Zyrtare: Aaron Ramsey lojtari i Juventusit, kontratë deri në vitin 2023 dhe pagë 7 milion euro

11 Shkurt 2019, 21:10Sport TEMA

Aaron Ramsey do të jetë lojtar i Juventus-it nga 1 korriku i vitit 2019.

Mesfushori uellsian ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur më “Zonjën e Vjetër” deri në 30 qershor të vitit 2023.

Juventusi do të paguajë një shifër teserimi prej 3.7 milionë euro brenda 10 korrikut 2019.

Ramsey do të shkojë në Torino menjë transferim me parametra zero, pasi kontrata e tij me Arsenalin do të përfundojë më 30 qershor,

Mesfushori 28-vjeçar largohet nga Arsenali ku luajti për 11 sezone me fanellën e “topçinjve”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje