Kongresi amerikan nuk ka kaluar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.
Nga ky vendim, nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer presidentit Donald Trump.
Kreu i “Shtëpisë së Bardhë” mund të zgjedhë të rinominojë Kavalec ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë.
Nominimi i Kavalec për pozicionin e ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018.
Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.(TemA)
Sic duket duhet te pyesin Saliun para se ta aprovojne.