Ekzekutimi për një karrikues telefoni, avokatët përplasen me familjarët e Marvi Mihalit te Krimet e Rënda: Besoj te pafajësia e klientëve të mi, pamjet s'tregojnë se janë autorët

28 Janar 2019, 13:30Kronika TEMA

Është mbajtur sot seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e Marvi Mihalit e cila është shoqëruar me tensione midis avokatëve që mbrojnë 4 të akuzuarit dhe familjarëve të viktimës.

Ata kundërshtuan me forcë provat e sjella nga familjarët duke pretenduar se pamjet nuk tregojnë se personat e akuzuar janë autorët e vërtetë të krimit.

Avokati Agron Gurabardhi që  mbron 2 vëllezërit Marsel dhe Gridens Alla ka kërkuar në sallën e gjyqit rishqyrtimin e provave nga ana e gjykatës si dhe ka shprehur bindjen për  pafajësinë e klientëve të tij.

“Kam kërkuar që ata të ripyeten në sallën e gjyqit për ngjarjen. Unë ju kam kërkuar atyre që të dorëzohen dhe të japin dëshmitë e tyre pasi besoj tek pafajësia e tyre”, – tha përpara gazetarëve avokati.

Në seancën e radhës pritet që të japin dëshmitë e tyre dëshmitarët e thirrur nga gjykata.

Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit të shkuar dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje