Mesazhi provokativ: Ushtria amerikane kërkon falje për postimin në Twitter

1 Janar 2019, 20:52Bota TEMA

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në ‘Twitter’, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut.

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.

Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur “shije të dobët” dhe e ka zëvendësuar me kërkimfalje.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve”, tha Komanda Strategjike. Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri.

Tradita ka nisur qysh në vitin 1907.

 

 

1 komente në “Mesazhi provokativ: Ushtria amerikane kërkon falje për postimin në Twitter”

  1. SPQR says:

    Ky nuk “gabim ne shije”, por eshte mesazh i mirefillte per ruset. Eshte pergjigje per prezantimin e Putinit te kinzhal-it berthamor para pak ditesh, dhe videon ilustruese ku raketa “e pamposhtur” e Putinit binte medemek mbi nje territor pa emer, por qe ishte fiks identik me ate te Florida-s?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje