Plan sekret për ringjalljen ekonomike postBrexit

8 Shkurt 2019, 10:27Bota TEMA

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka krijuar një grup sekret ekspertësh, i cili po punon për realizimin e një plani, që ka për synim ringjalljen e ekonomisë britanike në rast të divorcit nga BE pa një marrëveshje, shkruan e përditshmja britanike ”Financial Times” duke theksuar se detajet e këtij studimi shkojnë nga ulja e taksave dhe rritja e investime deri te shkurtimet e tarifave të eksportit.

Në krye të këtij plani të quajtur post Brexit, qëndron sekretari i Kabinetit, Mark Sedwill, si dhe zyrtarë nga Zyra e Kabinetit  të Thesarit dhe përfaqësues të Departamentit për Aktivitetet Tregtare, të cilët po punojnë ngushtë me Bankën e Anglisë.

“Kjo listë njerëzish shërben si levë ekonomike për Ditën e Gjykimit nëse ekonomia është duke u fundosur’’, komentoi një zyrtar i administratës që preferoi të mbetej anonim.

“Sedwill ka filluar punën që prej muajve të verës’’, shtoi zyrtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje