Pas dy barazimeve radhazi, Liverpuli është kthyer të fitorja në javën e 26-të të Premier League. Skuadra e trajneri Jurgen Klop mundi 3-0 Burnemuthin, me gola të shënuar nga Mane, Uijnaldum dhe Salah.
jë fitore që e ngjit Liverpulin në kuotën e 65 pikëve, 3 pikë më shumë se Mançester Siti rival, por ekipi i Guardiolës ka një ndeshje më shumë.
Ka fituar edhe Arsenali, që ka mundur 1-2 në transfertë Hudërsfilldin dhe mbetet në garë për vendin e katërt. Ky vend tani mbahet nga Mançester Junajtid, që kishte mbaruar punë pak orë më parë, duke fituar 0-3 në fushën e Fulhemit.
Rezultat surprizë këtë javë ishte fitorja e Kardifit në transfertën e Southemptonit.