Dortumundi bën “vetëvrasje”, Bajerni ngushton diferencën

9 Shkurt 2019, 20:34Sport TEMA

Borussia e Dortmundit, në sfidën e “Signal Iduna Park” ndaj Hoffenheim, ka humbur një shans të shkëlqyer për të marrë 3 pikë.

Skuadra verdhezi deri 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt kryesonte 3-0, por në fundin e takimit ndodhi çudia e madhe: miqtë arritën të kthenin baraspeshën, duke shuar entuziazmin e tifozërisë vendase.

Gjithçka nisi në perfeksion për ekipin e Lucien Favre, që e mbylli pjesën e parë në epërsi të dyfishtë falë golave të realizuar nga Sanches dhe Gotze. Guarreiro i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 66, për të ardhur më pas te kundërpërgjigjja befasuese e Hoffenheimit.

Në minutën e 75 shkurtoi në 3-1 Belfodil, ndërsa në minutën e 83-të shënoi për miqtë edhe Kaderabek. Vetëm 4 minuta më vonë, Belfodil barazoi shifrat në 3-3.

Ndwrkohw, Bajerni i Mynihut përfitoi më së miri nga barazimi i sotëm i Borusias së Dortmundit. Ekipi i Kovaçit, fitoi më shifrat 3-1 në shtëpi përballë Shalkes, edhe pse jo pa vështirësi.

Goli i parë erdhi si pasojë e një autogoli, nga Bruma në minutën e 12-të. Por, në të 25-tën, Kutuku barazoi duke shtangur bavarezët.

Gjithsesi, reagimi ishte i shpejtë, me Levandovskin që dy minuta më pas, doli i vetëm në zonë, dhe shënoi të dytin. Golin e tretë, e shënoi Gnabri, ku pas një roveshatë të Levandovskit nga brenda zone, mesfushori gjerman shfrytëzoi më së miri me kokë.

Kështu, me këtë fitore, Bajerni shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e dytë, vetëm 5 më pak se verdhezinjtë e Dortmundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje