Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Zgjerim të trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash

6 Janar 2019, 11:29Sociale TEMA
Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Zgjerim të trotuareve

Zaptimi i hapësirave publike dhe i trotuarëve pas viteve ’90 ka qenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Tiranës.

Por Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin dhe zgjerimin e tyre duke në të mirë të komunitetit.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, po punohet për zgjerimin e trotuarëve në rrugën pranë Pallatit të Shallvareve përballë Tajvanit duke lehtësuar kështu lëvizjen e  qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë.

 “Si ju, e di shumë mirë ç’kanë pësuar trotuarët në Tiranë – ngushtuar nga shtesa e sajesa që tani janë hipotekuar e nuk zhbëhen më! Ndaj kemi nisur zgjerimin e trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash! Trotuari te Shallvaret jo më monopat rrëzë pemëve, por 4x më i madh”, shkruan Veliaj në twitter.

Zgjerimi i trotuareve po realizohet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit duke u përmbushur kështu dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, për rrugë dhe trotuare në dobi të qytetarëve.

3 komente në “Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Zgjerim të trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash”

  1. Kellira says:

    Legalizimi i carjes se themeleve te atyre godinave pa strukture betoni te armuar.
    Bravo Lali Eri! Kjo eshte Shqiperia qe duam! Nje vend te cmendurish…

  2. Hamshori says:

    Do besh mire t’u rregullosh edhe wc e te gjitha shtepive,mbushua ballkonet me vazo me lule,dritaret mbulojua me perde te shtrenjta ,dritat e shkalleve t’ua paguaje bashkia,parkingun ne te gjithe Tiranen ta kene falas si dhe cdo dreke te dielave t’ua paguaje bashkia per te gjithe familjen!
    Dhe pastaj ftoni turistet te shkojne atje per vizite qe te harbohen fare!
    Bile per te reklamuar turizmin familjar,nje dhome per cdo shtepi ta kompletoje bashkia me te gjitha orendite dhe dysheket,batanijet, vaske me hidromasazh etj,qe te kuptojne se sa luks jetojne shqiptaret nen qeverisjen e dy njerezve me te SHQYER te Shqiperise keto 100 vjetet e fundit!

  3. Artan says:

    Dyqanet han nga trotuari ky ha nga rruga. Ore vej kufirin dyqaneve ti qe kan hap shkalle nga poshte e nga larte ne vende qe as u takon te jene dyqane jo te ngushtosh rrugen. Edhe bordurat rreth pemeve nuk kan sens se nuk e lejojne tjetrin te ece. Ato duhen te jene te sheshta

    Dhe se tundi ndalo ndertimet e pallateve. Shproneso shtepite perdhese dhe nderto parkime masive. Pastaj mos lejo parkime ne rruge apo parkime paralel se u ke dhene nje opsion. Parkimet ne kete menyre do jene dhe shume fitimprurese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje