Mbyllet pa fitues El Classico-ja parë, finalisti vendoset në Madrid

6 Shkurt 2019, 23:05Sport TEMA

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit, El Classico-ja e madhe Barcelona-Real Madrid, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

E cilësuar si një finale e parakohshme, sfida prodhoi një 90-minutësh vërtetë spektakolar, ku të dy skuadrat kërkuan të fitonin, por tashmë finalistja mbetet të përcaktohet në sfidën e kthimit në Madrid.

Lucas Vasquez kaloi Realin e Madridit në avantazh që në minutën e 6’, ndërsa Barcelona arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 57’ me anë të sulmuesit brazilian Malcom.

Në minutën e mbetura, të dy trajnerët hodhën në fushë edhe artilerinë e rëndë, pasi për Barcelonën u aktivizuan Messi e Vidal, ndërsa për Realin, Bale, Casemiro e Asensio.

Megjithatë përveç rasteve të shumta në të dy portat, asnjë prej skuadrave nuk arriti të gjejë golin e dytë dhe të fitores, duke bërë që të mbetet në fuqi barazimi 1-1.

1 komente në “Mbyllet pa fitues El Classico-ja parë, finalisti vendoset në Madrid”

  1. VERI says:

    .. zoti gazetar , te me falesh , por artileria e rrende qe permendet se u hodh ne fushe ,nga te dy trajneret , duket te mbyllet ne thonjza , qe ta kuptojme se nuk behet fjale per artileri te rrende te vertete ..! Do na beni me zemer ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje