Lamtumirë gjuetisë artizanale të peshkut, pa rregulla, me mjete lundruese me grepa apo me rrjeta. Qeveria ka vendosur që i gjithë peshkimi me varka të vogla të administrohet me organizata peshkimi.
Kushdo që do të dalë për gjueti brigjeve të deteve apo liqeneve, me mjete lundruese, duhet të regjistrohet dhe organizohet në shoqata në nivel qarku, ose edhe më të mëdha.
Zyrtarisht në vendin tonë janë rreth 200 subjekte të regjistruara, por shkalla e informalitetit, sipas Ministrisë së Bujqësisë është shumë e lartë.
“Në ka sektor peshkimi sot, që është jashtë organizimit, jashtë kontrollit, jashtë monitorimit, jashtë kushteve higjieno-sanitare, jashtë çfarëdolloj parametri, ai është peshkimi i vogël bregdetar, duke filluar nga gryka e Bunes në kepin e Stillos. Ne kemi sot peshkimin që gjuhet, çdo njeri që ka shtëpi para detit kërkon të hyjë në det.
Ky ligj thjesht kërkon t’i organizojë ato për të gjitha këto arsye që u përmendën”, tha Arian Palluqi, drejtori i Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë.
Por, ndryshimet në ligjin për peshkimin përfshijnë edhe gjuetinë në det të hapur. Raportimet mbi sasitë e kapura të peshkut do të bëhen që gjatë kohës që anija është në det, përmes një sistemi dhe pajisjeje të re, e cila duhet të vendoset nga të gjitha anijet e peshkimit me detyrim.
“Ka një kosto tjetër shtesë për peshkatarin. Atë detyrim që ai e ka sot për ta bërë me letra, kur vjen në port që dorëzon peshkun, duhet ta bëjë që në det me raportimin elektronik. Kjo pajisje e mundëson”, tha më tej Arian Palluqi.
Sektori i peshkimit në Shqipëri po zgjerohet. Statistikat e vitit 2017 flasin për rreth 8.300 tonë peshk të kapur në ujërat shqiptare.
po me dinamit a gjuhet shko ne burrel edhe shiko se cfar behet me dinamit pa pushuar ne lumin mat
Si nuk ju vjen turp!
Deti per shqiptaret dhe keshtu eshte I ndaluar, tani doni te shisni licencat dhe radio dheneset e kohes se qepes, kur te gjithe kane celular.
Qerojeni kete hajdut drejtor!
Shkoni sekuestroni rrjetat qe nuk lene cironken te kaloje, tratakocat qe lerojne deri nje meter uje e sa e sa probleme. Nuk vjen e keqe se doli shqiptari apo turisti ne det me dy kallama.
Go west-Me vjen cudi nga ky komenti yt. Ne nje kohe kur kerkohet te behemi si gjithe bota, kur vjen puna per te vendosur rregulla, fillojme te kundershtojme dhe per me teper te shajme mbare e prape. Ne gjithe boten ka licensa per peshkim, per gjueti apo per aktivitete te tjera. Personalisht jetoj ne Kanada dhe kam license per peshkim dhe gjueti qe e rinovoj per nje periudhe te caktuar kohe. Ka rregulla shume strikte per cdo kafshe te eger qe do te gjuash apo per cdo lloj peshku qe do peshkosh. Ketu hyne sasia dhe pasha apo gjatesia e peshkut. Po nuk zbatove kerkesat e rregullave apo ligjeve, gjobat ta heqin trunin fare. Per mendimin tim, Qeveria ne Shqiperi eshte teper vone ne vendosjen e rregullave te peshkimit.
Po mor shoku ke te drejt qe ne Kanada ekzistojn ato ligje dhe zbatohen…po nuk mundesh me vu ne te njejtin nivel si me rrjeta edhe me kallama!!!!edhe un jetoj ne Gjermani dhe ekziston i njeti ligj!!!por kur shkoj ne Shqiperi per pushime a e din ti sa mund te sgjasi nje leje peshkimi per ta nxjerr???
Iku pushimi deri sa te dali??
Un vet shkoj per çdo vit ne Maj qe te nxjerr lejen kufitare te gomones time qe ta kem ne gusht gati qe te argetoj kalamjt e mi e kur vejn puna i kam paguar te gjitha tarifat e leja per me e hedh ndet ska dal akoma….dhe hajde merru me policin detare çdo dit….e ke kollaj ti nga Kanadja se vjen 1her ne 5 vjet nShqiperi
O gjuetari , me vjen ke po nuk e paste kuptuar drejt inicialin go – west, lexoje dhe nje here me kujdes se per cfare flet dhe pastaj be komenti tend . Ne realitet regullat dhe ligjet dalin dhe vendosen per ata ose ato probleme per te cilat bejne dhe demin maksimal , dhe ligji vendoset per te kufizuar demin . Nese ti bene te barabarte demun e nje tratakoce me peshkimin me grep , atahere nuk ta ka fajin go-west por paralelizmi qe ben . Eshte te pakten qesharake te mendosh se grepi sjell dem ne te ardhmen e peshkut , tratakicat , rjetat perkatese qe nuk bejne dallime ne peshk , dhe jo amatorizmi i te peshkuarit me grep ….tung
Te heqim kete hajdut e te te vendosim ty moj hajdute
Idiotizem!… ?
Shtete shkerdhat qe vetem kerkon te rjepi njerzit dhe mos ti afroj asnje sherbim qe ka per detyr Shteti, i kan kthyer te gjithe instutucionet shteterore ne komoani private duke isorollatur njerzit deri sa tu marrin lekun. Qeni robte ja u q..te nga me i madhi deri tek me i vogli, i befshin leket e popullit ilaçe per femijet e tyre.