Programi i raketave balistike, SHBA: Do reagojmë ndaj këtij plani të Iranit, shkel normat ndërkombëtare

8 Shkurt 2019, 12:06Bota TEMA

SHBA-ja nuk do të heqë dorë nga presioni mbi Iranin për ndalimin e programit të raketave balistike.

”Garda Revolucionare” iraniane ka bërë të ditur ekzistencën e një rakete balistike. Kjo raketë, me një rreze prej 1 350  kilometrash, është versioni i përmirësuar i raketës ”Zolfaghar”.

Kjo raketë pritet të lëshohet me rastin e 40-vjetorit të Revolucionit Islamik.

“Duhet të reagojmë ndaj këtij plani që Irani ka parashikuar duke shkelur normat ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino, në një komunikatë për shtypin.

Irani ka ndalur shumë nga planet e tij bërthamore në kuadër të marrëveshjes së vitit 2015, megjithëse vazhdon zhvillimin teknologjik të raketave balistike.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga ky traktat duke vendosur sanksione mbi Iranin.

Programi i raketave është shqetësues për Perëndimin me frikën se do të sjellë trazira në Lindjen e Mesme.

Oficerë iranianë pohojnë se kjo raketë ka për shënjestër Izraelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje