Qytetarët e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut janë dy fituesit nga nënshkrimi i ”Marrëveshjes së Prespës”, theksoi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA.
“Qytetarët e vendit tonë dhe të miqve tanë grekë mund të jenë krenarë sot, pasi janë brezi që i japin fund një episodi të paqes së pazgjidhur në Ballkan”, shtoi ai.
‘’Qytetarët e guximshëm zgjodhën të heqin qafe hijet nga e kaluara dhe t’i japin botës një Ballkan të ri të mundësive dhe stabilitetit politik, një zonë të rritjes ekonomike dhe një model për integrim’’, shtoi Zaev.
‘’Krenari dhe mirënjohje për mikun tim, kryeministrin Aleksis Cipras, për votën fitimtare në parlament për ‘Marrëveshjen e Prespës’. Mirënjohja ime shtrihet në parlamentet e të dy vendeve. Për të gjithë ata gra dhe burra të guximshëm që zgjodhën së bashku për të dhënë votën e tyre për të ardhmen fituese, një votë që do t’i japë fund frikës që paraqitej si e pakapërcyeshme’’, theksoi ai.
‘’Duke filluar nga sot, do të ecim përpara me forcë më të madhe për të bashkuar qytetarët tanë të të dy vendeve. E ardhmja jonë do të jetë një rrugë e përbashkët e shtruar me qëllime miqësore dhe me vlera që rrjedhin nga familja jonë europiane’’, përfundoi kryeministri Zaev.