Në ditët e sotme, gratë punojnë më gjatë dhe fitojnë më shumë se kurrë më parë. Por, ato ende mbajnë pjesën më të madhe të barrës së shtëpisë.
Ndërsa familjet e mijëvjeçarit të ri kanë më shumë gjasa të respektojnë pikëpamjet e barazisë gjinore, duke pasur parasysh këtu edhe ndarjen e punëve të shtëpisë dhe të ardhurat, hulumtimet tregojnë se, edhe në shoqëritë e përparuara, këto premtime bien poshtë për shkak të peshës së stereotipit gjinor që ka “mbretëruar” për një kohë të gjatë.
Në SHBA, në një ditë të zakonshme, 19% e burrave raportojnë se bëjnë punë shtëpie si larja e rrobave me lavatriçe, pastrimi dhe detyra të tjera, ndërkohë që te femrat kjo përqindje është 49%.
Sipas Zyrës së Statistikave të Punës, janë gratë ato që kalojnë më shumë kohë çdo ditë duke i bërë këto punë.
“Burrat kanë ende shumë privilegje, gjë që i bën të kthehen te ndarja e dikurshme gjinore, sepse në të kundërt, ata duhet të marrin pjesë aktive në punët e shtëpisë dhe potencialisht të heqin dorë nga përparësitë e karrierës”, thotë Jill Yavorsky, asistent profesor i sociologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte.
Më shumë punë në profesion, por jo më pak në shtëpi
78% e grave të reja në vitin 2017 punonin së paku 50 javë në vit, sipas Qendrës Kërkimore Peë. Kjo është një rritje nga 72% e grave të reja të punësuara në vitin 2000.
Ata gjithashtu paguhen më shumë, çka e rrit kontributin e tyre në të ardhurat e familjes. Punonjëset femra nga 22-37 vjeç, që punojnë me orar të plotë, sigurojnë të ardhura mesatare prej 39 000 dollarë. Në vitin 2000, kjo shifër ishte 37 100. Kjo energji shtesë ka ndikuar në familjen e mijëvjeçarit të ri.
Megjithatë, ndërsa gratë kontribuojnë më shumë në të ardhurat e familjes, ata ende po bëjnë shumicën e punës së papaguar në familje. Disa studiues e kanë vënë në dukje këtë si një “pengesë” në revolucionin gjinor, thotë Melissa Milkie, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Torontos.
“Kur flasim për gjëra të tilla si diferenca në paga, kjo shpesh nuk është e lidhur me atë që ndodh në shtëpi dhe mendoj se duhet të jetë, për shkak të punës së papaguar, që është vërtet një pjesë qendrore e balancimit të punës dhe jetës së njerëzve”, thotë Milkie. “Me gratë, kostoja bartet në karrierën ose pagat e tyre, kur ato bëjnë më shumë në shtëpi”. / CNN-TemA TV /
Grate shqiptare nuk mund te krahasohen me perendimin sepse nuk marrin thjeshr rroge, por para korrupsioni dhe si rrjedhim paguajne punetore per punet e shtepise?