SHBA kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë, ja pasojat që paralajmëron ndaj Kosovës

14 Janar 2019, 13:55Politika TEMA

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Burimet e Klan Kosovës kanë siguruar mesazhin e qartë i cili tashmë iu është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Klan Kosova gjithashtu e ka të konfirmuar që me kërkesë të institucioneve ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.

12 komente në “SHBA kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë, ja pasojat që paralajmëron ndaj Kosovës”

  1. RPSSH says:

    Amerika nje shtet shkerdhate qe po shkatron boten….nenen ku ta kene

  2. N. KITA says:

    ËSHTË një SHPIFJE
    Që një instruksion me këtë peshë e rëndësi politike të jepet në këtë formë me SHKRIM është e pamundur, absolutikisht.
    Ka mundësi që instruksione të këtilla të jepen në një takim joformal dhe me një formë joformale, por që AMERIKA, administrata e saj të sillet e të veprojë kështu, i bie si puna e muhabeteve nëpër klube e lobe.
    E nderuara redaksi, ju lutem botoni reflektimin tim. êshtë dicka e ngjashme dhe në frymë të ¨”KËRCËNMEVE” aprotokollare të
    NATO- s pararalajmërim për mosthemelimin e Ushtrisë së Dardanisë.
    “Telegramit” i mungon substanca – serioziteti.
    FLM Klan Kosova – unë nuk konsumoj mall të tillë.

  3. kozmo says:

    SA TE JETE TRAMPI , SHQIPERIA NUK DO TE KETE FAVORE . ESHTE RUSIA E LIDHUR ME TRAMPIN .

  4. Nje Shabe bie,mijera ngrihen,(Shabona) says:

    Ore po ne na intereson se ç’fare thote Rama pa ameriqenerve ja kina pi longun!!!

  5. xxxx says:

    Me kete politike te jashtme te Tramp do vijn nje dite Kina e Rusia tek dera e Shtepise Amerikes e do ti dhjessin ne oborr….kjo eshte mese e sigurt neqoftese kellufi Tramp vazhdon akoma ne kete menyre

  6. Marin Barleti says:

    Te paret le ta kundershtojne patriotet dhe shpetimtaret e kombit shqiptar: Like Floriri , Sali (serbi ) Krimineli, Lulja e Bashajve hajdut hipokriti , pastai Berat Buzhdrella me Ylli Rakipin e ne vazhdim .

  7. Lani says:

    Trump i poshtri. . eshte me rusine 100 per 100 prandaj kujdes shqiptare se ky eshte njeriu me i poshter i te gjith koherave 1 njeri qe nuk pyt per te tjeret. Shume i poshter…kosova rrezikohet. Shume me ket hale president…..shikojeni si i ben presjon turqise do te shkaterroj ekonominë a e kuptoni tani cfar legeni eshte ky si president diktator i qelbur

  8. Messerschmidt says:

    keto jane letrat fallco te klan kosoves !

    Po te ishte cuar nje leter e tille do ta kishin permendur dhe te tjere dhe jo vetem klan kosova !

  9. {sit back and relaks} says:

    Kjo s”eshte gjuha diplomatike e USA, kjo s”eshte gjuha diplomatike e kirgizstanit e jo me e USA. Klan Kosova, kur mashtron te pakten mos na ofendo inteligjencen

  10. {sit back and relaks} says:

    Kjo s”eshte gjuha diplomatike e USA, kjo s”eshte gjuha diplomatike e kirgizstanit e jo me e USA. Klan Kosova, kur mashtron te pakten mos na ofendo inteligjencen.

  11. {sit back and relaks} says:

    Kjo s”eshte gjuha diplomatike e USA, kjo s”eshte gjuha diplomatike e kirgizstanit e jo me e USA. Klan Kosova, kur mashtron te pakten mos na ofendo inteligjencen..

  12. trojani says:

    Ja dhe analistet e melartem albanez, zgjidhen politiken e jashtme dhe te brendshme te shqiperis, dhe u hodhen dhe matan atlantikut per ti dhene zgjidhje dhe politikes te jashtme amerikane !!!
    Po ka bere shume amerika per ne o shqipo do ja degjojme edhe ndonje pordhe,apo hodha lumin te q.. ..kalin.
    Pastaj mos u beni merak se jane edhe miqte e meros ata qe erdhen ne kongres pelosi me shok…
    A ju dhjefshin qente e lagjes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje