Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionin për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut
Në një postim në twitter ai shkruan se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.
Ai gjithashtu paralajmëron se “Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”.
Statusi i plotë
Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush
Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri
Po,por kemi degjuar fjale te renda per ate komisarin.Shteti duhet te beje punen e vet,po aty ku duhet ,jo ku mundet.
Keta loll njerezish dhe kjo lloj drejtesie,shume deme i sjellin families shqiptare.
JENI shume vone,,,,megjithese me mire vone se kurre,,,,,policia ka shume pune ne shqiperi sepse shume te rinj ne vend te punojne e ulin koken,,,,,merren me vrasje,,,tregti droge,,,,etj,,,por dhe policia ka mangesi qe nuk I ndershkon ashper keta ,,,,,ka pasur shume raste qe gjykata ka liruar kriminele sepse jane paguar……////Shteti ti rrisi rrogat policeve dhe gjykatesve ,,,,por dhe rinia ti hyje shkolles ,,,sepse keta qe hyjne ne rrugen e krimit jane pa shkolle…///