Protestat/ Aleati i PD mbledh krerët e degëve, Mediu kërkesë Bashës: Mos fol me Ramën

24 Janar 2019, 14:06Politika TEMA

Aleati i Partisë Demokratike, kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka mbledhur sot drejtuesit e degëve të kësaj force politike për të organizuar zhvillimin e protestave.

Gjatë fjalës së tij para kryetarëve të degëve, Mediu tha se do t’i kërkojë Lulzim Bashës që të ndërtojë një shtab opozitar për protestat dhe veprimet që do të ndërmarrë pakica parlamentare.

Protesta qytetare e vazhdueshme është forcë e qytetarëve për të ndalur të keqen.Debati dhe diskutimi me qytetaret në çdo skaj, duke i dëgjuar me mendje dhe zemër, është rruga për të ndërtuar rrugën e përbashkët të besimit. 

Opozita e hapur brenda vetes, duke krijuar lirinë e nevojshme për çdo njeri të mirë dhe të zotë, që të zgjedhë dhe të zgjidhet nëpërmjet konkurimit të hapur, është ringritja dhe rruga e vetme drejt një qeverisje të drejtë.

Kthimi i Parlamentit në foltoren e qytetarëve, duke orientuar veten në çdo traditë, sjellje, apo virtyt shqiptar, familjar dhe kombëtar, duke folur për shqiptarët dhe me shqiptarët dhe jo për Ramën, do krijonte qartësisht diferencën ndërmjet të keqes së kësaj qeverie dhe të mirës e të virtutshmes që duan shqiptarët. 

Prandaj në këtë kohë është e rëndësishme që Partia Republikane të jetë pjesë e angazhimit dhe përballjes së bashku me shqiptarët në protestën kundër qeverisë.

Do t`i kërkoj Zotit Basha dhe kolegëve të opozitës që të ndërtohet një Shtab opozitar i protestës dhe veprimit opozitar.

Kjo të shtrihet në çdo nivel qendror dhe lokal. Kjo nuk është thjesht protestë e PD, PR apo LSI por e qytetareve, prandaj pjesëmarrja dhe vendimmarrja e përbashkët me intelektualë, studentë, biznesmenë, të përndjekur, pronarë, parti opozitare, është e domosdoshme”, ka thënë Mediu.

3 komente në “Protestat/ Aleati i PD mbledh krerët e degëve, Mediu kërkesë Bashës: Mos fol me Ramën”

  1. Franci says:

    Fatmir Gerdeci kot harxhon energji….SPAK dhe BKH jane ne prag te formimit.Nuk ka proteste e perplasje civile qe te shpeton.Jane 26 viktima.Burgu i Reçit te pret.

  2. Andy says:

    Po kush te beson ty mor kokrra e hajdutit, mor gjiriz

  3. pensionisti says:

    Pse , paska kryetar degesh ky ? Po anetare kane keta kryetaret ,apo vetem familjet e tyre ? Derisa nuk nxierin dot nje deputet ,nuk ka elektorate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje