Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve, viti i tepsisë?

30 Dhjetor 2018, 20:37Politika TEMA

Nga Andi Bushati

2018 që po mbyllet me shijen e protestës madhështore të studentëve, krahas atyre më të vogla të artistëve, banorëve të Unazës, apo emigrantëve, do të mbahet mend si viti i dytë që prej ’97, kur një qeveri ka prodhurar më shumë kundërshtarë të moshave, profesioneve dhe shtresave të ndryshme sociale.

Natyrisht që kjo e ka një shpjegim.

Dhe ai lidhet, njësoj si para dy dekadave, me faktin se këtë vend po e sundon kryekëput një njeri i vetëm.
Ky është moti i parë kur, pasi bërë fushatën elektorale kundër tepsisë që kërkonin aleatët, Rama drejtoi vetëm me sejmenët e tij.

Po të bësh një bilanc kuptohet lehtë se çfarë ndodhi.

Gjatë 2018 u vu në zbatim projekti 1 miliardë euro që ndau në 4-5 duar, pa tendera dhe garë, një pjesë të madhe të pasurisë kombëtare që do ti fusë në borxhe të pafundme brezat e ardhshëm.

Po gjatë këtij viti u tentua të prishej Teatri për ti hapur rrugën një biznesi 200 milionë eurosh me kompaninë Fusha.

Po gjatë këtij viti u hartuan projektet monstruoze të tre inceneratorëve të cilët lëshonin miliona nga buxheti i shtetit në llogarinë e Klodian Zotos, ende pa u vënë një tullë në punën që kishte marrë përsipër.

Po gjatë këtij viti shqipëtarët u ftuan të paguajnë për herë të dytë për rrugën e kombit, vetëm se prej saj duhet të përfitonte njëri prej klientëve të kryeministrit të të pasurve.

Po gjatë këtij viti u miratua ligji me efekt prapa veprues për ti përgjysmuar tatimin mbi dividentin oligarkëve ndërkohë që predikohej se nuk kishtë para për buxhetin e arsimit.

Po gjatë këtij viti u arrit rekordi i unazës së re, me 40 milionë euro për 2 KM rrugë, të cilat u ndanë me tender fiktiv dhe në firma fantazëm.

Janë të gjitha këto fakte që, pa pasur nevojë për koment, tregojnë se përse i duhej Ramës tepsia vetëm për vete.
Njerëzit nuk janë budallej dhe e kuptojnë se ç’do të thotë kur pushteti mbetet në një dorë.

Ata nuk e kanë të vështirë të bëjnë krahasimin.

Ata e dinë se Lulzim Basha nuk është as engjëll dhe as shenjt. Por ata e kuptojnë se kur Luli drejtonte bashkinë dhe Rama qeverinë, në Tiranë me zor u dhanë vetëm gjashtë leje ndërtimi. Ndërsa kur tepsia i morri të dyja, ato u njëqind fishuan, megjithëse votat qytetarëve i ishin marrë me premtimin: “zero ndërtime në kryeqytet”.

Ata e dinë se ish partia klienteliste e Ilir Metës mund të mos ketë as synime idealiste as parime morale, por e kuptojnë se kur LSI-a ishte në qeveri u ndalua importimi i plehrave nga jashtë dhe u kërkua me insistim një ligj që ia hiqte të drejtën ekskluzive të koncesioneve Ramës.

Ata e dinë se nëse kryeprokuroren nuk do ta kishte zgjedhur Rilindja vetëm me 69 votat e saj, djali i deputetit Rahja nuk do të qe i lirë edhe pas përdhunimit, Agron Xhafaj nuk do të ish lënë të largohej pa u marrë as në pyetje, fashikujt e përgjimeve të Vangjush Dakos nuk do të ishin fshehur dhe njerzit që hetuan Tahirin nuk do të largoheshin një nga një nga detyra.

Pra nëse sot janë në rrugë më të shumtë se kurrë, shqiptarët e kanë një motiv. Ata e ndjejnë se vendi po reshqet drejt një autoritarizmi kleptokratik që dukej se e kishim mundur njëherë e për gjithmonë.

Me makutërinë, delirin dhe arrogancën e tij, kryeministri i të pasurve e ringjalli këtë frikë.

Prandaj ai po merr si dhuratë në këtë fund viti një valë protestash të pa dëgjuara më parë dhe ç’është më e habitshmja të pa lidhura me partitë opozitare.

Dhe filizat e kësaj feste demokracie me shumë gjasë do të vazhdojnë. Sepse i mbyllur në bunkerin e Surrelit, i izoluar mes 9 apo 10 klientësh milionerë, i rethuar vetëm nga eunukë që nuk guxojnë as ta kundërshtojnë, Rama i thelloi mëkatet me ndryshimet në qeveri. Ai kompozoi një kabinet me më shumë anonimë, me më shumë njerëz pa personalitet publik dhe karaktere të sprovuara, që rrisin edhe më skajshmërisht pushtetin dhe autoritarizmin e tij.

Ai nuk e kuptoi dot se ajo që ndodhi gjatë 2018 ishte një përgjigje ndaj gryksisë gargantyeske për ta përlarë i vetëm tepsinë. Dhe kjo të bën të mendosh se dhuratat për të nuk përfundojnë në 31 dhjetor.

14 komente në “Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve, viti i tepsisë?”

  1. enver hoxha says:

    ketu o andi ke te drejte! edi rama rrethohet nga njerez te tredhur ! por jane te tredhur sepse e kane perfituar nga gjaku i shqiptareve ! edi rama eshte nje rob i keq dhe pervers qe nuk i dhimset ky vend ! zaten te gjithe politikanet e ketij vendi jane te cmendur dhe te peshtire ! do iki nga ky vend edhe pse kam nje pune dhe shtepi ! ky vend nuk behet qe dhe foshnja ne bark eshte i korruptuar

    1. I.Hoti says:

      Kush shkaterroi Shqiperine,vodhi, tjetersoi,pervetesoi ‘, shiti e vrau shqiptaret dhe shpresen e tyre per demokraci????????????????// OOOOO MAJMUNE te patransformueshem e te paguar, OOOO Lope primitive te kriminelit te shqiperise e shqiptareve! Pse memoria e shqiptareve eshte vetem disa vjecare!

  2. xhemal says:

    fantazia jote fatezeze nuk do sjelle asgje per njerezit e thjeshte vetem shtimin e deshperimin tend. uroj dhe per ty gezuar vitin e ri

  3. Zigur Qarri says:

    Scanim perfekt pacientit”rilindje”,gangrenizuar nga drogaxhiu Edvin Rama.Largimi i 8 ministrave qe rrit automatikisht “pushtetin dhe autoritarizmin”e drogaxhiut,eshte nje plagiature nga qeverisja e Enver Hoxhes,ku ne fund mbeti vetem ai,sepse uji buron i paster nga
    lart,por turbullohet rruges per poshte,megjithese populli nga pervoja(dhe pervoja eshte kriter i se vertetes)thote,se peshku qelbet nga
    koka.Por problemi i problemeve i “rilindjes” dhe popullit shqiptare eshte,se kemi nje Kryeminster skizofren,qe ka marre Shtetin peng
    dhe merr vendime vetem nen efektin e droges.

    1. Iliri says:

      Edhe ti nje trangull(shkoder ,kastravec) i papjekun…si andi! hani ne nje legen! Duhet salihi qe ju ka hy dru…vec po fole…..si ne kohen e tij spiun…

  4. populli says:

    Po Veren, o Andushka e ke pyetur cfare do i dhuroje viti i Ri?

  5. S.R am Berisha says:

    KY ANDI ASHT NIP I KRRIMINELIT HYSNI KAPO,NIP I KRRIMINELES VITO KAPO,DJALE I KRRIMINELIT SIGURIMS MEDI BUSHATI,DJAL I KRRIMINELES VERA KAPO E TERE FISKIT KAPO..-..ish shok e MIK I THONJ PA PRERIT EDVINIT

  6. Veshgues says:

    Andi! Nga ato 6 lejet qe ka dhene Luli kur ishte kryetar Bashkie, numerohet edhe ajo leja qe i dha vehtes (Bashes) per shtese kati?

  7. anastasi says:

    Me keto mend qe ke o pseudonim i “Enver Hoxhes”,nuk bene prokopi ne asnje vend te botes je i dobet dhe nuk punon po merresh me Edi Ramen,shko puno dhe fito para mos u merr me pordhe dhe me Andin Karafikun dhe Sadikun dhe mos beje mik Andin Karafikun.
    O Andi Bushati, ti je nje pordhace gazetar je nje gazetar i flamosur i dakllamosur mos u merr me Kusite dhe Tepesite o karadiku,ciftelikut,mos u merr me vellan e Fatmir Xhafes–Agron Xhafa lere ne hallin e tije dhe mos u qi me te.Agron Xhafa ka 20 vjete qe ka jetuar ne Itali,ka bere dhe cfare nuk bere atje eshte puna e tije,eshte marr me probleme te keqia,ka demtuar shtetin Italian apo nuk e ka demtuar eshte puna e tije dhe le te mbaje pergjegjsi,dhe jo te pergjigjesh ti apo ndonje zagar apo katundar si ti,cdo njeri le ti dal per zot vetes se tije dhe ti more pordhac dhe cfare nuk je, kerkoje falje Fatmir Xhafes dhe vellajt te tije Agron Xhafes dhe mos pirdhe poshte e perpjete.

  8. salianji pederast says:

    O Zigur, o repacuk mut je ti edhe mut ai qe te ka cuar ti,paske qene zagar dhe i pa fytyre,paske qene me faqezi dhe nuk bene vaki,ik more legen,more pacaqi jame shume kurioz te njoh cfare fytyre je ti, kusi apo tepesi,nuk e di cfare moshe me ke ti,karkadhi apo sa nje mi. Ik dhe mos u merr me Edi Ramen,une e di se kush je ti fashist apo Titiste,ma do mendja se je Reviozinist,nuk je titiste,je harbut,nje telendar,nje pordhace nje katundar,me Edi Ramen mos e kruaj,e ke merak kete e di si pederast ai te qi.E ke merak ai te qi, tyja dhe cfare ke ne shtepi Edi Rama ky njeri dy metrosh nje katandi te pallon kete e di nuk te lene pa te qi ne bythe me revani koken ta fute ne kusi dhe bythen ta mban lart mbi tepesi duke ngrene dhe te qi,kjo eshte nje histori o “Zigur” ore mavri qe te kruhet,bytha kete e di ne tepesi dhe ne kusi mbushur plot me revani o Zigur more mavri Edi Rama te vjene e te qi ne shtepi ku e do ti.

  9. mali cikes says:

    anal-iste leshi! ky anal-ist mercenar nuk e ka idene e shtetit! edi rama dhe ps po bejne reforma qe jane si operacione te nje trupi te semure me kancer, semundje qe ia mbolli sali serbi me langanjoset si ti more andirrush!
    medemek analizat e tua jane shprehje e perpelitjes sepse koha jote dhe e saliserbit po mbaron!

    ne hale more andirrush do shkosh edhe ti edhe yt ate (ky i adoptuari, qe quhet saliserb).

  10. Doni me per Belulin.. says:

    Gezuar Vitin e Ri!
    Hani sonte gjelin e detit dhe relaks per dy tre dite..

  11. Doni me per Belulin.. says:

    Gezuar Vitin e Ri!
    Hani sonte gjelin e detit dhe relaks per dy tre dite…

  12. mirel says:

    Andi, mos u hap shume bythsh me Bashen dhe LSI. Mendo ndonje alternative tjeter per Ramutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje