"Formatimi" i qeverisë, Besnik Mustafaj: Ministri i Jashtëm papërgjegjshmëri ekstreme, akt diletant i Ramës

28 Dhjetor 2018, 18:04Politika TEMA

Besnik Mustafaj ka komentuar ndryshimet e sotme në qeveri të bëra nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. 

Ish-ministri i Jashtëm u shpreh në News 24 se në krye diplomacisë është vënë një ministër, i cili nuk ka profil të qartë për një post të tillë.

“Rama në rastin më të mirë që kishte për t’i dhënë një frymë partisë së tij, tashmë e humbi. Ai nuk sheh më njerëz të denjë rreth e rrotull për të qeverisur, prandaj sjell nga Kosova. Me këto lloj zëvendësime tregoi se nuk ka një kuptim të qartë se me çfarë sfidash do të përballet. Diletantizmi ka arritur majat, kjo nuk ka shpjegim politik.

Papërgjegjshmëria e Ramës është në ekstrem. Kemi mësuar se Shqipërisë iu dha presidenca e OSBE në 2020, është hera e parë që Shqipëria do ta drejtojë një organizatë ndërkombëtare. Tani Rama sjell në krye të ministrisë së jashtme një ministër pa asnjë profil”, tha Mustafaj.

Ai u ndal edhe tek protestat e studentëve, ndërsa tha se kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i ka lexuar mirë aspiratat e tyre.

“Unë bashkohem me atë që kanë qenë të domosdoshme dhe detyrohem të them se qeveria Rama, si arkitekt i qeverisë së tij nuk i ka kuptuar fare aspiratat e studentëve. Ministrja aktuale ka qenë zv/ministre prej disa vitesh, ajo është përgjegjëse për këtë dështim. Braçe është një njeri me provojë të gjatë politike. Ai është një politikan i majtë. Ai ka pas gjithnjë vërejtje për rrëshqitje sidomos shumë liberale të qeverisë Rama”, shtoi ai.

Mustafaj foli edhe për zgjedhjen e Erion Braçes si zvkryeministër, post të cilin e mbante më parë Senida Mesi.

“Braçe do mund të ndihmojë PS-në të fitojë ndonjë cilësi të majtë. Edhe Braçe ka limitet e tij. Nuk është ndonjë çudi që ne të shkojmë me këtë qeveria në zgjedhje lokale. Ai e humbi shansin për t’i dhënë një frymë të re PS-së. Po të isha unë e pjesë e atij grupi, unë nuk do ta pranoja të merrja faturën e një grupi që nuk më përfaqëson. Këta burra dhe gra të grupit parlamentar, të cilët janë pjesë e jetës në PS. Këto duhet të vënë mbi interesat e tyre personale interesat e kombit dhe të shqiptarëve”, tha mes tjerash.

9 komente në ““Formatimi” i qeverisë, Besnik Mustafaj: Ministri i Jashtëm papërgjegjshmëri ekstreme, akt diletant i Ramës”

  1. tafa says:

    FOli dhe Besua ish ministri i jashtem i Sales qe ngulmonte qe Kosova te pranonte autonomine e jo pamvarsine.Si kane guxim e flasin akoma keta letyra.Te vjen ndot qe i kemi bashkepatriote e jo me te na japin mend per politiken.Turp

  2. Cuku says:

    Or politikan legen
    Po ajo edhte pergjegjesi e Kryeministrit
    Cpune keni juve ke merr e ke nuk mer
    Rama po te kishte vertet opozite ,tani kish rene Qeverria
    Po ai ka per te zene rrenje vetem se jeni ju plera perballe
    Ka per te ndenjt me shume se Enveri ne pushtet ,vetem fale ju NEVOJTOREVE qe jeni perballe

  3. Sinqeritet says:

    Besnik Mustafaraj si gjithnje shpellar i pa nxene.

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Duhet digju Besniku
    se ka fol me Zemër n’dor!

    Kulmi i diletantizmit kur ai ishte
    Ministër i Jashtëm dhe Ambasador.

  5. Sinqeritet says:

    Nuk eshte ndonje cudi qe Besnik Mustafaraj si shpellar do te mbroje ozurpuesit malesore ,per te mbrojtur gabimet qe ka bere me bashkeqytetaret.

  6. Cudia says:

    Ti Besnik kthehesh ne nje opinionist kur nuk te hyn gjemb ne kembe. Ishe dhe ngelesh lepiresbythesi me i madh i Berishes. Te tille njerez donte Berisha dhe te tille vuri neper poste. Flet si ekspert i ouneve te jashtme por harron se sja kishe idene kur fillove duke shtuar edhe je kokrra e servilit. Shkruaj ndonje poeme me mire qe dish cfare vlerash ke.

  7. Me durim says:

    Por kur flet edhe ky “diplomati” Saliut qe u largua se nuk e pirthte Saliu. Ambasadoret nuk e degjoni fare dhe ky ishte formalisht aty, urdhera merreshin tek Saliu. Tani na del si idiotqe qe eshte, po pse kush ka lindur politikan?! Apo lindi Besniku se i bente detyrat me kandil, si ka thene vete.

  8. MH says:

    Ti kemi njohur aftesit diplomatike tuajen.Ndaj nuk ke turp qe merr fjalen per vrejtje ndaj te tjerve.

  9. j says:

    Sigurisht ,që të pëlqejë ty duhet ministër i jashtëm na duhet
    ndonjë tropojan që të tallin bythën delegacionet e huaja sa herë të hapi gojën.
    Si berisha që pas 15 vjetësh dh e italianet akoma qeshin dhe tregojnë barcaleta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje