Hysaj kthehet titullar, Napoli "ngec" ndaj Fiorentina-s

9 Shkurt 2019, 20:04Sport TEMA

Fiorentina dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 0-0 në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A.

Të dyja skuadrat kanë shpërdoruar shumë mundësi, kjo ndeshje mund të kishte dalë 2-2 apo edhe 3-3, por kanë qenë portierët heronjtë e kësaj sfide.

Fiorentina kishte shumë mungesa në prapavijë, ndërsa trajneri i Napolit Carlo Ancelotti ka vendosur të përdorë rotacionin duke aktivizuar Elseid Hysajn që nga minuta e parë.

Kapiteni i miqve ishte Lorenzo Insigne, pasi Marek Hamsik ka gjetur marrëveshjen me klubin kinez Dalian Yifang.

Me këtë barazim, Napoli mbetet i qetë në vendin e dytë, por nuk arriti t’i afrohet akoma më tepër Juventus-it në krye.

Ndërsa Firoentina mbetet në vend të 9-të, jo shumë larg vendeve që të kualifikojnë në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje