Relativizimi i së keqes dhe vëllaznit nga Kosova

1 Shkurt 2019, 18:45Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Nuk do të kisha dashur kurrë ta shkruaja këtë koment, por çdo gjë e ka një kufi. E kam fjalën për hapësirën e qarkullimit mediatik të Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektimin e etikës në një familje të ndarë në mes.

U bë disa vjet që nga mediet e Prishtinës, por edhe gazetarë nga ky shtet shqiptar, komentues, analistë, njerëz të njohur e të panjohur japin mend, analizojnë, komentojnë punët e Tiranës dhe të Shqipërisë, në disa raste, me një mendjelhetësi të neveritshme dhe, në disa raste, me një mllef përçarës që u ka hije vetëm shakllbanëve të provincës. Nuk ka ditë që në disa media që dalin në Prishtinë të mos shfaqen komente denigruese për punët e politikës në Tiranë dhe, sidomos, shkrime gjithë mllef fshtaresk ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në anën tjetër, shtypi i Tiranës me një indiferentizëm brilant dhe me një etikë europiane, në asnjë rast, nuk i ka futur hundët dhe nuk komenton punët e Prishtinës dhe, në asnjë rast, nuk ka fyer me komente apo editoriale as kryeministrin Haradinaj dhe askënd tjetër. Është për të ardhur keq që një klimë e tillë konfrontuese dhe partizane vihet re mes mediash që do të duhej të kishin një mision tjetër dhe që mund të ndërmerrnin së bashku aksione për investigime të thella për punët që nuk kanë shkuar mirë as në Shqipëri e as në Kosovë.

Ëshë e neveritshme disa herë kur lexon një medie në Prishtinë që lartëson Monikën dhe Ilir Metën dhe shpifjet e qytetarit dixhital të Berishës i bën lajme të para. Këtë maskarallëk asnjë medie e Tiranës nuk e bën dhe asnjë gazetar nga Tiranë nuk sillet si mercenar i pështirë i blerë në Prishtinë që të shajë nga Tirana politikanët e Kosovës, ashtu siç bëjnë disa të tillë nga Prishtina që e kanë shitur shpirtin në qoftëlargun e Tiranës.

Tirana zyrtare, në gjithë këta vjet, pavarësisht poltikanëve që kanë qenë në krye të saj, kurrë nuk e ka harruar Kosovën dhe gjithmonë është marrë me fatin e saj. Edi Rama për të çuar më tej këtë përkushtim ka marrë dy të rinj të talentuar nga Kosoavë dhe i ka bërë ministra.

Ne të gjithë e dimë se për shumë e shumë arsye Tirana dhe Shqipëria kanë prodhuar më shumë dije dhe profeionistë, por nuk kemi dëgjuar deri tani që Prishtina të jetë mbështetur në këtë përvojë, me përjashtime të disa këshilltarëve ndër të cilët do të veçoja sidomos Adri Nurellarin.

Shqipëria e ka harruar invazionin që iu bë asaj nga vëllezërit nga Kosoava pas viteve ’90 pas rënies së diktaturës dhe abuzimin e shumë prej tyre me varfërinë e vëllezërve shqiptarë. Shqipëria i ka harruar mashtruesit spektakolarë si Hajdin Sejdia dhe në vitet më të zeza të saj, pas rënies së skemave piramidale, i priti vëllezërit e saj të një gjaku ashtu siç u ka hije shqiptarëve.

Në gjithë këta vjet nuk kam parë asnjë media që del në Tiranë që të fusë hundët apo të bëhet palë me njërin apo tjetrin krah politik dhe të vijnë e të kapardisen në studiot e Tiranës si karaducë e të japin mend e t’i tregojnë kryemnistrit të Shqipërisë Edi Rama se si bëhet politika.

Ky ekses i këtyre pseudogazetarëve që i dorëzohen blerësit më të parë këtu në Tiranë po krijon një perceptim negativ dhe të ndyrë për një pjesë të atyre që i thonë vetes komentatorë apo gazetarë nga Kosoava dhe që e kanë kthyer në sport llahingash fyerjen dhe denigrimin e kryeministrit të Shqipërisë me lajmet e qytetarit dixhital të Berishës.

Më vjen keq se në Prishtinë ndodhet një nga monumentet e mendimit publicistik shqiptar, studiuesi dhe shkrimtari Rexhep Qosja, por edhe hija e tij nuk ka mundur ta ndalojë vërshimin e këtij llumi prej gazetave të Prishtinës në Tiranë.(TemA)

12 komente në “Relativizimi i së keqes dhe vëllaznit nga Kosova”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    E VERTETA eshte NJE: muslimon brothers kunder kristianeve shqiptare[urrejtie pathologjike],te cilet ne kete moment perfaqesohen nga E.Rama edhe pse ky i fundi ne fakt eshte atheos.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo Ilir Yzeiri! Cdo gje ka nje kufi. Tipa si Bukshkakat duhen ndaluar ne nje moment.

  3. tropojani 100 says:

    nuk pjerdh kush per ed ramen ne kosov o ilir ,atje nuk i don grekt si ktu ne shqipni,kosova a shit prej eterve te rams me koleka e enver hoxha me mugosha e mladina qekrijun partin tende te flliqt o ilir,edhe fatos nano ka pas than krahina e jugosllavis,serbis per kosoven edhe nuk ka dasht kurr fatos nano qe kosova te jet e pa varun,prandaj kosova ka shije te keqe nga paraardhesit e tu ilir dhe te edi rames e partis komuniste,punes,socialiste. kjo asht arsyeja qe nuk e don ata ed kristakis ramen ,jo me bo rama 2 ministra prej kosove po tan kabinetin me bo kosovar rama nuk i rren kollaj kosovart sepse ministrat bojn ate qe u thot rama jo ata qe don kosova kosovart e shqiptart ok??!! hajt ilir komunisti lepija bythen rams me naj shkrim tjeter se ky mbaroj..

    1. shqiptari i ilirise says:

      Ti Tropojani 100,je pikërisht njëri prej atyre që me injorancën dhe ligësinë që ke brenda,i ke dhenë Tropojanëve namin më të zi që mund të ketë një krahinë.

  4. Besniku says:

    Ilir! Ti mire e ke llafin por haron qe ne Shqiperi askujt nuk i shkon ndermend te lexoje ndonje diçka prej Kosove perveç shkrimeve te Rexhep Qoses
    Ne ambientet Shqiptare, ne qofte se deklaron se ke lexuar diçka Kosovare te tallin. Me vjen keq dhe per ty qe ke harxhuar kohen tende per te lexuar paçavure qe te kujtojne kohen e Haxhi Qamilit. Sa per dashurine te keshilloj qe mos e vrasesh shume mendjen. Vellezerit nuk i zgjedh vete, ata ti jep Zoti o si mallkim o si bekim. Nuk ke ç’fare ben! Ky fat na ra

    1. pjeter says:

      Lexojne si nuk lexojne, shiko “bota sot”, c’do gje qe eshte kunder Rames publikohet, sa here ka lajme te keqia per shqiptaret ne Itali publikohen, sa here flet Saliu publikohet, sa here flet trumpisti Beqo Sina publikohet, kur flet Qosja rralle. Atje ne ate gazete, jane te gjithe me tituj, “eksper nderkombetar”, “profesor nderkombetar,” sa fillon e i lexon e kupton c’fare niveli nderkombetar, dhe llogjike nderkombetare qe kane. Une personalish kam nje ide pse po ndodh keshtu ne Kosove.Serbi e mbajti me dhune Kosoven per 110 vjet, por edhe me spiuna, atje ka spiuna qe jane nen rroge nga serbi akoma. Normalisht , sepse per habi duket si nje gje normale,nuk diskutojne asnjehere, dhe ta thellojne, pse Saliu ja shiti nafern Sllobes, dhe se kush ishin ndermjetsit Kosovare, poir diskutojne pa fund me “profesora nderkombetare” kunder te vetmit person shqiptar, e persris, te vetmit shqiptar, qe ja perplasi Serbit te verteten ne surrat ne mes te beogradit, njohjen e Kosoves nga Serbia si te vetmen alternative per paqe.Fill pas kesaj u intesifikuan sulmet denigruese nga Buzhalat e radhes, Matoshat e kombit kosovar, a thua jane te rastesishme?.

  5. Beli says:

    Si kosovar më vjen të futem në dhe sa herë shoh fytyrën e atij veshgjatit nga e majta e kryeministrit (atij pa syze), mirëpo fajin e keni edhe ju vetë në Tiranë, sepse ç’nevojë ka z. Fevziu apo znj. Vasili që na i nxjerrin për çdo javë para syve përmes medias së tyre këta halabakë të kazanit pseudopublicistik e pseudointelektual të Kosovës?

  6. Vjosa says:

    Artikull shume i godiitur, se me te vertete na jane bere shume te peshtirosur bubuzhalet, qe pothuajse perdite cfaqen ne shtypin tone te perditeshem , apo edhe ne disa televizione duke shpalosur mendjet e tyre te ndritura per ngjarjet ne Shqiperi, a thua se i ezauruan problemet e tyre ne Kosove dhe se na mbaruan ketu lubonjerat e zhejerat.

  7. Fatmiri says:

    Kjo ka aresyet e veta,por me tipikja eshte ndjenja e inferioritetit qe ne Kosove egziston ne relacion me Serbin. Ne Shqiperi dhe vecanerisht ne jugun e saj, ky inferioritet ndaj Serbit nuk njihet. Reprezaljet qe Serbi ka bere ne Kosove, vec urrejtjes per te ka nxitur friken dhe me te dhe ndjenjen e inferioritetit. Prandaj dhe gazetarucet nga Kosova e kane me te lehte te replikojne me vellezerit e tyre nga Shqiperia se sa me
    Gazetaret Serbe. Kjo dukuri behet tipike kur figura te lidhura me Serbin sic eshte Saliu dhe deri diku dhe Iliri, paraqiten si “patriot” shqiptare sepse eshte me e thjeshte per ta te kuptojne qe Serbi ne fund te fundit do beje sic do. Ne kete kuptim nuk ka kuptim per ta ne Shqiptaret te dime se cduan. Besojne Salen, agjentin serbe dhe Monen qe ka frike se ka vjedhur dhe jo Ramen apo Thacin….

  8. Piro says:

    Me duket e dicka e tepruar, pasi efekti I politikes se Tiranes ne Kosove e kerkon oponencen. Nderkohe, banalitetet e vecanta nuk jane e tera.

  9. duno says:

    Pse nuk bere nje pordhe te madhe ,po bere kete pacavure o Ilir ditekatrrani .Te ardhka keq qe gazetat ne Prishtine te shajne ate qe te qi ne bythe , Edvinin e Lindes ,dhe nuk te ardhka keq per Kosoven qe ky vemja qe kemi per kryeminister po behet cop per ta coptuar . Por nuk thone kot : miku i mire per dite te keqia . Sot kur Rammutit te gjithe po i tregojne vendin qe meriton ,ti i del ne krah si mik i mire i tij. Ti rroni shoshoqit dhe vafshi qe te dy ne pidh te kurves .

  10. DRENICA E KUQE says:

    E keqja eshte se “vellaznit” nga Kosova qe po i perqafon Tirana, jane bij e bija te “shqiptarve” ma te medhenj, qe per shqiptaret e trojeve te pushtuara dhe te copetuara shqiptare ne ish-Jugosllavi, kane qene bash ma t’zi se serbet pushtues dhe kjo sjellje zyrtare e Tiranes I fyen te gjithe shqiptaret me gjak e gjuhe shqiptari…
    Dhe duhet ta dini se edhe ZOTI me e pase ftyren e tyne, ne shqiptaret nuk kemi deshire me ja pa as surratin!
    Keto kasta politikanesh duhet t’I heqim qafe sa me pare se edhe “Shqiperia” qe bejne dhe mund te bejne ata nuk i duhet askujt e me se paku popullit shqiptar.

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje