Nga Altin Ketro
Ka një kakofoni të fortë akuzash rreth mënyrës se si zhvillohen debatet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas çdo seance plenare, bile edhe pas çdo mbledhje komisioni parlamentar, dëgjohen gjithnjë e më shpesh nga grupe të ndryshme shoqërore, që nga ata me kulturë të lartë qytetare, e deri tek ata që banalitetin e kanë pjesë të fjalorit të përditshëm, neveritje për sjelljen dhe fjalorin e kuvendarëve tanë.
Seanca e fundit plenare bëri më shumë bujë, jo se pati ndonjë konfrontim fizik, por ngaqë deputetëve u foli goja përpara mendjes. Fjalori i pasur kriminal e seksual që u përdor, tingëlloi shumë keq në veshin e shqiptarëve.
Natyrisht, kuvendet kudo janë anenë e ballafaqimit të politikave ndërmjet formacione të ndryshme politike. Ajo që bën dallimin është se a do mbizotërojë forca e arsyes, apo arsyeja e forcës. Fatkeqësisht, në kuvendin tonë, ekziston kjo e dyta.
E keqja është se pas seancës plenare të gjitha palët futen në një thes e bëhen njësoj pis. Kjo sjell që populli, i cili i ndjek nga ekrani, të neveritet me klasën politike aktuale dhe të bëjë thirrje që stafetën ta marrin në dorë të tjerë, ata intelektualët e vërtetë e gojëmjaltë, që fjalën e fundit jo që s’ta thonë në fillim, por s’ta thonë fare.
Ky perceptim është paksa utopik, sepse konfrontimet verbale në politikë, ku njëra palë do që të mbajë pushtetin e tjera do që të vijë në pushtet, e kanë domosdoshmëri ndotjen e punës së kundërshtarit edhe kur ai vërtetë ka punuar shumë mirë. Idealistët naiv që e kuptojnë ndryshe këtë, duhet të bëjnë njëherë një xhiro duke u futur vetë në sferën e politikës dhe pastaj do më jepnin të drejtë.
Por, ama, dakord, çdo përballje verbale ka një cak e kufi brenda normave të sjelljes, edukatës e sidomos logjikës së ftohtë së argumenteve e fakteve. Për këtë Kuvendi ka edhe një Kod sjellje, i cili shkelet rëndom nga vetë ata që e kanë miratuar.
Po, a mund të thuhet që i gjithë Kuvendi aktual duhet trajtuar si një e keqe që jep shembull negativ në shoqëri?! Unë them: edhe po, edhe jo! Dhe më duhet ta argumentoj këtë.
Po t’ju kujtohet, opozita e bojkotoi për rreth 6 muaj Kuvendin. Çështje e saj dhe e drejtë e saj. Gjatë asaj periudhe u vu re një zhvillim më se normal, si i komisioneve parlamentare, të cilat janë më të rëndësishmet pasi aty shqyrtohen me themeli projektligjet, aty thirren ekspertët e grupet e interesit që japin mendim dhe aty merr formë përfundimtare ligji; por edhe vetë seancat plenare ku diskutimi mbahej gjithnjë sipas rendit të ditës e ku diskutohej me përgjegjshmëri prej secilit deputet të mazhorancës, bile herë pas here, duke bërë një opozitë shumë konstruktive brendapërbrenda mazhorancës për nene të caktuar. Ja pra, ky është një shembull kuptimplotë se Kuvendi nuk ka vetëm gojështhurur, por edhe njerëz intelektualë që dinë të diskutojnë e ngrenë probleme pa përdorur fjalor rruge.
Natyrisht, ato seanca, edhe për vetë televizionet që i transmetonin quheshin të vakëta, bile shpesh e ndërprisnin sinjalin sepse nga mungesa e sherrit, mendonin se po humbnin shikues.
E kundërta ndodhi sapo opozita u rikthye në Kuvend. Filloi sherri e shamata, fyerjet e ofendimet, gjë që risolli tensionet dhe heqjen e fokusit nga temat e ditës.
Duket se ka një strategji të ndërtuar nga opozita e sotme për ta baltosur me tendencë imazhin e Kuvendit dhe personalitetin e deputetit. Ja të marrim seancën e fundit.
Qysh në nisje të seancës, Partia Demokratike kërkoi 30 minuta pushim për mbledhje grupi. Çudi pse nuk i kishte mjaftuar ora 08:00 deri 11:00 për këtë, gjithsesi e drejta e saj. Logjika e ftohtë ta thotë se aty është vendosur për të bërë rrëmujë. Tabela e qitjes do ishte si gjithnjë kryeministri Rama. Meqë ai nuk po dukej, opozita mendoi se nuk do vinte. Në këto kushte s’mund ta braktiste skenarin e rrëmujës dhe shfrytëzoi rastin sapo në foltore doli për herë të parë ministrja e re e Financave. Sulmin drejt saj e nisi… obobo, vetë kryetari i opozitës, i cili, si një lac lagjeje dha shembullin personal që i del ai për zot opozitës në përballjen me një grua. Menjëherë pas tij u derdhen deputetet e tjerë, duke krijuar një mini-miting përpara foltores. Ngaqë e panë se ministrja nuk u kompleksua e s’e prishi terezinë, por vijoi fjalën e saj, ata, me Bashën në krye, ngaqë nuk dinin se ç’të bënin tjetër, filluan një e nga një, si të dhjerë, të kthehen në ulëset e tyre.
Sapo kryeministri Rama u shfaq befas në Kuvend, kaluan në skenarin tjetër, duke nxjerrë në foltore Berishën i cili shpërtheu me gjithë fjalorin e tij të mbarsur me tema erotike, duke i bërë moral Ramës për gruan, e kush pa, ai që ka probleme divorcesh e rimartesash brenda familjes së vetë.
Natyrisht, Rama nga ana e tij, i njohur për fuqinë e oratorisë politike, kishte dy mundësi: ose do ta shpërfillte përbaltësin e tij duke i kthyer edhe faqen tjetër, ose do vinte në lëvizje ironinë therëse që e zotëron shkëlqyeshëm. Në fakt, ka një problematikë këtu, sepse shpërfillja në politikë ndonjëherë nuk të merret as si vlerë, por ta quajnë si mbyllje gojë. Pavarësisht se Edi Rama dhe deputetët e mazhorancën gjithmonë kanë thënë se nuk do merremi me opozitën, situata vjen e tillë që nuk mund t’i shmangesh dot.
Gjithsesi, mazhoranca duhet të tregohet e kujdesshme e të mos bjerë në batakun e opozitës. Ajo tashmë e ka pjesë të karakterit të saj politik atë vijë sjellje dhe është e kotë t’u bësh moral për t’u ndrequr, se edhe të duan vetë, nuk ndryshojnë dot më. Misioni i tyre është i qartë: e dinë se nuk vijnë dot në pushtet për shkak mosbesimi që ka elektorati tek ta, dhe kanë gjetur këtë lloj mënyrë opozicioni, duke e ulur debatin politik në nivele banale, me qëllim që, ashtu si i mbyturi shpreson se do shpëtojë duke u kapur pas fijes së barit, ashtu edhe opozita shpreson e beson se duke u sjellë me rrugaçëri e vulgaritet, merr me vete në greminë edhe mazhorancën. Deri diku ia ka arritur me sukses. Po ky lloj suksesi i tyre nuk duhet lejuar prej mazhorancës që t’i kthehet edhe asaj në bumerang, sepse në fundore, kur të vijë dita e votimeve, elektorati do i fusë të gjithë tek ai thesi që hidhet nga maja e urës drejtë e në lum e aty s’ka më as fije bari që të shpresosh dëshpërueshëm se mund të shpëtosh.
mos u lodhni kot,ka vec nje spiegim: SUNITE TE PESHTIRE!
Ca te keqe kane arabet more ti racist i dreqit?
Nëse gervishtësh sadopak një Arab shqipfolës, do te zbulosh “grekun” që ai fsheh në veten e tij.
OPINIONE
Parlamenti i Shqipërisë –turp publik
NGA: SKËNDER S.KAPITI MË: 1 SHKURT 2019 NË ORA: 12:10
Skënder S.Kapiti
Kushdo që e ka parë dhe dëgjuar seancën parlementare të Parlamentit të Shqipërisë të dt. 31 Janar 2019, në të cilën kulmoi egoizmi dhe histerizmi i një banaliteti , i një antuikulture dhe i një antiqytetarie të paprecedentë.Ai të jep imazhin si një tribunë sharjesh, ofezash e akuzash të ndersjellta me fjalorin më banal , me një antikulturë arkaike e denjë as për kope shtazësh. Aq banalitet të rëndë deklaruan dhe promovuan deputetët e pushtetaret, Kryeministri dhe ishKryeministri atë ditë sa që unë nuk po permend as emrat e tyre dhe as nuk po i citoj fjalët dhe fjalorin harbut të përdorur prej tyre pasi nuk dua që ta ndyej me to shkrimin tim.
Në këtë seancë , por që nuk është rast i vetëm pasi një gjë e tillë është bërë modë dhe normalitet sjelljeje për deputetët shqiptarë, atë ditë zhvillimet në Pralamentin shqiptar kulmuan si një turp i madh kombëtar , pikërisht në Parlamentin e Shqipërisë, në atë institucion i cili duhet të rrezatojë dinjitet, përgjegjshmëri, drejtësi, modesti, moralitet, humanitet dhe kulturë e edukatë morali, ligjshmërie dhe patriotike; parlamenti i cili duhet ta drejtojë politikën, ligjin , kushtetutën dhe prej të cilit del pushteti, qeverisja , sistemi dhe drejtësia.
Parlamenti duhet të jetë Tempulli dhe modeli më i mirë i mbushur me burrështetasit më të mirë të zgjedhur nga populli për t’i shërbyer atdheut, shtetit dhe shoqërisë.
Por realisht parlamenti shqiptar është i mbushur me jo pak hajdutë, me halabakë, trafikantë e me asish me rekorde kriminale; mbushur me jo pak me injorantë e bashibuzukë dhe është Tempulli i Turpit pasi: prej sjelljeve, dhe prej deficiteve të mëdha të kapaciteteve intelektuale, kulturore, patriotike të deputeteve me të cilit habitet jo vetem opinion publik brëndshëm i cili ka bërë mëkatin pse ai ka votuar të tillët , por habitet edhe opinion demokratik e politik ndërkombëtar.
Prej të tillëve të zgjedhurish e të votuarish qeverisen dhe sundohen shqiptarët,edhe në këto tridhjetë viteve tranzicion.
Si është dhe si funksionon parlamenti dhe si është qeverisja, pushteti e politika ashtu është katandisur edhe shoqëria sepse si funksionon , si sillet e si vepron politika dhe pushteti ashtu bëhet edhe shoqëria. Krimi , korrupsioni, tradhëtia, hajdutëria, konfliktet, banalitetet dhe droga këto janë kulturë dhe vese të politikës e të pushtetit, të drejtesisë,e të administratës. Këto pastaj infektojnë edhe shoqërinë, dhe në një gjëndje të tillë ku bie shteti dhe shoqëria: e mira, njerëzorja, e moralshnja, e duhura, patriotizmi dhe intelektualizmi e kanë shumë të vështirë për të dalë , për tu dukur e jo më për të triumfuar; dhe kurrë në një realitet të tillë ato nuk zënë vëndin që u takon; kurrë ato e të ngjiten lart ku ato duhet dhe që e meritojnë.
Shqiptarët nuk duhet të rrië e të dëgjojnë por duhet të veprojnë dhe të reagojnë sepse prej këtyre politikanëve të tillë: shteti, kombi, drejtësia, demokracia, zhvillimi ,progresi e integrimi , të gjitha këto janë kapur dhe po mbahen peng prej këtyre paloharbuto politikanësh. E gjithë historia parlamentare e këtij tranzicioni është e mbushur me pjella dhe monstra të tilla deputetësh që u dëgjuan edhe në atë seancë turpesh e skandalesh të 31 Janarit 2019, dhe ka ardhur koha që duhet patjetër një VETTING ndëshkues popullor të ashpër me votë , që t’i jepet fund delegimit në parlament të këtij soji e sorollopi deputetësh.
Demokracia në Shqipëri si një demokraci e rrallë në llojin e vet, ligji i saj ka mundësuar që deputetët e kësisoji t’i zgjdhin kryetarët e t’i përzgjedh elita politike servile rreth tyre dhe populli vetëm sa duhet t’i votojë këta të tillët që e kanë mbushur parlamentin, qeverinë , bashkinë ,drejtësinë dhe administratën.
Politika shqiptare është një epidemi e cila e ka infektuar dhe paralizuar demokracinë dhe shtetin , pasi demokracinë e ka pronësuar një pakicë harbutësh e hajdutësh, kriminelësh e zullumqarësh që nuk njohin asnjë lloj kodi e morali, as ligj, as Kushtetutë që nuk kanë asnjë lloj ndjesie e përgjegjshmërie humane, shpirtërore e morale. Kjo elitë politike duhet dëbuar nga politika dhe nga pushteti.
Faji ? I yni qe i votojme !
Budallait ka 30 vjet qe i hapin rrugen dhe ai perserit po te njejtat gjera, madje tani futi ne liber edhe gruan.
Mbase i duhej nje mesim dhe mire u be?
Jo zonja Flutur!
Jo se nuk e meriton Berisha ate fjalor, bile eshte pak, por s’duhej te dilte nga goja e Kryeministrit me te cilin mburremi se po çon ne fund reformen ne drejtesi qe do sheroje kete vend nga maskarenjte Gjin Gjone – plepista,
duke futur atje ku u takon ata qe i kane pire gjakun shqiptareve dhe kane marre edhe jete te pa fajeshme, ne Gerdec, ne bulevard e me keq akoma tinezisht.
Ata tani festojne sepse e arriten qellimin per ta ulur, me gjithse vetem nje moment, ne nivelin e kapos se tyre.
Kur na leh apo kafshon nje qen, nuk mund ti lehim apo ta kafshojme edhe ne. I hapim rruge ose e ndeshkojme me gure (demaskojme me ARGUMENTA):.
Qofte e para dhe e fundit!
Politika shqipetare nuk do te gjeje rrugen e arsyes e te llogjikes deri sa te jete gjalle kryeshpellari Berisha .
Habiteni me fjalorin!!!!!
Parlamenti eshte i perfaqesuar nga llumi i Shqipetare e .??
Deputetet hajdut e rrugac jane llumi i llumit.
E them kete sepse edhe fansat e shpellareve ngazellohen kur nje pis si saliu flet ne ate menyre.
Ata mburren se ja tregoi vendin rames.
Pra keta plehra perkrahin plehrat dhe kenaqen me shoun e klounit pinok.
Po kete gje bejne edhe fansat e partive te tjera qe nga ps dhe hajdutet interesaxhinj te monika hajdutes me ilirfloririn e saliut.
Shume pak njerez ne kete vend nga ata qe kane tru ,jane te indinjuar dhe i denojne keto veprime rrugacerie qe po behen normale ,sidomos per nje pjese qe ka 28 vjet qe perserit te njejten shou dhe abuzojne me demokracine ose e kane kthyer ne rrumpall shpellaresh.
Eshte e kote te lodhesh me shkrime te tille eshte ceshtje mentaliteti dhe kulture,kur kryekrimineli i shqiptareve deklaron se jam me kanunin,jam dali berisha une o budallenj apo provojeni edhe njehere.
Cfare do presesh nga ky vampir komunist qe rri tek vrima e celsit nepermjet spiunave dixhital
Fajin e ka Sali Berisha,qe nuk le njeri pa shar e pa ofenduar.Deputetet e pd-ke dhe te Leshelis,nuk duan qetesi.Ata arrijne jashte normave njerezore.Ngrihet Saliu qe ja qift Kina gruan,çupen e ç’fare i permban pragu,mere neper goje e ofendon gruan dhe njerzit e Edi Rames,qe ata nuk kane fare pune me parlamentin.Opo ç’faj ka gruaja e Edi Rames qe e shane Saliu? Ky eshte shqetesimi i pd-ke? Nuk ka te tjera probleme pd-ke t’i ngrej ne parlament,por te shaj gruan e Edi Rames.Per kete shkojne deputetet e pd-ke? A kane turp keta? A jane njerez apo kafshe? keshtu do e bindin popullin keta qe t’u maerin votat?Kurren e kurres,pd-ke nuk vjen ne pushtet me kete agresivitet.
Shqiptaret qofshin dhe te djathet,kurre nuk i fusin ne nje thes nesër kete sharsit,o i nderuar autor. Sepse,shqiptari i thjeshte,votuesi,shikon,kush e nis i pari sharjet,(Ketu PD. e sali gjirizit, eshte gjithnje e para… I dashur autor,i ketij shkrimi realist.),Sikur t’i thuash nje qytetari,apo,aq me keq nje fshatari,që femijen s’e ke tendin,por me gjyshin! Si mbush 6 0re jete. Po Rama, ç’i tha asaj gjës, se pegere,gjer ne pështirosje?: “T’i hash atë ,qe nuk thuhet”,kaq.
Ne kohen e trazirave,ne vloren time jane vrare,(Disa raste),vetem se u panë sy më sy!!! ” Pse më pe ne sy?” Dhe, Bam,bam,bam… kur e pyeten vrasesin shoket e vet,pse e vrave? Ai u pergjegj: ” Ai, ben vaki e me ka pare mbreme kur vodhem banken dhe me ka njohur!!!!”
Cdo popull e meriton qeverisjen qe ka. Keshtu qe ne nuk jemi me te mire se ata, nese ka kriminela ne qeveri e ne parlament ne i kemi zgjellur edhe ne jemi ose do donim te ishim si ata , ne e admirojme jeten edhe sjelljen e tyre. Ne i komentojme japim mendimin ton, harxhoni kohen ton me ta. Cdo njeri duhet ta gjeje ndrushimin te vetja, behu pergjegjes se cfare thua, mendo cfare thua mos ajo qe thua e vret sado pak ate tjetrin pyet veten a ke ti te drejte ta besh. Do te duash ti qe te lendohesh. Une besoj qe jemi ne ata qe e kemi fajin perse ata flasi keshtu.