Gojëndyrë dhe të papërgjegjshëm

1 Shkurt 2019, 17:03Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Zonja dhe zotërinj, lexuese dhe lexues: në Tiranë ka filluar loja «Ti je me serbin». Debat serioz dhe logjikë të shëndoshë nuk ka në këtë lojë. Burrat e mëdhenj të kombit të madh shqiptar duan t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit, korbat e kuvendit kanë nisur fluturimin. Për liderin gjigant socialist Edi Rama nuk ka dilemë se lideri gjigant demokrat Sali Berisha e ka furnizuar me armë «Kasapin e Ballkanit». Fjala është për Sllobodan Millosheviqin.

Vitet ’90 në Ballkan kanë qenë vite të kontrabandës për shkak të sanksioneve të OKB-së kundër asaj që quhej Republika Federale e Jugosllavisë (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi). Ka raporte të besueshme se edhe nga territori i Shqipërisë janë shkelur sanksionet, me fjalë të tjera – është kontrabanduar naftë. Siç është kontrabanduar nga Maqedonia, nga Bullgaria, nga Rumania dhe nga Hungaria. Në Srebrenicë një njësi nacionalistësh grekë ka marrë pjesë madje në shfarosjen e burrave boshnjakë. Mbi rolin destruktiv të Greqisë në konfliktet ballkanike të viteve ’90 gazetari Takis Mihas ka shkruar një libër («Aleanca e pashenjtë», botuar nga shtëpia botuese «55» në vitin 2005). Por, a keni dëgjuar udhëheqës në Athinë, Sofje, Budapest, Bukuresht apo Shkup duke i akuzuar paraardhësit e tyre se kanë furnizuar «Kasapin e Ballkanit» me armë apo me naftë apo në mënyra të tjera? Jo, sepse në shtetet të tjera, sidomos në politikën e jashtme, ka diçka që quhet rezon shtetëror.

Meqë politikanëve mendjehallakatur të Tiranës nuk u intereson rezoni shtetëror, kryeministri Edi Rama në kacafytjen e tij verbale me Sali Berishën e bën Shqipërinë bashkëpërgjegjëse edhe për masakrën e Srebrenicës, sepse gjoja disa fuçi nafte të kontrabanduara i paskan vënë në lëvizje trupat e gjeneralit Ratko Mladiq për të pushtuar enklavën boshnjake në lindje të Bosnjës. Natyrisht që kjo nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, sepse hegjemonistët serbë do ta shkatërronin Bosnjën edhe pa «naftën shqiptare».

Po aq gojëndyrë e i papërgjegjshëm sa kryeministri Edi Rama është edhe Sali Berisha. Një burrështetas i dikurshëm, një «Elder Statesman», siç e quajnë anglezët politikanin që ka braktisur skenën e madhe të politikës, por prapë gëzon respekt, nuk merret me akuza mizore. E tillë është akuza e Berishës se Hashim Thaçi na qenkësh «argat i Serbisë», asistent i Aleksandër Vuçiqit e kështu me radhë. Hashim Thaçi mund dhe duhet të kritikohet, kjo është legjitime, po ashtu është legjitime të ketë mosbesim të madh nga publiku ndaj politikave jotransparente të Thaçit, por njollosja e tij si «argat i Serbisë» nuk ka të bëjë gjë me logjikën, madje është braktisje mendore e terrenit ku debatojnë njerëzit normalë.

Si ndodhi ky eskalim (i paparanueshëm!) i gjuhës së Sali Berishë? E vërteta është kjo: në gusht të vitit të kaluar kur Berisha u deklarua kundër rrudhjes së territorit të Kosovës, Hashim Thaçi humbi kontrollin (siç i bën vaki shpesh) dhe e akuzoi Sali Berishën për të gjitha të zezat e mundshme, përfshirë edhe strehimin e Osama Bin Ladenit në Tiranë në vitet ’90? Ndonjë dëshmi për këtë presidenti gjigant i Kosovës nuk ka, andaj kur gazetari Adriatik Kelmendi e pyeti në lidhje me akuzat që ia kishte bërë Berishës, Thaçi tha se nuk kishte përmendur emra dhe pastaj ia nisi asaj këngës së tij bajate: «Shpifje, shpifje, shpifje…».

Ishte një imitim qesharak i Edi Ramës, i cili në kuadër të projektit të tij të «Rilindjes» ka arritur të rilindë së paku dy fjalë: «shpifje» dhe «kazan». Sot Rama, duke e akuzuar Berishën se e ka furnizuar me armë «Kasapin e Ballkanit», vetëm riktheu retorikën e njohur që synon ta paraqes Berishën si armik të Kosovës dhe socialistët si atdhetarë që lanë dhe lënë shpirtin për Kosovën.

Si asgjë në këtë jetë edhe ky interpretim bardh e zi i Ramës nuk është i vërtetë. Në të dy polet politike të Shqipërisë ka politikanë që kanë përkrahur Kosovën dhe në momente të rëndësishme janë treguar të përgjegjshëm. Por, njëkohësisht, në të dy krahët politikë ka edhe aventurierë të papërgjegjshëm. Në vitet ’90 kanë qenë kryesisht politikanët e majtë të Tiranës që vraponin për të takuar kolegë të tyre serbë në Beograd, duke synuar kështu t’ia bëjnë me dije bashkësisë ndërkombëtare se Berisha është «nacionalist shqiptaromadh». Analistë të afërt me Partinë Socialiste e quanin Kosovën «lëkurë leopardi», që duhet ndarë, 60 për qind t’u jepet shqiptarëve, 40 për qind serbëve. Gazeta që me pushkë e flakë përkrahnin socialistët shkruanin se Berisha i nisi tanket drejt veriut për të provokuar Jugosllavinë. Një kryeministër socialist në një intervistë për revistën gjermane «Der Spiegel» i premtonte opinionit europian se do të fliste me Ibrahim Rugovën për të bindur se pavarësia e Kosovës nuk është koncept modern. T’u themi tradhtarë të gjithë këtyre socialistëve? Apo argatë të Beogradit?

Edi Rama dhe Sali Berisha kacafyten, shahen, thumbojnë njërit-tjerin me fjalë të ndyra, sepse asnjëri nuk kanë interes të ndriçojnë disa kapituj të errët që kanë hapur plagë mes Kosovës e Shqipërisë. Për shembull: kanë qenë qeveri socialiste në pushtet kur në Shqipëri janë vrarë Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së Kosovës (në ekzil), dhe Ilir Konushevci, njëri ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vrasësit nuk janë zbuluar kurrë. Kur në rrethana të paqarta është vrarë Ali Uka, në pushtet kanë qenë demokratët. Më 1998, kur Kosova ishte përfshirë nga flakët e luftës, Berisha dhe të tijët nuk patën punë më të mençur se të bëjnë një përpjekje për grusht shteti.

Nëse nuk duan të flasin për njollat e së kaluarës, atëherë së paku do të duhej të tregoheshin tani përgjegjës përballë vështirësive të mëdha që gjendet Kosova. Edi Rama mund të zemërohet se përse njerëzit në Kosovë nuk po e përkrahin projektin e Hashim Thaçit për rrudhjen territoriale të Kosovës. Por, ka një arsye për këtë, të cilën Rama e di mirë, por s’ka guxim ta thotë publikisht: paaftësinë e Thaçit për të ndërtuar konsensus politik dhe gatishmërinë e tij për të hyrë në negociata të rrezikshme me Serbinë kokë më vete, pa dijen e spektrit politik në Kosovë dhe pa mandat nga Kuvendi. Rama do të mund të ndihmonte për të krijuar konsensus në Kosovë sikur të mos ishte bërë militant i Thaçit. Tani është vonë.

Sali Berisha, ndërkaq, nuk i ndihmon aspak Kosovës duke e eksportuar gjuhën e tij polarizuese, fyese, shpifëse nga Tirana në Kosovë. Kur Thaçi llomotiti kundër tij vitin e kaluar, Berisha duhej të tregohej burrështetas dhe t’i thoshte: «Fale, o Zot, se nuk di çfarë flet!» Në kacafytjet gjuhësore sot u përmend edhe Ibrahim Rugova. Rama tha se Rugova nuk ka pranuar ta takojë Sali Berishën. Kjo është e vërtetë, por sa e respekton Ibrahim Rugovën dhe sa e njeh historinë më të re të Kosovës Edi Rama u pa kur mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe nuk e përmendi fare Ibrahim Rugovën. Ndodhi ajo që pritej: deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës braktisën sallën. Shqipëria nuk duhet të bëjë politikë partiake në Kosovë, por të flasë si shtet serioz, si anëtare e NATO-s dhe si vend që aspiron të fillojë shumë shpejt negociatat për anëtarësim në BE. Meqë këto janë detyra të zorshme për politikanët e Tiranës, ata janë hedhur në moçalin e fyerjeve, popullizmit dhe premtimeve të mëdha gjoja atdhetare. Andaj nuk mungon loja «Ti je me serbin».

19 komente në “Gojëndyrë dhe të papërgjegjshëm”

  1. Nik says:

    Po mire Z. Robelli, si gazetar i “moderuar” qe hiqesh, pa dashur e harrove mbytjen e Remzi Hoxhes ne qelite e SHIK-ut te Saliut dhe pastaj zhdukjen e kufomes se tij po nga SHIKU. Sali Pyka ishte mender president atehere dhe urdheronte dhe dinte gjithçka!

    1. R says:

      Doli dhe nje gazetar tjeter qe i vjen keq per Salen qe po i ven rotullAPAKIkë o gazetar plerë

      1. Komentuesi says:

        Zoti Robelli,e ke mbrojtur shume mire Sali Berishen dhe e ke fajsuar shume mire Edi Ramen per akuzat qe i bene ai Sali Berishes.Tani,shko me njehere te Saliu dhe mere parat ose euro per te miren qe i ke bere.Ti more lumadh paske harruar krimet e panumerta te Saliut,qe ne shqipetaret e ndershem dhe pa poste drejtuese i dim shume mire.Te zezat qe i ka bere Saliu shqiperise dhe Kosoves nuk numerohen dot,Nuk eshte e thene,qe, maqedonia,greqia Bullgaria apo ndonje tjeter qe ka ndihmuar kasapin e ballkanit me nafte e tanke nuk u kane thene gje lidereve te tyre,dhe nga kjo te mos i themi edhe neve,apo Edi Rama kriminelit Sali Berisha.Nuk jemi fare dakord me shkrimin tend se po mbron nje kriminel te zi,Sali Berishen.

    2. Dyrrahu says:

      Nik i nderuar. Enveri Rebel me disa paraqitje te tija shtiret kinse dija dhe patriotizmi jetojne ne te dhe askund tjeter. E ka nje burim te jetes te mire ne Zvicer dhe nga atje e nxjerr “dijen” e tij per ta shitur te skamnoret. Njeriu qe eshte vetem vetvetja qe ne zhargonin letrar quhet narcisoid, nuk mud te na lodhe me pacavura.
      Ky nuk merr parasyshe asgje nga e kaluara, nga puna dhe nga kontributi i njeriut per te cilin flet, i grahe te tijes dhe nxjerr vrere kunder cdo njerit dhe cdo njeres.
      Fyersin, shpifesin, sharesin, fjalor rrugacin, hajnin, vrasesin e barazon me njeriun qe dje iu kall kupa e kokes nga te gjitha ato qe Sali Berisha ka vjellur gjate 30 vjeteve. Njehere e shante Ramiz Aline sepse ishte ne pushtet, pastaj Nanon sepse ishte me i mire sesa ai vet, me vone Finon si kryeminister, gjithashtu edhe Majkon, per te ardhur te Rama.
      Ky njeri duhet te burgoset dhe t’i hapet dosja per t’ia nxjerre te gjitha mekatet dhe tradhetite.
      Natyrisht qe asnjeri nuk eshte engjell, por cdo njeri eshte shume me i mire per te qene kryeminister per shqiptaret sesa Sali Berisha i futur thelle ne mekate.
      Enver Robbeli nuk marr parasyshe asgje tjeter por vetem t’i del artikulli, gjoja i nje njeriu te drejte.

    3. Kapit Tupalla says:

      I propozoj këtij Robeli dhe çdo shqiptari që do ta di rolin e figurave politike gjatë dhe pas viteve 90-ta ta lexoj një shkrim brilant në këtë link. Është një histori e shkurtër se si erdhëm në këtë derexhe, para së gjithash në Kosovë,

      https://www.epokaere.com/defaktorizimi-i-kosoves-shqiptare-interes-vetem-i-serbise/

  2. robi says:

    ik more plehre, sali berisha eshte monster more zoteri, nuk krahasohet me asnje ne trojet shqiptare dhe ne boten e sotme, pervecse ander nga bashari!

  3. Billy says:

    O Robell, a je robell a ban vet !!!??? Si mundesh me barazu kontrabanden e naftes qe bajne sllavet dhe greket me ate qe ka ba Sali Berisha. Megjithese mire e ke. Sepse ai per t’miren tuj e ka ba. Furnizoi tanket e Sllobodanit me nafte, me ju vra e pakesu, sepse ishit shtu teper. Nuk di se si kane shptu disa tipa si ti…

  4. vang says:

    Kaq nuk kuptoni qe fyerjet i ben gjithmone Berisha.Kudo qe te jete shpif dhe pergojon K/M

  5. Ivan i madh says:

    Ο delli Robelli shkrojte po asgje nuk qyllose aq sa e fut ne thonjeza kaspin e ballkanit babain tend Miloshevicin se te dhembet shpirti per te dhe abuzuar se ai seshte sipas teje kasapi i ballkanit. Dhe na fut shenjen e barazimit midis Rames që ka kusuret me shqiptaret e Shqiperise dhe jo me ata te Kosoves me kriminel Berishen vrasesin e shqipetareve dhe spiunin e Udb ndaj UCK. Mos do që te te te besojme ty lamash mediatik se ne nuk i kemi jetuar ato vite te rende jo vetem per Shqiperine po per gjithe kombin shqipetar. Pse mohon tonelatat e naftes qe shkonin drejt nenes tende Serbi e vjeres se Berishes ne nje nate dhe bej hesap sa muaj vazhdoi kurse surati jot o basarduar serb e flet me percemim disa fuci. Po arestimi i ushtareve dhe udheheqeseve te UCK, Rambujeja, takimi i fshehte i Horit midis tre antishqipetaret Berisha, Grigorov dhe Miloshevicit si dhe zhdukja e deshmimtarit R. Hoxhen. Me pas turbullirat e 98 kur Kosova kishte nevoje me shume se cdo here per ndime e jo per sabotim si beri miku jot kriminel Berisha me banden e tij pro serbe. Si dhe hedhjen ne fund te grupit pro serb me te bijes Argiten dhe dhenderin e tij te dashur Lulushin e banden e tyre që te benin dosjet per luftetaret e UCK ne ndime te nenes suaj Serbi. Prandaj e mira eshte mbylle ate hale se mjaft kemi gjirizi e vellait tend te Berishen dhe kelyshet e tij qe vjellin cdo dite vrer pe Shqiperine e kombin shqipetar.

  6. A says:

    Per te shmangur pergjegjesine nga problemet e rendesishme qe kerkojne zgjidhje(detyrat e ngarkuara nga BE per km) dhe opoziten serioze me mjete demokratike per S.B ,L.B hollandezin ,ata fabrikojne konflikte te ulta qe te ndikojne ne largimin e vemendjes nga ceshtjet imediate.Te dehur nga ethet e pushtetit nuk munden me te perceptojne asgje tjeter pervec menyrave te shfrytezimit te shtetit ne funksion te pasurimit te tyre…

  7. Dikush says:

    Ilir konushevcin dhe mjeku tropojan hazir mala u vran ngangbanda banda e agim dhe bislim demirajt, agimi vet u vra nga iliri i plagosur rend. Fatmir haklaj si mbeshtetesi i UCK per hakmarrje e vret me doren e tij edhe Bislim demirajn ne prani te disa ushtarve te UCK, nje prej tyre si deshmitar ishte dhe Florim Krasniqi ish deputet i vetvendosjes. Motren e vellezerve bandit demiraj Berisha e beri gjyqtare ne KLD. Ahmet krasniqi pas dezertimit te tahir Zemajt ne dukagjin as ne xhunglen e amazones nuk do i shpetonte terbimit te UCK qe pati humbje te medha njerz si pasoj e dezertimit te komandes se zemajt me kraaniqin. Kjo pati edhe pasoja shum vite me von ku dezertoret u perndoqen dhe u likuduan bile disa bashk me famile si zemaj. UCK humbi me mijera njerz dhe familjar. Te tjeret te jen te lumtur qe vijen e gjakut per hakmarrje e la me kaq, dhe nuk masakroi edhe disa coftina qyqare, dezertore dhe sabotues te luftes. Gjaku dhemb.

  8. nardi says:

    Nje kukumal me arsyetime nga fakte te degjuara neper korridore. Gazetari flet percart sa eshte ber lemsh me gjuhen e vet.

  9. shqip says:

    Eh more Rob(h)ell. Ben si i pa anshem, po kuptohet qe je Berishist. Flet per embargo te disa shteteve. Harron qe as sllavet Bullgar, as Greket, as Rumunet, nuk i lidh gje me gjysmen e kombit shqiptar. Kontrabanda nga Shqiperia ka impakt tjeter. Sepse “une Albanezi , shes nafte dhe arme per te vrare “ty kosovarin albanez”. Te pakten kaq gje duhet ta kuptosh qe mos kepusesh mufka. Tani vijme te ca te verteta qe ti i anashkalon me qellim. Vetem qe te na mbushesh mendjen ne shqiptareve te kesaj ane, se Saliu qenka burr shteti. Ore ti, je apo ben sikur je ? Ketu 90% e popullates e duan ne qeli, ti thua burr shteti (leshi). Po cili km i asaj periudhe do bente nje deklarate qe nuk perputhej me konjukturat e kohes? Ti harron qe Saliu ne fillim te viteve 90, ne nje udhetim per ne Shba, takohet me eksponente serbe. Ç’u tha, e ç’u be kete zgjidhe ti qe i jep mend tre milion shqiptareve. Ndersa Nano u takua me Milosheviçin. E di perfundimin e atij takimi? Miloshi i jep Nanos nje liste me agjente te Udb qe kishin edhe poste shteterore. Kurse Rama “goje çthururi” , i pari shqiptar qe foli per gjate nje shekulli ne mes te Beogradid. Pa si ,pa ma. Cop, Kosova shtet i pa varur. Mos hiq shigjeta majtas, djathtas. Fatet jane ne drite te diellit. Saliu yt ka lyer duart me gjak shqiptaresh, ketej dhe andej kufirit.

  10. Pa vlere says:

    Shkrim I dobet!
    Autori nuk ka frenuar dot deshiren per te mos qwne I pavarur ne gjykim! Keshtu qe ben nje shkrim medioker! (Sa na e konsumon kohen ne mwnyre te pavlere)
    Sali Berisha ka furnizuar Milloshevicin me nafte?
    PO !
    Dhe kete nuk eshte nevoja te na e thote Wdi Rama (ai ka qene ndoshta ne France atehere)
    Aq me teper nuk eshte nevoja te na derdelliti ketu Robelli (nuk e di ku ka qene ai atehere..)
    Kete te vertete te madhe qe e dime ne Shqiptaret, na e ka konfirmuar me ze dhe figure, drejperdrejt vete Salih Berisha!
    Tani pyetja e madhe eshtw;
    Çfare m*tin do Robelli qe na çan trapin?!?

  11. Labi says:

    Robelli nuk e ben nga padija, po qellimisht, Robellin e shqeteson gjithcka Shqiptare, ne kete forme tregohet Zviceran.Ne Zvicer eshte nje urrejtje e forte ndaj Shqiptareve, a keni pare te reagoje Robelli per kete teme, ky dhe ushqimin e ha si Zviceran qe te tregohet kurrizulur.

  12. ani says:

    jam nga Vlora dhe kam qene 15 vjec kur eshte bere kontrabanda e naftes me serbine.ne vlore shkarkoheshin anijet cisterna dhe me dhjetra kamione ne vargje te gjata niseshin per ne malesine e madhe duke kaluar gjithe shqiperine nga jugu ne veri.kjo ishte vetem nje pjese pasi te tjere kamiona niseshin nga porti I durresit dhe nga kakavia ne kufi me greqine.ishte nje kontrabande e organizuar shteterore nga banditet dhe tradhtaret e kombit me ne krye presidentin e asaj kohe berisha.z Robelli,ju lexoj me deshire por mos na ofendoni inteligjencen per gjera qe I kemi jetuar vete duke I treguar sikur nuk ka ndodhur gje.

  13. Plaku says:

    O Robell,ishe me fustane kur bëhej kontrabanda e naftës me Serbinë apo kishe filluar të vidhje brekë?! Po me ç’mëndje përmënd fjalën fuçi more njeri të thençin? Por kanë qënë mijëra e mijëra ton gazoilin dhe vajguri more kosovar “mëmëdhetar e gazetar” ,ne i kemi parë për ditë e çdo natë mbushjet e zbrazjet e depozitave qe ishin 7 dhe nxënin nga 500 ton secila dhe aniet dhjetra mijëra tonëshe mbanin radhën në radhë për t’u zbrazur në terminalin e Vlorës.Ti qënke fare more gazetaruc,vetëm për fjalën e përdorur “disa fuçi” ty të takon një dekoratë ku të cilësohesh Gazetaruc i epokës Serbe të shtypjes së popullit Kosovar.Jazëk …..

  14. fantoma says:

    (to)Robell, edhe vetëm duke e quajtur shpellarin skizofren, injorant e kriminel, shkatërruesin e Shqipërisë, Sali Berishën “Burrë Shteti”, është të paktën ofendim, për masën më të madhe të shqiptarëve (ata që kanë bazat elementare të inteligjencës e kulturës)… !!! Prandaj “ik pirdhu, andej nga ke ardhur dhe…, bën shumë gabim Merua që boton paçavure të tilla të “bythëlëpirësit profesionist”…!

  15. bujari says:

    Si ka mundesi z. Rubeli qe krahason kontrabanden e shteteve sllave qe thyene emargon duke furnizuan serbet me nafte dhe arme me kotrabanden e qeverise shqiptare? Po ste vjene turp more faqe zi qe ti si gazetare e di fare mire se cfare ka bere Milloshevici mbas viteve 90, sidomos genocidinn daj popullit kosovar! Ato shtete, thua ti, nuk i permendin se cfar kane bere parardhesit e tyre, keshtu qe edhe ne nuk duhet ti permendim se cfar kane bere parardhesit tane(qe kane vazhduar dhe vazhdojne edhe sot e kesaje dite ti bejne zullume shume te medhaja kombit tone). Ptu fare e keqe qe kerkone te justifikosh hajdutet dhe kriminelet me te medhenje qe ka pas shqiperija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje