Nga Ben Andoni
Vështirësia më e madhe për shumë albanologë, që lidheshin nëpunën e tyre me shqiptarët, ka qenë përpjekja për të përcaktuar karakterin më të pranueshëm të subjektit të tyre.
Aq e vështirëka qenë si detyrë, saqë studiues të ndryshëm, paçka bagazhit tël artë teoriko-praktik kanë dështuar ta identifikojnë me të gjitha dritë-hijet.
Sa për ne vetë, gjërat janë të thjeshta dhe për një gjë duhet tëkrenohemi: aftësitë fizike dhe instinktet e mbijetesës kanë qenëkaq të larta, saqë edhe pushtimet dhe reprezaljet më të egra nuk na kanë shuar. Mit’hat Frashëri bëri një përpjekje interesanteduke mbledhur shkrimet e shumë prej udhëtarëve të huaj, ndër vite, që kishin qenë në vend në detyra e me qëllime të ndryshme. Me shkrimin e tyre, sot, ne mund të mësojmë shumë për perceptimin ndaj paraardhësve tanë me guna. Nuk është se ka nëmasë përshkrime të panjohura, teksakudo ata përshkruhen tëzotët për të mbijetuar dhe për të manovruar.
Lord Bajroni i ngre në piedestal për cilësitë, qoftë edhe të pakultivuara, por shoku i tij i udhëtimit Hobhauz, që u ka kushtuar më shumë vëzhgime, çuditërisht ka një pamje tjetër: “Kënaqësia e tij (lexo : shqiptarit) më e madhe, – shkruan Hobhauzi, – kur nuk është i zënë me luftë, është të ngrohet në diell, të pijë duhan, të hajë, të pijë raki, të dremisë ose të vijë rrotull në kopshtin rreth kasolles së vet, duke i rënë lahutës me një melodi të vetme.
Ndonëse është i ngeshëm, përsëri ai është i padurueshëm dhe i gatshëm të rrëmbejë pushkën e të fshihet në pyll me thirrjen e parë të prijësit të vet”. Gjithsesi po të lexosh kujtimet e britanikëve të tjerë mrekullohesh, por edhe habitesh sesa afër e kanë përshkruar individualizmin e tyre.
Faik Konica, një vëzhgues i rrallë por edhe burrë shumë i kulturuar, do të bëjë një sintezë interesante për individualizimin e shqiptarëve, ndërkohë që me veprimet e veta do e përshfaq veten një përfaqësues interesant të tyre, me veçantitë e karakterit dhe dritë hijet e forta. Në një nga shkrimet e tij na lë një kujtesë interesante: “Një studiues gjerman, dr.Herbert Luis, i cili, siç e kemi thënë tashmë, u ngarkua nga qeveria shqiptare për të studiuar topografinë e vendit, pohon se në Shqipëri nuk ekziston një dukuri e tillë si turma.
“Një nga përshtypjet më të forta, – thotë dr. Luisi, – që më ka lënë kontakti i gjatë me popullsinë shqiptare, është me siguri kjo: që te çdo shqiptar ka një njeri me vetëbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë dhe e vë në kartë pasurinë e gjakun e tij në një mënyrë prej biznesmeni. Në një situatë të paqartë, kushdo pa asnjë kufizim, qoftë i madh ose i vogël gjykimi i tij, merr pjesë në mënyrë të ndjeshme e ndërkaq secili është gati të marrë një nismë të fuqishme. Shkurt, nuk ka masa indiferente në Shqipëri.”
Po a jemi kaq indiferentë?! A bëjmë dot vallë shtet me këto cilësi?! Në masë ka thirrje se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet, kjo kryesisht nga fqinjët, kurse shkrues vendas pretendojnë se vetëmtë huajt mund të na drejtojnë dhe të na vendosin në hulli. Telefonuesit e mëngjesit të ankesave kërkojnë lidhje me ambasadat e huaja, duke harruar se kanë shtet.
Pak kush e pohon se Shqipërisë moderne i është zbehur tej mase karakteri kombëtar, ai që bën shtetin funksional prej ngritjes së duhur të institucioneve. Në masë, sot, besohet se të huajt do të na bëjnë shtetin, strukturat që do e mbajnë atë dhe vendi sakaq do të begatojë, por artikullshkruesit rrallë theksojnë se një trup i mirë, nuk ka nevojë për paterica.
Nga ajo që kupton dhe nga ky qerthull dekadik duket se ka ardhur koha që Shqipëria të inincojë një lëvizje të re shpirtërore (jo me emrin Rilindje që u përdhos), një të tillë që ta mbajë si në kohën e Rilindasve të vërtetë, atyre që shkrinë gjithçka për vendin e tyre. Kjo është rruga për të njohur shqiptarin e vërtetë, atë që do vendin e tij dhe që kërkon të drejtën. Të paktën, ky shtresëzim nuk i ka gabuar asnjëherë antropologët për shqiptarët: Individë, që duan lirinë, përmes një strukture që është shteti i tyre, bash ajo që njeh sesi funksionojnë këta të pabindur të historisë.
Por, kjo është pjesa ideale, ndërsa praktike, janë politikanët tanë të gjithë krahëve, që ofendohen si dikur. Mu njësoj si Ismail Qemali, Ahmet Zogu e të tjerë pa fund, që nuk lanë gjë pa ia ngarkuar njëri-tjetrit, duke na treguar qenie vërtetë të palogjikshme dhe me inate gati shtazore. Këtu, sërish, albanologët humbasin para shqiptarëve të sotëm Rama dhe Berisha, që në vend të gunave janë të mbathur me Armani dhe Versace. (Homos Albanicus)
Te lumte!
Cfare te lumte leshi!!!!
Cdo artikull apo cdo ligjerate qe kritikon ne menyre objektive Edi Ramen eshte nje vlere per publikun dhe i bene mire edhe Rames vete. Ama, cdo artikull apo ligjerate qe tenton te vere cfaredo shenje barazimi midis Berishes dhe Rames eshte nje akt tradhetie kombetare. Te barazosh kancerin me te zi qe ka patur shteti shqiptar ne historine e tij me ate qe eshte i vetmi qe po arrin ta shkuli, eshte me i thone cancerit “rri vlla mos ik, ushqehu me trupin tim”.
Ben Andoni, o antishqiptar i qelbur, si mund te aludosh qe Ismail Qemaili = Ahmet Zogun dhe Sali Berisha = Edi Rama.
Celo Mezanaj….te lumte o njeri .Ka lezet kur lexon arsyetime te tilla .Inteligjent je dhe objektiv .As Taulant Balla sta kalon dot.Sidomos te pjesa qe “kritika i ben mire Rames” ke treguar gjithe bagazhin tend kulturor.
Ke degjuar gje ate shprehjen ….per inat te sime vjehrre ,do flej me mullixhiun.?? I vetmi ndryshim eshte se ti dhe tipa si ty nuk po lejne mullixhi ne kembe ketu e 6 vjet .Hajt me shendet te mullixhiu i rradhes e Zoti ta shtofte inatin per vjehrren Sali e mullixhinjve oreksin.
Kokerr debil….
Aman rregulloni shkrimin se nuk po e lexojme dot u lodhem.
Qenia njerezore evolon me kohen. Kjo fale teknologjise, komunikacionit, dhe studimit. Por pyetja eshte pak e veshtire ne rastin e nje pjese te popullates. A kane evoluar kjo kategori njerezish, qe kryesisht besojne ne gjakmarrjen, ne kanun, apo ne lavazhin propagandistik te fondamentalisteve fetare? Edhe pse duket absurde per shek ku jetojne, prape faktet flasin per nje rizgjim mentaliteti tribal. Keshtu qe une mendoj qe shoqerite sillen ne nje menyre apo tjeter, sipas rendeve e regjimeve qe i drejtojne. Ne kete aspekt, duke perjetuar dy sisteme politiko -shoqerore te ndryshme, them me bindje qe, sistemi i para 90 ne shume aspekte,per sa i perket emancipimit dhe çrrenjosjes se nje jete primitive, ishte shume me larte per nga vlerat qe mbarte. Thene kjo ne vija te trasha, ai sistem i vuri njerezit ne brazde. E para i shkolloi, e dyta i punesoi , dhe e treta i edukoi me ligjet e shtetit. Kjo eshte pak a shume tablloja e shtetformimit. Tani hidhu e perdridhu nga te duash. Nxirr nje mije arsyetime, prape biem ne nje emerues, ky vendi yne, qe ne e quajme Shqiperi, sot ka vetem emertimin shtet. Se ne fakt eshte vetem ne leter. Ligji eshte i tille vetem ne te shkruar, pasi ne praktike eshte inekzistent. Per kete eshte folur dhe mund te flitet edhe pas shume brezash. Ky sistem qe nuk eshte sistem, se nuk ka te ngjashem ne rruzullin tokesor, nuk afron asnje mundesi shtetformuese. Ka vetem nje klike qe pasurohet ne menyren me abstrakte te mundshme. Ka dhe nje mase njerezish qe konceptin kohe, te drejta, dhe detyrime, i kane te fshira nga sistemi psiqik i tyre. Pra kjo klika pasurohet ne nje vend qe nuk prodhon pasuri. Ndersa kjo masa fle njesoj siç e pershkruan shoqeruesi i lord Bajronit. Personalisht kam shprehur me se nje here; Shqiperia protektorat. E di qe nuk tingellon mire. Sidomos per ate pjesen e tepsise. Jane ata qe na mbushin mendjen me sovrane e me flamure. Kete kane bere ne shekuj. Po hidhini syte nga Hong Kong-u fjala vjen. Ka dhe raste te tjera analoge. Po edhe nga ana praktike do ishte zgjidhja me racionale. Ti ushtri s’ke. Ose ke ca trupa qe paguhen, por qe me shume ruajne lagjet ne Afghanistan, se sa ruajne kufijte tane. Pra kete pune e ka zgjidhur Nato. Ti politike te jashtme s’ke. Eshte fakt qe ne bejme vetem detyrat e shtepise. Se si do orientohesh, se ç’do thuash, e ke do takosh, ta ben o Shba, ose Brukseli. Ekonomi me mire mos flasim se nuk eshte argument per diskutim. Ne qepim vetem breke. Madje Armina qe ka dyqan brekesh, i bie ato nga jashte qe tua shese vip-ave injorante. Ç’hame e ç’pijme e tregon numri i larte i semundjeve. Dua shume te jem nje ze i veçuar. Po realiteti eshte i hidhur. Mund te themi qe jemi vertete te zinjte e vetes, bukeshkale. Hodhem poshte pa nje, pa dy, gjithe punen e disa brezave. Edhe ajo pak vlere ne kulture, ekonomi, arsim, etj, u vanit para babezise. Prona e perbashket u nda e u shkaterrua nga maskarenjte e xhambazet. Genocid shpirteror, ambiental, ekonomik. Dhe e gjithe kjo per ate qe thashe me larte. SISTEMI qe nuk eshte SISTEM.
Ku mbahen pordhet e fshatareve.
Ketej thone po vdesim nga urija ,ketej kafenet mbushur plote dhe veshur me firmato.
Shkrim, shumë dinjitoz, por…, për ata që dinë shkrim e këndim, jo për shpellarë “patriota-injorantë”…(që fatkeqësisht ka me shumicë nga anët tona… )
Sa me shume shajme vetveten, aq me shume nuk njohim te tjeret!!! “Shqipot nuk qeverisen dot vete”…..eshte nje perseritje idiote e nje shprehje nga ata qe duan te zhvendosin shqipot nga tokat e tyre. Po greket, po italianet, po serbet….a jane ata te mire-qeverisur? Ne kemi vendin tone, dhe historine tone. Nuk jemi as me te mire, as me te keqinj se popullatat e tjera ne Mesdhe. Ajo qe vertet duhet te kritikojme eshte klima konfliktuale qe na ndjek per shekuj, dhe te kemi aq vizion te kuptojme qe na duhet te lidhemi me shume me njeri tjetrin. Duhet te reflektojme qe vetem kemi njeri tjetrin, ne nje glob gjithnje e me agresiv. Bota po mbipopullohet, dhe te gjithe i kane syte nga tokat e fqinjit. Te mbrojme ate cik qe kemi, dhe te mbajme njeri tjetrin, aq pak sa jemi. Na lidh gjuha, na lidhin zakonet, na lidh gjaku, na lidh historia e pleqve tane. Te mbjme lidhjet!!!