, dhe jo nëse Japonia sulmonte SHBA-në. Por pak para shpërthimit të luftës, gjermanët ranë fshehurazi dakord të mbështesin japonezët, nëse ata shkonin në luftë me SHBA-në për ndonjë arsye, duke përfshirë edhe një sulm japonez ndaj territorit amerikan.
Presidenti amerikan, kishte dijeni për këtë marrëveshje nga përgjimi i korrespondencës diplomatike japoneze. Për pasojë, kur i kërkoi Kongresit miratimin e Deklaratës së Luftës më 8 dhjetor 1941, Ruzvelti kërkoi veprime vetëm kundër Japonisë. Në pikëpamje të ndjenjës izolacioniste, Shtëpia e Bardhë mendoi t’i lejonte gjermanët të bënin deklaratën e parë të luftës, të cilën Hitleri e shpalli në Rajhshtag më 11 dhjetor.
Për Japoninë, Pearl Harbor ishte njëherazi një sukses dhe dështim
Sulmi e ndryshoi situatën strategjike. Strategjia ushtarake e para-luftës e Britanisë dhe SHBA, ishte tubimi i forcave të shumta në perëndim (në Singapor) dhe në lindje (në Hauiai), për të frenuar Japoninë, duke e kërcënuar me një luftë me dy fronte. Pearl Harbor hoqi pjesën amerikane të pengesës. Kjo bëri të mundur pushtimin e shpejtë të Malajzisë, Filipineve dhe Indisë Lindore Holandeze.
Nga ana tjetër, admirali Jamamoto kishte shpresuar të shkatërronte forcën amerikane të aeroplanmbajtëseve, dhe kjo nuk ndodhi. Dhe duke kryer një sulm të befasishëm pa një deklaratë lufte, mëngjesin e një të diele, dhe vrarë disa mijëra amerikanë, japonezët nxitën opinionin publik amerikan të mbështesë pa rezerva luftën.(HistoryExtra – Bota.al)
Ne ralle te pare Amerikanet kurre se prisnin nje sulm te tille ;se po a dinin do te pregatiteshin ;Amerikanet ishin si ne pushime larg europes ;;larg luftes ;;; Por Hitleri i deturoi Japonezet ti hapnin nje fronte tjeter lufte Amerikes ;;;Keshtu te perqondrohej vetem atje ne ishiuj me Japonine dhe te mos ndihmonte europen Angline ;;;; Ja fillimi i mizerjes per Japonezet ;;;; dhe cuan me shume se 50 aviona dhe jo 6 qe tregon ky i zgjuari ;Mbas shume vitesh ;;;; Qe kamunistat i fshehen realitetin ;;; Dhe u vrane me shume s 3000 soldate Amerikane dhe shume anije te reja lufte dhe jo te vjetra si i zvogelon gjerat ky filozofi ;;;Por disa lufte anije qe mbanin avionat per fat kishin 2 dite qe ishin larguar per nje mision tjeter ;;Japonezet nuk e rrespektuan ligjin e luftes ;;;qe duhej te paralameronin ne rast lufte ;; Dhe gjenerali i madh japonez kur te gjithe filluan te pinin shampanje mbas operciont te entuzmiazmuar ;;;;;;;; Tha kjo eshte vetem fillimi i te keqes per ne ;;;;;E dinte se Amerika do tja bente te zine dhe do te hakmmerrej me shume ;;;;; EUROPA CHURCHILLI KISHTE KOHE QE PO JU LUTEJ AMERIKANEVE TE NDIHMONIN EUROPEN ..DHE I KAM LEXUAR QE NE NENDETSET GJERMANE KISHTE SPIUNA JAPONEZE DHE KOMUNIKONIN ME GARDEN JAPONEZE …NE JAPON … PRANDAJ TE MOS THOTE SE HTLERI NUK ISHTE NE DIJENI …. HITLERI I DHA URDHER DUCES TE SULMONTE FRANCEN …DHE PASTAJ E PANE SI PERFUNDUAN …. ME 2 BOMBA E VURI NE GJUNJE EMPIRIN JAPONEZ ..QE ISHTE NGA ME TE FORTET NE KETE KOHE … POR NE SHIPERINE E ENVERIT SI TREGONIN KETO TE VERTETA … DHE QE TA DIN DISA TE ZGJUAR ….SE PA LLOGISTIQUEN E AMERIKES ..EUROPA DO TE ISHTE EDHE PER 50 VJET SUNDURA NGA HITLERI MERCI ….
Amerikanet e dinin me saktesi se ku dhe kur do sulmoheshin prej japonezeve. Kete informacion ata e moren prej tre burimeve te pamvarura.
Zbulimi fshehte amerikan kishte arritur te zberthente celesin e shifres japoneze te komunikimit dhe merrte informacione qe Japonia dergonte ne ambasaden e e saj ne Washington. Ne 6 dhjetor 1941, ambasadori japonez, mori nje mesazh prej Ministrise japoneze te puneve te jashtme me tekstin e deklarates ku Japonia i shpallte lufte SHBA-se si dhe udhezimin qe ta dergonte tek Departamenti Amerikan i shtetit (Sekretari i puneve te jashtme) diten e neserme, pra ne 7 dhjetor qe ishte dita e planifikuar prej japonezeve per te sulmuar bazen amerikane te Perl Harber.
Burimi dyte i informacionit ishte Rikard Sorge, nje agjent i trefishte britanik qe zyrtarisht ishte zbulues i Abevrit gjerman (zbulimi ushtrise gjermane me ne krye admiralin Kanaris). Sorge ishte atashuar prane agjensive japoneze te inteligjences prej Abverit dhe kishte detyre te koordinonte veprimet e inteligjences se ushtrise gjermane me ate japoneze. Pas luftes ai u zhduk pa lene gjurme.
Agjenti tjeter qe njoftoi britaniket ishte nje kroat, agjent britanik me pseudonimin “tricikli”. Tricikli ishte rritur dhe kishte studjuar ne Gjermani dhe ishte anetar i SS-ve me lidhje shume te ngushta me zbulimin gjerman. Ai ishte derguar ne Itali me mision zbulimi prej gjermaneve. Tricikli arriti te marre vesh per mberritjen ne Itali te nje grupi ekspertesh te flotes luftarake japoneze, te cilet u derguan ne Taranto, Puglia. Per ata qe nuk e dine, Taranto, qe sot eshte nje qender e madhe italiane e metalurgjise se gizes, ka qene baza me e madhe ushtarako detare e Italise fashiste, ku ishin perqendruar mjetet me moderne qe flotes ushtarake italiane. Kjo flote u sulmua dhe u shkaterrua ne te gdhire te 12 nendorit 1940, prej flotes britanike. Per ata qe e njohin kete zone, sic e njoh edhe vete, e dine se deti ne Taranto eshte i ceket dhe shume i ngjashem me bregdetin ne Perll Harper. Nga kjo, specialistet e flotes britanike dolen me konkluzionin qe flota japoneze do sulmonte pikerisht Perl Harberin ne paqesor dhe zbulimi britanik dergoi ne Washington vete triciklin, me misionin per ti treguar qeverise amerikane planin e sulmit japonez.
Ne fakt, historia perseritet. Renia e dy kullave binjake nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, ku amerikanet e dini se terroristet do sulmonin me avjone te vjedhur territorin amerikan, eshte nje prove se Qeveria amerikane ishte e interesuar qe te pesonte nje goditje per te ndryshuar mendimin e opinjonit publik ne vend qe ne shumicen absolute mendonte se Lufta e Dyte Boterore qe kishte filluar ne Europe ishte pune e europianeve dhe se SHBA-ja nuk duhet te perzihej. Japonezet nuk e dinin se me sulmin ne Perl Harber po ndryshonin rrjedhen e luftes qe deri atehere shikonte si fitues fashistet me superioritetin e tyre ushtarak. Vete fakti qe nje dite para sulmit, amerikanet larguan nga Perl Harber anijet e tyre me te mira dhe Aeroplan mbajteset dhe lane te ekspozuara anijet karrakatine dhe disa aeroplane te vjeter, pasi te rinjte u larguan me aeroplanmbajteset e reja, eshte nje fakt se ata e prisnin sulmin. Me se dy mije amerikane u sakrifikuan qe SHBA te futet ne nje lufte ku pati perfitime kolosale ekonomike dhe u be superfuqia qe njohim sot.
Kejo eshte menyra si ti japesh pergjigje dikujt qe di shume pak por mendon se di shume.
Ben je nje turk arab i qelbet qe shpif si dreqi ;;;; jE nje cacabu qe e urren demokracine se babi jot ose eshte tTurk ose mut komunizmi ;; Po te ishin ne dijeni qeveria do ta pagunain per ;;;Se ne Amerike ka gjygje ka avokate dhe familje e te vrareve dp te paguanin miliona per te zbadhur te verten ;;;;Por nuk e paskan ditur ;;Ti Turk muti cun komunista shpif sii zgjebs ;;;;PERRALLAT E TUAJA TREGOJA KALAMANJVE TE TY TYCA ….MERCI ..CFARE NUK LEXON NGA SHQIPTARET IDIOTA …UUUU SE HARROVA PARA DISA DITESH PASHE NJE EMISION PER SULMIN E JAPONEZVE …NJE GENERAL I MADH I BAZES U PLAGOS NE QAFE ….. DHE THA ME MIRE TE ME MIRRTE NE ZEMER PLUMBI SE ……. DHE KARIERA E TIJE NE USHTRI MBAROI E HOQEN NGA TE GJITHA GRADAT …VETEM NJE DETAILLE … HOLLESI …