VIDEO: Gazi shkatërron pallatin, viktima, të plagosur dhe të "humbur"

31 Dhjetor 2018, 09:35Bota TEMA

Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, ndërsa fati i 79 të tjerëve mbetet i panjohur pasi një shpërthim gazi shkatërroi një ndërtesë banimi 10-katëshe në qendër të qytetit Magnitogorsk në Uralin e Rusisë.

Shpërthimi tronditi kompleksin e apartamenteve të hënën në orën 6:00 me orën lokale, duke shkatërruar plotësisht një pjesë të tij.

Katastrofa la të paktën tre të vdekur, sipas zyrtarëve lokalë. Katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan nga rrënojat dhe u shtruan në spital me lëndime.

Rreth 110 banorë u regjistruan si të gjallë në kompleksin e apartamenteve dhe fati i 79 të tjerëve mbetet i paqartë, tha zëvendësguvernatori Oleg Klimov. Në total, 48 apartamente janë dëmtuar.

Tragjedia u shkaktua nga një shpërthim gazi, konfirmoi zyra rajonale e Shërbimit Federal të Sigurimit (FSB).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje