Edi Rama, kryeministri që fiton sepse guxon

30 Dhjetor 2018, 09:05Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Ndryshimet radikale që kryeministri Rama i bëri kabinetit të vet qeveritar, sollën çoroditje tek të gjithë faktorët politikë e jo vetëm. Jo vetëm se ai luajti me befasinë; nuk i shpalli kur të tjerët e presin dhe i shpalli kur askush s’e priste, por edhe për vetë emrat e atyre që ikën e atyre që erdhën.

Nuk është e thjeshtë që të largosh në bllok pjesën më të rëndësishme të kabinetit, ata me të cilët ke ndarë së paku 5 vite qeverisje dhe që kanë krijuar, sekush në sektorin e vet, gjurmën e tyre.

Kryeministri Rama, përpos largimeve, nuk mendoi gjatë se cilët do ishin zëvendësuesit dhe aty për aty shpalli emrat që do përbëjnë edhe kabinetin e tij të ri. Me këtë ai nuk krijoi vakuum dhe nuk u la shteg thashethemeve.

Shihet se për një pjesë prej këtyre burimeve të reja në ekzekutiv ka një mosbesimin lidhur me një lloj mos përvoje të tyre në protagonizmin politik të ditës. Është e vërtetë se shumë prej atyre emrave nuk i thonë asgjë publikut të gjerë e sidomos atij që s’e ka politikën në plan të parë. Por kjo s’do të thotë që ky “handikap” i tyre të jetë shkaku që atë të mos e meritojnë përgjegjësinë e re që i është dhënë. Askush prej tyre nuk vjen nga rruga dhe secili mban mbi shpatulla edhe një përvojë administrative atje ku ka shërbyer apo shërben deri më sot.

Duke qenë se kemi qenë një shoqëri kryesisht e mbyllur, nuk jemi mësuar të guxojmë drejt të panjohurave. Kjo teoria “pa vënë gishtin në plagë nuk të besoj”, mund të jetë proverbiale për ata dashnorë që duan të ta heqin njollën në biografi pasi të të kenë zhvirgjëruar ata të parët. Vetëm se në politikë, heqja e mundësisë kujtdo të shpalosë aftësinë e tij, duke e paragjykuar nga mos qenia dikush në jetë, nuk e çon shoqërinë përpara.

Gjatë protestës së studentëve, më rastisi shpesh të dëgjoja nga këta të pakënaqurit me qeverinë, dhe këtu fus edhe një sërë analistësh me përvojë të përnatshme, se ja, pikërisht, këta studentë, duhet ta marrin stafetën e të qeverisin vendin. Kishte një entuziazëm karshi tyre, ndërkohë që edhe ata ishin askushi, bile nuk dinin as të artikuloheshin me edukatë nisur nga statusi i tyre, kishte prej tyre që ende s’u kish dirsur mjekra e shumë syresh nuk i kishin thënë ende punës mirëmëngjesi.

Po përse vallë, për këta studentë të papërvojë u krijua një dalldi e madhe se ishin këta të zotët ta nxirrnin këtë vend nga qerthulli ku e paskësh futur kjo klasë e “vjetër” politike?!

Natyrisht, nuk e përjashtoj mosbesimin që mund të ketë secili prej nesh ndaj çdo emri ministri. Vetëm se “papërvoja” e tyre ka një garanci shumë të madhe që i ndjek nga pas dhe kjo garanci e ka emrin Partia Socialiste. Janë gati 30 vjet përvojë politike e maturie e kësaj force politike që është garanci për mundësinë që i jep çdo të riu të tregojë veten (e ka bërë edhe me Ilir Metën e Pandeli Majkon), ashtu sikurse është garanci edhe për vijueshmërinë e një politike shtet formuese  e prosperiteti për vendin, që janë në themel të programit të saj.

Kryeministri Rama është politikan që guxon dhe me guximin e tij tregon se askush nuk e ka vendin të sigurt, sado peshë e rëndë politike që të jetë. Ai tregon se nuk është i kapur nga asgjë, edhe kur kundërshtarët e tij e akuzojnë rëndom se filan ministër nuk e heq dot se i lidh me të aferat e pista korruptive.

Shumë prej akuzuesve të kryeministrit e ngatërrojnë rëndom Edi Ramën me paraardhësin e vet, i cili për të shpëtuar të birin nga ndjekja ligjore çfarë nuk bëri për t’u gjetur punë si ministra të gjithë atyre që ishin në dijeni të lidhjeve të të birit me ngjarjen e Gërdecit. E sërish vijon ngatërresa e tyre me Ramën duke e njehsuar me paraardhësin, i cili, ministrin e tij të Brendshëm e katapultoi nëpërmjet një procesi manipulativ drejt e në bashki të Tiranës, si për t’i bërë karshillëk shqiptarëve se bashkëfajtori i tij u rehabilitua me votë nga populli.

Edi Rama fiton sepse guxon duke hequr dorë nga kryetarllëku i bashkisë edhe kur ia grabisin atë, duke mos e ngritur këtë interes personal në çështje kombëtare. Ai fiton sepse guxon që t’u lërë kundërshtarëve të vet, PD+LSI, shumicën e kabinetit qeveritar e vetë të dalë në pakicë për afro 6 muaj. Ai guxon e fiton sepse po për kaq muaj nuk shkon në zyrë duke ia besuar drejtimin e qeverisë zëvendëses së tij nga radhët e opozitës. Ai guxon e fiton sepse futet në zgjedhje pa asnjë përfaqësues të vetin në KQZ. Ai guxon e fiton sepse nuk merret kurrë me cicmic-e babalesh ashtu sikurse me to ka rënë në dashuri gjithë opozita. Ai guxon e fiton sepse i futet detit me këmbë kur u thotë partnerëve tanë të paçmuar, SHBA+BE,  më sillni reformën në drejtësi në fletë të bardhë ta firmos e mbi firmën time ju plotësoni çfarë të doni. Ai guxon dhe fiton sepse shikon përtej të sotmes dhe i duhet të shembë një mentalitet që e kemi trashëgim sa nga koha e Baba Dovletit, ashtu edhe nga komunizmi e që më shumë se çdokush ai regjim na e ka përjetësuar shkëlqyeshëm në kinematografi me filmin kuptimplotë “Rrethimi i vogël”.

Dhe së fundmi, për të gjithë ju që as gjumi i natës nuk jua çliron nga truri toksinat e ditës, bëhuni paksa qytetarë e përpara se t’u thoni plaç ministrave të rinj, së paku u thoni puna e mbarë. E, në mos qofshi të frustruar nga ideja se kështu po i bëni fresk qeverisë, heshtni e prisni në atë padurimin tuaj të shtirur “dështimin” e tyre të parë që të keni me se të merreni deri në zgjedhjet e afërta vendore.

34 komente në “Edi Rama, kryeministri që fiton sepse guxon”

  1. ben says:

    Altin ketro
    Llapist I rames
    Studentet e bene vete betejen e tyre politike dhe ishin ata qe e detyruan ramen qe te shkarkonte qeverine.
    Ndersa keta qe ka vendosur rama beteje kane ose se I jane lepire rames si puna jote, ose se I kane zgjedhur ngjyren e perdeve rames,ose kane pire kafe me linden.
    Jam I sigurt qe nje vemje si puna jote nuk e kupton dot diferencen.
    Pa lere pastaj ministrin e jashtem qe nuk flet dot as shqip as anglisht.
    Ndersa ministrja e infrastruktures para nje jave demostroi publikshit qe te vetmin talent ka te nxjeri shalet si kercimtare braziliane ne klubet e lira te nates.
    Altin ketro
    Km nuk eshte per te bere surpriza o palle
    Km eshte qe te drejtoje shtetin dhe ekonomine.

    1. Njerzve si ti u vjenhakut familjarisht Kina!….

  2. Tema Bastarde e Mero Gelbazes says:

    O Tema Bastarde e Mero Gelbazes, po spaskeni asnje lloj turpi o ndyrake me keto idjotizma qe vijne ere propogande dhe mut.

    1. shqipe says:

      Rrofsh Altin per te vertetetat qe thua,dhe mos i vur re keta gelbazat e sali gjirizit dhe lulash M… Jete te gjat gazetes “TEMA” dhe ballorit te saj z.Mero baze…

      1. KUJTIM PUSHKA says:

        RAMA GUXON SE PUNON
        TE PUNODH ME KETE OPOZIT NUK ESHTE E LEHT
        ME KETA RUGACE QE NXIJN CDO GJE
        KUNDRA KA OPOZITEN LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE MONA GOJ BYTHA DHE LIKE FLOLIRI
        RAMA PUNON ATA THON HAJDUT BEN NDRYSHIME NE QEVERI ATA PTAP LEHIN SI QEN RUGESH

        1. ELIOT says:

          HA HA HA RAMA EHSTE KORRUPSIONI DHE SBEN ASGJE PER SHQIPTARET .PASKA PI KU FILLOZOFI OSE E KA AGUAR RAMA ME DOLLARET QE I VJEDH POPULLIT …..KY RAMA ME AUZIMET QE PO I BEN SHQIPTAREVE NE FRANCE DO TE ISTE NE BURG QE MA KOHE ….MERCI DEBILE I PAGUAR ..PO TE PUNONTE RAMA BERISHA NANO BASHA DO TE ISHIN NE BURG TANII ..PRANDAJ MOS JA FUSNI PORDHES ..

  3. Andja says:

    BESIM DHE SHPRESË , QEVERISË SË RË !??

    1. Durresi says:

      Shume e vertet. Kryeministeri me i mire i ketyre 28 viteve pa asnje dyshim.

    2. hamdi says:

      ka shume go mare si puna jote ne qeverine e drogaxhiut….

    3. Komentuesi says:

      Bravo Alti Ketro! Ke thene te verteten.Rama guxon prandaj fiton.Rama do fitoi,se populli eshte merzitur shume nga shpifjet dhe protestat e padrejta qe behen te shtyjtura nga pd-ke dhe Leshelia.

  4. vaso says:

    E vetmja gje qe te befason eshte pafytyresia gjithmone ne rritje.Njerezit pyesin vehten,e beri dhe kete?Deri kur?

  5. On says:

    Normal hoqi Ahmetajn vuri Boden…pra reforma financiare deshtim….hoqi Gjiknurin…pra energjitika deshtim…ku e ka fitoren se kuptoj….fitorja e tij eshte pakti 8 vjet une 8 ti…pastaj emigrant….hihihi

  6. Ton says:

    Altin…te gjithe jane krijim I Rames jo I partise apo pervojes se gjate administrative,teknike shkencore.per te mos folur mosha shume e re…nuk kane as stafe…sepse stafet e keshilltaret jane me te rinj bile…ngado ta maresh ne Shqiperi behen vetem eksperimente dhe zhdukje brezash….sapo dikush fillon te mesoje dicka e heqin dhe kalaja Rozafes triumfon

  7. Lee lee says:

    Jam kurioz i beson keto qe shkruan

    1. Bytheci 300 says:

      Ik ore b…q…300 laj ndonje hale andej nga bordelloja Greqi dhe mos na bej pyetje ne forumet shqiptare o bajge

    2. Bytheci 300 says:

      Ik ore b…q…300 laj ndonje hale andej nga bordelloja Greqi dhe mos na bej pyetje ne forumet shqiptare o bajge

    3. Bytheci 300 says:

      Ik ore b…q…300 laj ndonje hale andej nga bordelloja Greqi dhe mos na bej pyetje ne forumet shqiptare o bajge

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Keshtu eshte e vertet…!
    Te lumte

  9. Kujtim says:

    E sakte qe guxonpor nuk mund te matesh me opoziten qe eshte bere si karroce me kale te ngordhur.Duhet te matet me rinine qe vjen.Po skuptoi kete e ka vete te qarte se cfar ka thene per byron politike e per komunistet e asaj kohe.Duhet te qevrisi me mire te luftoje korrupsjonon te shpartalloje bandat e injoranteve te hashashit droges qe po na kthehen si baballare te kombit kto injorante qe po i vene gjoba biznesit po detyrojne njerzit te ikin me vrap nga shqiperia.Po pat byth te zhduki kte llum qe po pasurohet cdo dite ose ne te kunder ka dy rruge ose ky llum do marre pushtetin ose populli do ngrihet si ne 90 do i djege llumin e polotikanet bashk.Mjaft me njerzit dua te jetojne ne shqiperi por jo me politikane langaraq e me banda qe kurre nuk do e lene shqiperine te shtohet ne popullsi.I kujtoj se si mesoi Ramiz Alia dhe caushesku mos te zgjedhin ate fat.Se vjen neser ndonje qeveri tjeter dhe kta mund te perfundoj ne azil si amet zogu.Kte qe po them per te gjith poëitikanet qe e kan liidh per fyti me kordon kte popull.Kujdes rrezik vdekje po u vazhdua keshtu

  10. Asi11 says:

    Bravo z. Ketro nuk mund te shtoj gje veçse te kujtoj ty dhe neve te tjereve : Kur caktoj ministrat ne 2017 ten pra ne mandatin e dyte , Pa filluar pune ministrat filluan e i paragjykuan ky eshte keshtu e ashtu ky vepron keshtu e ashtu kur ato pra nuk kishin filluar pune akoma . Tjeter qe desha te sqaroj eshte se Luli me deputetet e P.D se mendojne qe qeveria te beje ate qe thone ato qe gjykata te beje ate qe thone ato pra te denojne ete qe thojne ato pamvarsisht se nuk çojne asnje problem para drejtesise qe prokuroria te veproje siç thone ata qe kontrolli i larte i shtetit te kontrolloje ke thone ato , SE PO NUK BENE KETO QE THASHE ME LART ATE QE KERKON LULI ME SHOKE ATEHERE RAMA ESHTE I KAPUR MINISTRAT JANE TE KAPUR . Se ku e shikojne kete model opozite nuk dime mos shkojne e marrin shembull ne ndonje vend afrikan .

  11. Fatosi says:

    shume e drejte ,dhe shume e goditur per kete qeveri qe eshte tani
    Por kazani mediatic dhe te ashtuquajurit gazetar dhe analist nuk mund te rine pa u mare me thashatheme dhellafe kafeneje,prandaj ne dote jemi Akoma edhe 150 vjet mbrapa botas,
    Shqiptaret mund te rine pa ushqim ,por nuk mund te rine pa thashatheme per komshiun, mund ti kene gjerat ne familjet e tyre keq ,por ato do te shohin se cfar bene komshiu, e te tjera
    Megjithate Edi Rames I uroj mbaresi ne qeverisjen e atij vendi te mbushur me zhvates, thashathemexhinje, hajduta, mashtrusa,vrases, dhe te ashtuquajturet Politikan

  12. mirel says:

    Omg..deri ku arrin pafytyresia dhe perrulesia e gazetes Tema? Eshte e perlyer ne krim dhe tradheti kombetare bashke me Ramutin
    Nga 10 komente, 4 i ka shkruar Altin Ketro dhe 3 Mero Bajga..
    Ketro eshte shembelltyra e peshtirosjes.
    O funderina te pushtetit, nuk ju pijne me uje dekorimet qe i beni Ramutit. Diskreditoni veten
    Stafi i qelbur i Rilindjes..shkoni ne FB dhe beni show me militantet cyryke. Ajo u ka ngelur tani

  13. Shpresa po kthehet says:

    Shume bukur ky shkrimi. Jam dakort me cdo germe. Kjo qeveri eshte me e mire se ajo perpara, madje mund te them qe mbreti nuk eshte lakuriq eshte i veshur. Bravo. Krenar qe jam shqiptar. Go shqipeee

  14. Monitor says:

    Po une i besoj ketij ketij shkrimi dhe autori! Me c’kam lexuar, Institute prognoz dhe analiste politike gjykojne se ne 10 vitet e ardhshme partite politike nuk do te konkurojne me militant, por me ide,projekte dhe lista kandidatesh te barabarte me numrin e pozicionin politike qe duhen ne parlament , qeverisje apo … Kjo sepse ideologjite tashme nuk jane armiqesore, por konkuruese.
    Partit nuk do te mbeshteten nga militant, por le te themi nga njerezit , populli i cili voton, aty ku gjene vehten dhe interesin e plotesuar. Listat me kandidatet mendohet te jete vendimtare ne fitimin e zgjedhjeve. Kuptohet qe administrata do vije duke u kthyer si nje makineri qe s’ do dhe s’ ndikohet nga politika.
    Kandidatet per lista mendohet te rrjeshtohen ata mer edukime universitare te konfirmuara, ku edukimi i kerkuat do te jete, ekonomia, juridiksioni dhe teknologjia, ku inxhinierite e ndryshme do te percakton qarte per rolin qe do te kene ne pozocione menaxhuese politike dhe administrative.
    Ky proces tashme ka filluar: Italia po kryen zgjedhje me lista. Pra sic mund te kuptohet, bien tipat ” politikane race, babaxhan, etc. por edhe politikanet injorant, me shkollim te dobet, plagjiatur apo diploma te blera.
    Nrsoj se Rama di dicka. Ne fakt ky eshte guxim ne Shqiperi. Sepse gjykoj se Shqiperia ka shumer per te bere, vecanerishte per edukimin cilesore dhe modern te popullates. Sepse deri para disa vitesh ne u klasifikuasm si analfabet funksional.

  15. Zhzh says:

    BRAVO ANALIZE E SHKELQYER. QENTE LE TE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA. NE QERSHOR FITORE SPEKTAKOLARE. KAZANI TE VLOJE – FITORJA E SIGURTE.

  16. lori2 says:

    Pune te mbare qeverise dhe ministrave te rinj.

  17. "BOHOTINA" says:

    Mire Altin. Po ve re se shume keqberes nuk i rgjigjen idese tende se Edi rama ka guxim, por vjellin helm kot, pa pike llogjike.

  18. met allkurti says:

    Te dy mutra jane si Sala dje e Rama sot. Edhe ky po te vetet ngriti ne pushtet gjithcfare karagjozesh e karakurvash. Sala dhe Rama e moren ne qafe kete popull. Dy vleresime qw u bene nga dy personalitete per keta dy hale u bene realitet>=. E para- Kur Sali Berisha monopolizoi levizjen e dhjetorit i thane: e gezofsh doktor ,foshnja ka lindur r vdekur. dhe vertet demokracia terhiqet zvarre prej afro 30 vjetesh. E dyta kur Rama erdhi ne krye te PS, u shprehen: njeri me te pershtashem per te shkatrruar PS nuk gjendet si Edi Rama. Dhe vertet e beri PS kashte e koqe duke vene ne drejtim rilindasit e leshit. I zente haka e popullit qe e shkatrruan kete vend.

  19. Shkrim analitik says:

    I shkruar me stil të lartë gazetari ndjeva se pijta
    një xham viski

  20. Jkoreshi says:

    Rama eshte nje njeri I jashtezakonshem.
    Shqiperia poshterohet sa here injoranca hedh balte mbi te.

  21. moderni says:

    Z. Rama dhe tere klasa drejtuese po tallin lesht me shoqerine tone. Na trajtojne si leshko..si sklever per tu shrytezuar. Duhen njerez te rinj ne krye te partive kryesore, me shpresen se do jene me pak hajdut dhe batakcinj se keta qe kemi sot.

  22. pa lider says:

    Ok, le te heqim ramen. po ke do vendosim te udheheq kete shtet me shoqeri te dobet? Lulin, apo Moniken? Luli me Moniken do ta bejne kete vend? Nga te gjitha te keqijat, Rama ndoshta eshte e keqja me e mire.

  23. Astro financ. says:

    Urime kabinetit te ri , dhe Respekt per Kryeministrin ,me tolerancen dhe devotshmerin per ti zgjidhur problemet e shumta qe ka Shqiperia.

  24. Moza I says:

    Fjale,fjale dhe vetem fjale akrobatike kane qeveritaret tane. Do te besoj se ky vend do te behet vetem kur drejtesia do te veje para pergjegjesise ligjore te gjithe ata qe e kane rjepur kete popull.Do te besoj ate kryeminister qe drejtesine do ta vendose duke cuar ne banken e te akuzuarve per korrupsion fillimisht ata ministra dhe deputete qe ka ne qeverisjen e tij plus ata ministra e deputete te qeverive paraardhese.A eshte utopike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje