Vjen momenti i artë për Durmishajn, Panuçi udhëton në Greqi për ta ndjekur

25 Janar 2019, 14:49Sport TEMA

Kristian Panuçi ka nisur nga puna për të gjetur futbollistët të cilët do të jenë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e Marsi për eliminatoret e Europianit 2020.

Megjithëse ka edhe më shumë se një muaj afat, tekniku italian duket se nuk ka shumë kohë për të humbur dhe nesër do të jetë në Greqi.

Ai ka vendosur të vizitojë vendin helen për të ndjekur nga afër ndeshjen Panionios-AEK dhe në qendër të vëmendjes, do të jetë sulmuesi 22-vjeçar Fiorin Durmishaj.

Autori i pesë golave në kampionatin  grek këtë sezon, është një nga dëshirat e mëdha të Shqipërisë por në ndeshjet e fundit, ushtria u bë pengesë që të mos ishte me kuqezinjtë.

Ai ka qenë ndër më të dalluarit te skuadra e Panioniosit dhe ra në sytë e seleksionue3sve shqiptarë, duke bërë që të grumbullohet edhe me Shpresat e Shqipërisë nga Alban Bushi.

Me shumë gjasa, Durmishaj do të jetë pjesë e kuqezinjve në ndeshjet e muajit mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje