Rama, Berisha e Dako, edhe njëherë tjetër na e hodhën!

1 Shkurt 2019, 10:34Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thebin.

Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë të akuzave për vjedhjen e votave me ndihmën e trafikantëve të drogës po edhe me atë, se këto “scoop-e”, tani po i zbulohen nga Zëri i Amerikës.

Për t’a fashitur ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Të luante karagjozin duke u fotografuar me llapën jashtë, të vinte në dukje thuthuqërinë e Palokës, të vetëviktimizohej me plagët që kundërshtarët politikë kanë shkaktuar në dekada mbi familjen e tij dhe se fundi, të hidhte bombën tymuese, plot aludime, se Sali Berishës i është refuzuar viza amerikane.

Me të dëgjuar këtë akuzë, Sali Berisha reagoi me po të njëjtën mënyrë. Në vend që të përgjigjej me një pohim apo mohim të thjeshtë (gjë që e bëri vetëm pasi mori konfirmimin se Ambasada e rrugës së Elbasanit nuk e komentonte këtë fakt) ai u lëshua çmendurisht në vizatimin e portretit të pasardhësit të tij, si një njeri që i rrëmben gratë shokëve, që ka mohuar djalin e vet, që ka akuzuar të atin për incest.

Në fakt, të gjitha këto i ka përsëritur me qindra herë që prej vitit 2000 e këtej. Por ato i duheshin këtë të enjte vetëm për dominuar aludimet për një penalizim nga Uashingtoni.

Po ti shikoje, dje, me vëmendje, ata ngjanin me dy gladiadorë që ndonëse përlesheshin, donin të ndihmonin njëri tjetrin nga i njëjti hall, fshehja e së vërtetës. Rama kërkonte me çdo kusht që debati për vjedhjen e votave me anë të trafikantëve të drogës të zinte sa më pak hapsirë. Berisha rekej të fliste për çdo gjë tjetër, qoftë edhe për shthurjen e familjes së Ramës, por jo të jepte një prononcim të prerë për çështjen e vizës.

Më e bukura, kulmi i kulmeve, ishte se në këtë skemë u përfshi edhe Gjushi, që ishte personazhi kryesor i kapur nga përgjimet. Asgjë nuk qe e rastësishme. PS, që prej kohësh nuk i nxjerr figurat e saj pa leje në TV, që i pengon ata të ballafaqohen për tema që i kanë në dizavantazh, i kishte dhënë leje kryebashkiakut të Durrësit. Natyrisht me një mision të qartë. Që Dako të luante rolin e budallait.

Dhe po aq i rëndomtë sa fjalori i tij që nuk i kalon 200 fjalët, po aq vulgar sa kollarja që kish lidhur pas qafës, po aq banal sa vetë e keqja, Vangjushi i realizoi të gjitha pritshmëritë. Ai relativizoi gjithçka duke e shitur si vlerë prezencën në tavolinat e kriminelëve, e quajti si detyrë elektorale shoqërinë me ta dhe pohoi se nuk kërkon t’u kontrollojë miqve çertifikatën e penalitetit.

Përballë kësaj idiotësie të veshur me tipare njerzore ishte i kotë çdo lloj debati moral.

Dhe duhet pranuar që në fund të ditës prezenca mbizotëroi mbi esencën. Pyetjet themelore: pse është arkivuar nga prokuroria dosja 339/1; pse kudo në përgjime dalin banditë që vjedhin vota; pse stafetën e denoncimeve e ka marrë Zëri i Amerikës; a ka probleme Berisha në Uashington; a janë ato të lidhura me qëndrimin e tij të ashpër kundër ndryshimit të kufinjve, u sfumuan krejtësisht nga spektakli i radhës.

Po të shikoje gjatë ditës së djeshme mediat online dhe gjatë mbrëmjes emisionet politike, bindeshe edhe më tepër për këtë. Aty mbizotëronte pesha e show-t. Aty rendesën kryesore e fitoi politika që pranon të marrë fytyrën e Gjushit, vetëm që të fshehë atë të vërtetën.

Prandaj me keqardhje duhet pranuar se si Rama, si Berisha, si Dako arritën edhe njëherë të na e hedhin.

12 komente në “Rama, Berisha e Dako, edhe njëherë tjetër na e hodhën!”

  1. zenelaj says:

    Foli dhe ky mastrubisti i vjeter qe i ben kontakt truri me zorren e trashe.

  2. Kalec Dega says:

    Po qoke koqe fare pastaj…pse sa here duhet ta hedhi tjetri te kuptosh qe je dele/bageti me emrin shqiptar.

  3. Lani says:

    Ik more plehre gazetar , mor dallkauk i peshtire . Ti rruash by….Edi Rames dhe ai ju a ka gjetur emrin e vertete ” kazane , kazane ” .

    1. Tu g says:

      Perseri doli ne skene ky idioti e i pa ftyri si nuk ka turp mor jahu

  4. Flutura says:

    Nuk ka me te vertete se gjysem e verteta

  5. qazim says:

    O nipce je nje ndyresire gazetareske i pashoq.

  6. SHQIP says:

    Nuk na e hodhen fare. Qeshem e u gajasem e u kenaqem . I pafshim keq e me keq e perfundofshin duke shqyer njeritjeterin si ujqer. ( po e dime qe sndodh ). kete e dime me kohe dhe ajo e djeshmja ishte me lehta per tu kuptuar , Keto te benin pershtypje ne 200 kur nuk ishim mesuar dhe aq po tani , halli duket qarte fare. Po puna eshte : Cfare te bejme ??? na ka zene do e heqim ……. deri sa………..

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Te lexosh nje shkrim te Andi Bushatit eshte njelloj sikur te afrohesh vullnetarisht tek nje tubacion i care i nevojtores…

  8. Lek says:

    Shkrim i sakte, Bushati.

  9. Bilbil says:

    Zt. Bushat.Jam i bindur se ti e di se kush e ka filluar vjedhejn e votave dhe kush e vazhdon,gjith mllefi jote eshte kunder rames po kjo nuk ka lidhje me te majten shqipetare qe eshte fituse dhe e tille do jete edhe pse ti dhe tre a kater si ti po nxirni vetem te paverteta , me vjen keqe oer ty….,,

  10. qytetar says:

    O BUSHAT MOS U MARTO SE DO TE PALLOJNE GRUAN E SKE PER TA MARRE VESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje