Dëshmia horror e ish- të përndjekurit: Ju tregoj tmerrin e burgut në Ballsh dhe në Qafë Bari, pyesnim veten “a do dalim të gjallë“

30 Dhjetor 2018, 09:25Politika TEMA

“Nga më të rëndat, sinqerisht. Nuk kishte dënim fizik, por ishte dënimi psikologjik. 

Kishin rekrutuar të burgosur politik të dobët nga karakteri. 

Kjo është e tmerrshme. Ne nuk kishim asnjë siguri në do dilnim të gjallë ndonjëherë apo s’do dilnim të gjallë“.

Baftjar Shemaj rrëfen vitet e burgut në Ballsh edhe në Qafë Bari si dhe dyshimet nëse do dilnin të gjallë ndonjëherë nga burgu apo s’do të dilnin kurrë prej tij.

Dëshmia nga Baftjar Shemaj

Në vitin 1949, prindërit tanë, babai me dy xhaxhallarët menduan të largoheshin nga Vasjari dhe të kalonin në Berat, qytet ku ata kishin miq, edhe të strehoeshin, edhe të punësoheshin me ndihmën e miqve në Berat. Babai im nuk shikohej mirë në syrin politik të atij regjimi. Pastaj, babai im ka qenë edhe anëtar i Ballit Kombëtar. Ky motiv politik, ekonomik shtyn të tre vëllezërit të ikin nga Tepelena dhe të banojnë në Berat. Në Berat ndenjëm 18 vjet. Unë atje mbarova shkollën e mesme pedagogjike për arsimtar. E kam ushtruar profesionin në Skrapar, ku më është dhënë mundësia në fillim. Më vonë në Berat, pastaj për ngjyrat politike që ka patur familja ime, na heqin me forcë nga qyteti i Beratit dhe na çojnë prap në fshat, në Vasjar. Pas 4 viteve, në 1974, më heqin përsëri nga arsimi, përsëri shkoj në kooperativën bujqësore dhe në 1977, më arrestojnë për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe popullit.

A e kujtoni momentin e arrestimit?

Atë ditë ishim duke punuar. Meqenëse ishte dhe muaji nëntor, mbillej gruri. Ishim afër shtëpisë, jo larg. Vjen kryeagronomi i kooperativës bujqësore së bashkuar. Zakonisht, kur vinte ndonjë personalitet nga koperativa jonë apo nga rrethi, në atë moment bëhej pushim.

U grumbulluam pas tij, çfarë do na thoshte. Na thotë. Tha, po ça tha. Kush është Baftjar Shemi këtu? Unë, i thashë. I thotë brigadierit: Do na i lejosh këtë Baftjarin, ta marrim. Fshati është kodër, edhe makina nuk vinte dot, se atë ditë binte një vesë shi. Nuk kishte mundur të vinte në fshat makina dhe do të shikojmë pak parcelat e grurit, si janë bërë vijat, se ky merr vesh, se ka dhe arsim. Merreni, thanë ata, dhe më morën. Poshtë, kur zbres tek rruga e asfaltuar, vjen një qytetar.

Se njihja fare. Më thotë: Ti je Baftjari? Po, i thashë unë. Si je? I thashë: Mirë. Prisja të më lëshonte dorën, se do takohej, do ndaheshin duart, kjo dihet. Nuk më lëshoi, më tërhoqi me vete, deri tek makina. Atje kuptova se diçka po ndodhte me mua. I thashë: Si është puna?

Hip në makinë, më tha. Atje më tha: Je i arrestuar në emër të ligjit, në emër të popullit, dhe më vunë hekurat. Unë jam dënuar në gjyq me 10 vjet. Dënimin maksimal. Njëherë të burgosurit shpërndahen në Kaushë të Tiranës, atje bëhet shpërndarja.

Ka komandë, edhe atje bëhet shpërndarja. Unë vajta në Kaushë, edhe pas një muaji, erdhi rradha edhe më çuan në Ballsh. Por, këtu një specifikë, unë në Kaushë nuk e dija, por nëpërmjet të burgosurve të vjetër i bëj një letër komandës edhe i them: Mundësisht, mos më dënoni në Spaç, se atje kam vëllain dhe kunatin. Po të merrje vesh që ke familjarë atje, bëhen tre dhe kush e di se.

Sa vjet ishte dënuar vëllai dhe për çfarë?

Agjitacion dhe propagandë. 7 vjet.

Sa vjet ishte dënuar kunati juaj?

Kunati ishte shumë i persekutauar. Ishte dënuar me 30 vjet.

Kush ishte kunati juaj?

Enver Mustafaraj. E njohin të burgosurit e vjetër shumë. Ka marrë pjesë edhe në grevën e urisë, nga më të rëndat, po ta them sinqerisht. Nuk kishte dënim fizik, por vetëm psikologjik. Çfarë bënin ato në Ballsh… Kishin rekrutuar të burgosur politik, të dobët nga karakteri dhe që i merrnin, i fusnin nëpër biruca për t’i ballafaquar me të paraburgosurin që do kalonte në gjyq dhe për të marrë dënime më të rënda ose për t’u ridënuar. Ka qenë i dënuar, por e kanë marrë e kanë ballafaquar më këtë që ishte rekrut edhe për t’u ridënuar. Kjo është e tmerrshme. Pra, ne nuk kishim asnjëherë siguri a do të dilnim të gjallë nga burgu apo s’do dilnim të gjallë. Edhe unë isha kandidat për t’u ridënuar, po mos të vinte amnistia që bëri Ramiz Alia, në 1986. Pastaj na hoqën, ç’ishim të aftë për punë fizike, për punë të rënda në minier, që ishte një qeli e vërtetë vdekjeje në Qafë Bari.

Si ishin kushtet në burgun e Qafë Barit?

Një ferr i vërtetë. Kush ishte e tmerrshme atje? Më e tmerrshme ishte puna fizike, brenda në minierat e Qafë Barit. Atje mungonte infrastruktura, shinat ishin shumë keq, duhej një riparim shumë i madh, me ajrimin të rrezikuar. Mund të prishej ajrimi dhe ti mund të vdisje aty brenda. Nuk e ke idenë se si ishte puna atje dhe dhuna që ushtrohej nga policia. Ishte një nga policitë më të egra. Këtë e tregonin më të vjetrit në burg, që kishin kaluar disa kampe, se unë s’e njihja. Unë njihja vetëm Ballshin edhe Qafë Barin. Kishte një polici tepër të egër, aq sa në Qafë Bari u zhvillua edhe një revoltë jo e përmasave të Spaçit, më e vogël, por jo e parëndësishme për Sigurimin e Shtetit. Atje, janë pushkatuar në mënyrë krejt të pafajshme, krejt kot, dy të burgosur politikë.

A ka patur raste aksidentesh?

Shumë. Në galeri, të vdiste shoku kur të doje, në krahë. Binte materiali që nga lartë, e godiste në kokë edhe vdiste.
Si ndodhi, një rast, i thotë brigadieri i dënuar, se kishim dhe brigadier të dënuar, që bashkëpunonte me brigadierin civil. Bashkëpunonte për punët e minierës. Mund të bashkëpunonte edhe për punë të tjera, s’e dinim ne. Ishte rasti që brigadieri i dënuar i thotë një Aris quhet ai, që ka vdekur. I thotë: Ti Aris, do të shkosh të zhbllokosh një ulluk, i gjatë nja dy metra, i pjerrët. Ai ulluku, binte materiali nga shtresa lartë, mirëpo ulluku ishte zënë edhe duhej hapur nga poshtë, me leva. I thonë: Do të shkosh ti ta bësh atë gjë. Në momentin që e zhbllokon, ti ikje se mbaroje punë. Ky, me kënaqësi, shkon. Atje, duke e zhbllokuar, e hap atë dhe materiali i madh nga lartë, i bije i gjithë. Shkatërron gjithçka që gjen aty. Edhe ai, kuptohet që vdiq. Kur vjen policia, thotë: Si ndodhi? Kështu, kështu. E mo mirë, thotë polici, një armik më pak.

Ç’vështirësi hasnin të afërmit për t’ju takuar?

Mungesë komunikacioni. Kishe dhe një urdhëresë nga Sigurimi i Shtetit, që këto me ushqime, të mos i merrni. Mendo ti tani, të ikësh me ushqime në krahë, të shkosh në Bulqizë apo të shkosh në Qafë Bari. Urdhër: Mos i merrni. Nëqoftëse do i merrni, pushoheni nga puna. Ata e bënin rrugën në këmbë. Nëna ime është rrezikuar edhe nga rruga, edhe nga bora, me peshë në krahë. Ishte rrezikuar disa herë.

Ç’ndodhi me juve, pasi u liruat nga burgu?

Kur u lirova, më vjen sekretari i parë i Pukës dhe na merr e na fut në sallë, në Qafë Bari. Na thotë: Kush nga ju dëshiron të qëndrojë në minierë në punë, ne i marrim. Kush nuk dëshiron, të iki. Unë i thashë: Mund të qëndroj, me mendimin që miniera ka para.

Mirëpo, kur lexoi ai që unë isha i paaftë për punë fizike, më thotë: Ç’të duash ti? Ti je i paaftë për punë fizike. Ika dhe shkoj në Tepelenë, prapë në Vasjar. Atje punova në kooperativën bujqësore, nga 1986 deri në 1990, ku u ndryshuan raportet.(kujto.al)

35 komente në “Dëshmia horror e ish- të përndjekurit: Ju tregoj tmerrin e burgut në Ballsh dhe në Qafë Bari, pyesnim veten “a do dalim të gjallë“”

  1. Burgaxhit says:

    Mos e krruaje bythen qe mos hyje ne burg , nuk ngeli alabak i kohes PPSHs qe nuk po del hero sot , prit te shkoj perpara ky vend kur llumi i kti vendi bejn ligjin vari k…t popull i marr fund , sikur si kemi njoft burgaxhit e asaj kohe , me ata kemi jetu , i dim çfar plerash kan qen , po zaten prandaj ky vend esht ber ti dhjesesh me nje mut se kta zgjyra jan ber heronj çte presesh me shum.

  2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Sikur keta burgaxhinjte te kishin vdekur te gjithe, sot Shqiperia do ishte me e mire ?

    1. Arber says:

      Sikur te ishte shuar fara e keqe komuniste Shqiperia do te ishte me mire.
      Sa rrace e ndyre qe jeni: fusni njerez te pafajshem ne burg e pastaj i quani burgaxhinj. Fare e keqe.

      1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

        Fara e keqe gjithmone ka pretenduar dhe do pretendoje se jane “te pafajshem” dhe i futen kot ne burg.
        95% e shqiptareve jane me origjine komuniste, nuk ka asnje shanc te shuhen ?
        Problemi eshte te pastrojme kete 5%, kete faren e ndyre te burgaxhinjve qe e ndyresuan shoqerine shiptare ?

        1. Arber says:

          O Trim. Do te ishte kenaqesi per mua te te kisha perballe dhe te shihja se si do te bilbilosje. Por si gjithmone fara e keqe preferon anonimitetin.
          Ju jeni psikopate se nuk kuptoni qe komunizmi ra vete ngaqe eshte sistem jo natyral e i genjeshtert. Njerezit benin sikur e donin ose per perfitime ose nga frika. Historia e ka treguar se cfare perversiteti ka qene komunizmi kudo qe eshte aplikuar dhe u ka dhene te drejte atyre qe e kane luftuar e kundershtuar. Eshte humbje kohe ne fakt qe merrem me nje te lene nga mendte si ti.

          1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

            Karabush, perballe me ke, por koktrashesia nuk te le te kuptosh! E do me kesh perhere perballe, se une jam 95% e njerezve qe shikon perballe perdite o trularask. Edhe ne gjume jam si enderr e keqe per ty, mor fare e ndyre e FUNDERRINE!

        2. j...............o says:

          KUSH TA THA ENVER BYTHUA ?

  3. TA says:

    i denuar i burgosur-si keta qe jane sot dhe ti ankohen nje qeverie tjeter qe ishim te pa fajshem,denga me oris…………..

  4. ta theme dhe une nje llaf says:

    Ja hodhi bythes ky per vit te ri: e mori kestin tjeter. Po sa kohe do vazhdojme se te gjithe te pa burgosurit politik po vdesin dhe ata “te burgosurit politik” po hane jo vetem parate e te pareve por dhe te dyteve.

  5. NY. says:

    C’na hapni barkun me BQ.enver hoxha,mut ai e mut keta te sotmit,
    ai te vriste,keta te vjedhin,Ai 45vjet vrau e preu si i deshi bytha per ate pusht-shtet
    Keta 30vjet me 3 banda hajdutesh per te mbajtur kete pusht-shtet,beu i surrelit,
    sheiku i skraparit,kafshen e vicidolit me karavidhen lulushe
    Studente,shporrini shushunjat po ju pine e do ju pine gjakun gjithe
    jeten ! Eshte koha juaj !

    1. ec aty says:

      Sipas te dhenave te Shoqates se ish te Burgosurve Politike ne 45 vjet (1945 – 1990) jane denuar me vdekje 2 mije persona (80% ne vitet 1945 – 1948 menjehere pas Luftes, si bashkepunetore te fashizmit dhe si bandite reaksionare). Po ashtu per arsye politike jane denuar me burgime te ndryshme dhe me internime (duke perfshire dhe familjaret e tyre) rreth 25 mije persona.
      Duke bere nje perllogaritje te thjeshte, ne 3 milione banore te Shqiperise, del qe jane denuar ne 45 vjet, rreth 0.7% e popullsise, pra me pak se 1% e popullsise.
      Konkluzionet nxirrini vete !!!

      1. Romak says:

        si 2 000te denuar me vdekje,kurre!!!!
        keto te dhena i nxjerrin shoqatat plehra te diversanteveqe hidheshin si kavje eksperimentale nga amerikanet.

        1. ec aty says:

          Pikerisht, shumica e atyre 2 mije personave ishin diversante dhe kriminele lufte!

  6. Gezimi says:

    I paafte per pune fizike dhe tregon se ka vuajtur ne miniere????I kane hedhur ndonje kocke baftjarit qe te na tregoj pa qene nje dite ne miniere sa keq ishte miniera….

  7. Pioneri Enverit. sot emigrant. says:

    Na habet barkun ju te burgosurit politike me ato perrallat tuaja dhe trimerite a thua se cfare kini bere e kush kishit qene… thjeshre o njerez kishit shkelur ligjin dhe per pasoje kryhet denimi si ne cdo vend te Botes qe thyhen ligjet e shtetit… pse duhet ta beni tragjerdi sikur kushedi se cfare… dhe fillojme e shajme jo atehere ashtu e jo atehere keshtu…zoterinj… ka qene si ka qene ka patur shtet, pastaj mos harroni se flasim per nje kohe qe e gjithe Bota ka patur probleme ekonomike. ka patur varferi… por nuk ka patur hedhje nga ballkonet apo vetedjegje ne mes te sheshit apo vetevarje ne stallen e bagetive … rrembime per gjobe, vrasje pse me shef, rrembimet e vajzave tuaja 16 vjecare per prostitucion…e shuuuuume te zeza te tjere qe ato gjoja tmeret e burgjeve te Enverit sot une do ti quaja pushime ne kampe rehabilitimi ashtu sic i quante Enveri…. Nuk ka patur nje udheheqes si Sali Berisha qe nxin e shan si Hitleri… qe hedh ne ere i biri i tij nje fshat te tere….pa me thoni a mban mend njeri te kete degjuar nje fjale goje te vetme nga bijte e Enverit…kurse sot duhet te kaloje cdokush nga zyra e Argites me pare … Behuni njerez o Shqiptare dhe shikojeni ne sy realitetin flisni drejt o njerez dhe lerini genjeshtrat se ato genjeshtra ju kane lene mbrapa Botes sot e 100 vjet.

    1. ELIOT says:

      PIONIER KOQJA KE PARE NJERI NE DEMOKRACIE TE DENOHET KOT …SE NUK ISHTE SIMPATI PER KOMUNISTAT…UNE KAM 20 VJET NE FRANCE DHE KURRE SI KAM PARE … NJERIU SHPREHET I LIRE NE KAPITAMIZEM SE SKA COBANE ANALFABETA QE ENVERI VURI NE KRYE TE QEVERISE .. VETEM NE SISTEMIN FASHIST NAZIST DHE KOMUNST TE CONIN NE KAMPE TE INTERRNIMI KOT PER QEFIN E ZGJEBSAVE KAMUNISTE ……. FARE E KEQE QE I BEN SHQIPTARET TE FOLNIN ME VETE …TURP TE KENI KETO QE INTERRNONI NUK ISHIN SHQIPTAR J SHIN TURQ SI ENVERI SIHIN SERB SI MEHMETI ISHIN GREK ..POR SHQIPTARE NUK ISHIN… HEJ ZGJEBSA KENI PARE NDONJE KAMP PER INTERRNIMNE KOHEN E ZOGUT ….??????? JO SKISHTE SE ISHTE ME I KULTURAR SE ENVER KATNARI …MERCI … VETEM NAZISTAT I CONIN CUFUTET DHE KAMUNISTAT NE KAMPE TE TILLA …..

      1. u dhime duke qesh says:

        Merci merci merci Elmaz!
        Je fantastik lale,je filozof rrotcarist! Persona si ty i duhen Shqiperise, qe te kuptojne se budallalleku nuk ka kufinj. ti po i ben nje sherbim te vyer atdheut ? ? ?
        Merci merci merci Elmaz katnari!

  8. Zylo says:

    Po ai regjim gjithe popullin kishte burgosur.Ky nuk eshte as i pari dhe as i fundit.Ky ishte i perzgjedhur te bente kavalishence ne burg ndersa te tjerve ia merrnin shpirtin me pune vullnetare pa leke dhe pa pare,dhe duke mos ngrene hic fare.Burgjet nuk jane dhoma pushimi qe zoteria te kalonte kohen por jane ferr per ata qe jane aty.Kjo histori eshte nje episod e te gjithe atyre qe linden u rriten dhe vdiqen ne ate sistem

    1. ca po thua says:

      Ne kemi lindur dhe jemi rritur ne ate sistem dhe kemi kujtimet me te bukura te jetes!
      Ti je nje MASHTRUES ORDINER!

      1. Komunisti says:

        Ti ke lindur dhe ke jetuar si bastard,nje kelysh i kuq,vegel e ndyre
        e sistemit,gardian i krimeve enveriste,kujtimet e mizorise vuajtjes te
        te tjereve akoma te japen kenaqesi,funderine ordinere.

        1. ca po thua says:

          Mos merr persiper te me tregosh si kam jetuar une mor SHKERDHATE! Nese ti ke qene bir kurve atehere, keshtu je edhe sot, e keshtu do mbetesh deri ne fund te jetes. Pthuuuuuu zhuls rrugesh!

          1. Komunisti says:

            ca po thua o kurva e pederit enver,legen i djeshem byth q..lulishtesh i sistemit,prostitute rrugesh
            qe qahesh e jargavitesh se ke humbur punen e “partise”qe te ushqente dje,Ytttt….shkerdhate,
            Nje kurve e perjashtuar nga bordellua per imoralitet.

          2. te thene e ke says:

            karaputana “ca po thua”
            Moj bucja “komuniste”koven me uje,ajo te ngelur,Shpejt ke komandanti
            se u qelb dynjaja nga shurra.

            1. ca po thua says:

              Po ju them se : KABLLIN JA U KEMI SHTRIRE DERI NE FYT DHE ATY DO JU NGELE NE JETE TE JETEVE ? ? ? :

  9. L says:

    Kam pas e une te denuar jo politik por per gjera me te renda dhe ne 25 qe nxori aty tregonte qe te gjitha cfar thot zoteria jan te verteta. Se asnji nga ju se ka provuar ate regjim shkerdhate se flisnim pastaj por kurre mos e provovshi sja uroj askujt. Nje llaf goje eshte te flasesh pa provuar

  10. Altini says:

    Baftjar.
    nuk ke qene ndonje peshe e rrende o mik per te trguar bema, ke qene thjeshte nje tokelerrues dhe nje njeri pa formim , ke brockullitur lart e poshte me ate budallallekun tend, te kane keshilluar besoj disa here qe mos fol or trim se je gabim se ashtu kemi bere te gjithe, por ti prape me ate kokeqoshen tende te pagdhendur beje te zgjuarin ooor trim, nuk po na thua gje dhe as po na mallengjen , me degjo mua or trim se edhe une kam patur xhaxhain ne burgun e Ballshit, si dje e mbaj mend kam qene 20 vjec atehere ishte nje burg ne nje faqe kodre perballe uzines se Ballshit i rrethuar me tela. ishit te veshur me uniforma kafe nese nuk gaboj dhe me kapele te bardha, mu desh te prisja se ishit me pune ne qytet dhe pyeta nje kapter se nuk i dija rregullat dhe me drejtuan tek komandanti i burgut i cili po kalonte dhe per cudine time qe as sot nuk e harroj ai pra komandanti i burgut ishte nje burre i shkurter por i qeshur dhe me shume dashamiresi me dha doren dhe me pyeti cfare halli ke mor djale ke do te takosh, dhe me shpjegoi me shume qetesi dhe korrektese se cfare duhej te beja se ku ishte vendi qe duhej te prisja dhe me percolli me doren ne qafe… nu e harroj ate burre dhe pyeta xhaxhain kur u takova dhe me tha Xhevdet e ka emrin, eeehh sikur te ishin te gjithe si ai me tha, dhe me tregonte se ishte shume miqesor dhe shume i rregullt kerkonte edhe llogari por ju jepte edhe te drejtat qe ju takonin te burgosurve.
    Nejse thashe edhe une dy fjale zemre nga e kaluara.

  11. O pse ky milet eshte kaq sadist nuk i rruhet Europes per ne.Askush nuk kerkoj falje..Turp e mjerim ne mes te Eoropes..Fajin gjithmone na e kane tjeret…

  12. shqip says:

    Ky do jete ai i kenges te çadra Lylit. ” Baftjar, Baftjar ti je i pa pare “. Po ti o njeri u bere profesor , siç e thua dhe vete. Pra nga 44 ne 74 nuk te ngacmoi njeri. Por diçka ke derdellitur. Pse s’na moren edhe ne te tjereve?Ore Bafti, i ke marre ato kestet? He se ne do punojme me breza e ju do hani. Gjeja me absurde qe mund te ndodhe. Keta kane bere burg spese shkelnin ligjet e shtetit. Tani ne duhet te paguajme per denimet e tyre. Kurre mos u befte nje vend, qe nje “pa drejtsie “i pergjigjet me padrejtsi .Prandaj s’bejme hajer si komb. Se punon kali e ha gomari.

  13. cubeli says:

    C’ na jane bere si damare mbas bythe ketya ish te “burgosurit”,po e egzagjerojne kaq shume historine e tyre sa nuk i besone me njeri.Si plasy bytha njeriu per vuajtjet tuaja, kohe tjeter tani, njerezit jane lodhur nga halle personale.

  14. Tufa studiusi says:

    Titulli:Deshmia Horror e ishit?Ku eshte horrori apo tmerri ne refim?Mos valle tek pakenaqsia qe nuk e mbajti me pune ne miniere sekretari pare pasi ishte i paafte?Jepini te shkretit kestin e katert qe te ndjehet i pervuajtur,se persekutimin e e lexuam.Per para athere ishte gati te vriste veten duke kerkuar te punonte edhe pse i paafte ne miniere,ndersa sot per para vret te verteten.

  15. Titulli:Deshmia Horror e ishit?Ku eshte horrori apo tmerri ne refim?Mos valle tek pakenaqsia qe nuk e mbajti me pune ne miniere sekretari pare pasi ishte i paafte?Jepini te shkretit kestin e katert qe te ndjehet i pervuajtur,se persekutimin e e lexuam.Per para athere ishte gati te vriste veten duke kerkuar te punonte edhe pse i paafte ne miniere,ndersa sot per para vret te verteten.

  16. Moisi Golemi says:

    Sa keq që dolët gjallë. Do ishim më rehat.

  17. Beni says:

    Mallkimin me te madhe ju dhente zoti ju komunisteve dhe familjeve tuaja,jeni rraca me e ulet e kombit.

  18. Romak says:

    akoma nuk kam pare nje te burgosur te thote qe bera nje faj a gabim,asnje!!!!!!!!!!!!!!!!!
    te gjithe te burgosur kot se koti,keshtu thone.
    ja po rrinim te ara e erdhen e na arrestuan,keshtu thone te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje