Nga Mero Baze
Opozita po përpiqet të prodhojë lajme me procedurat e një leje nga policia për një protestë para Kryeministrisë, duke prodhuar vetë lajmin, vetë reagimet ndaj lajmit dhe vetë paralajmërimet se çfarë do të ndodhë si reagim ndaj lajmit.
Historia është më shumë ilustrim i krizës së opozitës për të nxitur një protestë dhe përpjekjes së saj “për të bërë bukë me miell hua”, se sa ndonjë problem real me policinë.
Ligji shqiptar i tubimeve ja ka hequr policisë të drejtën të të pengojë të bësh tubime. Ti ke detyrim vetëm të lajmërosh policinë dhe të dorëzosh pranë saj një listë me personat përgjegjës për protestën. Pas kësaj, policia të kthen përgjigje, nëse ajo merr përsipër sigurinë në protestë, apo jo, për shkak të vlerësimit që i bëhet situatës.
Ajo që ka ndodhur, është më shumë se banale. Një qytetar i vet-identifikuar si emigrant, i ka kërkuar policisë leje për protestë, ndërsa policia i ka kërkuar se duhet një listë personash përgjegjës për protestën, ndryshe ajo nuk merr përsipër sigurinë e protestës, por jo se pengon protestën.
Me këtë banalitet ka 12 orë që opozita po bën politikë, me shpresë se do të shërbejë si mekanizëm publiciteti.
Më tej akoma, Presidenti i Republikës ka ofruar oborrin e Presidencës për protestë. Kjo e ka bërë dhe më qesharake situatën, pasi nuk është e qartë nëse protesuesit në oborrin e Presidencës, do protestojnë me fytyrë nga Presidenti dhe bythë nga Kryeministria, apo me bythë nga Presidenti dhe fytyrë nga qeveria.
Aq më tepër, nuk kuptohet pse do futet ajo masë prej “mijëra njerëzish” brenda hekurave të rrethimit të zyrës të Ilir Metës, për t’u dukur opozitë e LSI, apo për t’u mbrojtur nga shteti “policor” i Sandër Lleshit.
Ky banalitet, që me sa duket është gjetur si element publiciteti, po bën efektin e kundërt, pasi tregon krizën që ka opozita për të mbledhur njerëz në shesh dhe përpjekjet e saj t’i nxjerrë gështenjat herë me duar të studentëve, herë me duar të emigrantëve, sikur të jetë opozitë ilegale.
Protesta e vërtetë nuk ka nevojë për kaq shumë procedura, kaq shumë lajmërime dhe akoma më keq, kaq shumë ankesa për procedurën e policisë.
Protesta e studentëve për shembull, nisi pa lajmëruar fare policinë, por se pengoi kush. Dhjetra protesta në Shqipëri, mund të nisin kështu.
Lajmërimi i policisë është një korrektesë ligjore, që ta bësh policinë bashkëpunuese në sigurinë e protestës, por policia nuk ka kurrsesi tagër të të ndalojë të protestosh në këtë vend. Kjo liri është fituar me kohë.
Por lira për të protestuar, nuk është e njëjtë me aftësinë për të bërë protesta. Opozita jonë nuk ka problem me lirinë, ka problem me shpërdorimin e lirisë, me shpërdorimin e institucionit të opozitës, dhe mbi të gjitha, me mosbesimin që shoqëria ka tek kjo.
Dhe kjo gjë nuk rregullohet me leja nga polica.
I/ NDERUAR MERO ! PSE BEN SIKUR SE KUPTON HALLIN E OPOZITES
presidenti i ketij vendi zevendeson policin, do mbroj protestuesin emigrant nga shteti !!! ndoshta shkon edhe mona atje behen bashme me burrin qe ta dublojne mbrojtjen !!! shume qesharake nga ana e ketij presidenti kot qe kemi, per te qeshur dhe qare,
Te lumte Mero, si gjithmone di te besh analiza te sakta,
@Mero
.
Opozitës
vurja fajin
qeverisë
i ruaj kallajin.
Edi Ramës
bëji qokë
kush ka sy
e tru në kokë
e kupton
e fare mirë
që e ardhmja
është nxirë
që e tashmja
qartë flet:
Edi Rama
s’po bën shtet!
…
Te lumte Mero
Po ktij Skrapalliut peshngrites kush ja ka lene Presidencen?
E jema i ati apo e shoqja? Qr… akoma vazhdojne e sillen me institucionet e shtetit si kur ti kene prona private!!!
Hajde ktu ke baçja ime thote copa injorantit te lig!!
Je i madh o Mero. Nuk kane faj dhe as ata vete se nga ta kthejne fytyren dhe bythen ,jane ne hall te madh, keq ne maje te lisit se te hane mizat keq poshte lisit se te hane qente .
Mua me vjen mire qe Like floriri i merr ne “mbrojtje” protestuesit anonime.Ka filluar ta ndjeje nevojen e tyre,sepse po ngrihet SPAK-u dhe BKH-ja dhe I duhen mbeshtetes.A nuk e ktheu bixhetin pa e lexuar,vetem te tregonte se ju dhimbsen studentet?Te gjithe I pame nje pjese te tyre ne Jale, si betoheshin para Monka cizmes,se do jene gjithmone gati kur t’ju beje thirrjen ajo.Ja prandaj po tregohet kaq zemer dhembshur palo presidenti yne dhe pseudo bashkeshortja e tij,ndaj protestuesve edhe te paligjshem si ata te paligjshmit e “Astirit”.
Para se te flasin per qeveri hajdute,qeveritare hajdute,eshte mire te shpjegojne si I kane vene gjithe ato pasuri te tundeshme e te patundeshme,materiale e financiare dhe ne se kane paguar e paguajne takes per te ardhurat marramendese qe marrin?Atehere populli do I ndjeke pas por kurre tani e pa veting….
mero opozita mundohet me justifiku humbjen e radhes para popullit.Por nuk e ka per here te pare.Qysh se kane filluar zgjedhjet plulariste qe te gjitha pa perjashtim ika humbur.lereni gjoja fitote me te mashtrume .Gjithemonehumbjenee ka patur ne xhep
Presidenti Meta me kete rast, duke ftuar protestuesit,gjoja emigrant,tregon se ai del hapur kundra qeverise se vendit te tij.
O burri Monikes!
Ftoji keta emigrantet tek vila ne Lalez!
Presidenca eshte e popullit!
Nuk mund te rishe budallalliqe!
undefined
Si gjithmone i sakte Z. Baze.
Opozita le te gjeje nje Bythe tjeter qe ti Besojne njerezit, se kete Bythe qe kane e kane shpartalluar nuk i mban me.
O MERO,KUR DO BEHESH BURRE TE SHKRUASH PER KETA HAJDUTET NE PUSHTET SE JE BERE ME KEQ SE FARI BALLIU.KESHTU I LEPIJE BYTHEN DHE SALIUT PER 20 VJET,APO HAROVE.
Bravo z.Mero Baze.
Opozita nuk ka kurrfare dhunti protestimit mbasi nuk din nga ta vendos bithen dhe ftyren qe ti sjellin sukses.
Kur opozita sjell ftyren mendet i ikin tek bithet.Sepse populli e ka deklarue qe per cdo eveniment duhet te kesh bithe te forta per qellimin qe don te arrishe.Kjo pozite me pezmin nga duhet te vendosin bithen dhe ftyren e sakaton ne hamendesimin per sukses te saj te pa sukseshem.Sepse te gjitha protestat i dalin shpuar.