Ofrimi i kredive të buta, ose investimeve jo transparente është kthyer tashmë në një polikë strategjike për qeverinë kineze, duke krijuar atë që ekspert perëndimorë e quajnë “diplomacia e borxheve”.
Megjthatë, raporti i Konferencës së Mynihut për vitin 2019 ka ngritur alarmin se zgjerimi ekonomik i Kinës në Ballkanin Perëndimor paraqet rreziqe të mëdha për vendet e rajonit por edhe për vetë BE-në.
Raporti, i cili ngre alarmin të gjitha rreziqet kryesore të sigurisë në të gjithë globin, përmban një kapitull të veçantë mbi Ballkanin. Sipas ekspertëve, rreziqet kryesore që i kanosen Ballkanit vijnë për shkak të rritjes së ndikimit të fuqive jo-evropiane, veçanërisht Kinës dhe Rusisë, në një kohë kur perspektiva e anëtarësimit në BE është u zbehur.
Raporti konsideron si rrezikun kryesor borxhin e vendeve të Ballkanit ndaj Pekinit zyrtar. Mali i Zi është ai që kryeson me përqindjen më të lartë të borxhit të jashtë ndaj Kinës, i cili përbën plot 39 për qind të borxhit të jashtëm total.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç takohet me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, Kinë, 18 shtator 2018
Marrja e një kredia prej 809 milionë eurosh për të ndërtuar një autostradë nga Podgorica në Serbi e ka çuar nivelin e borxhit të Malit të Zi në 80 për qind të PBB-së së saj, duke ngritur shqetësimet se Kina është duke “nënshtruar” vendin fqinj. Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave më 8 mars të vitit 2018, borxhi i jashtëm i Shqipërisë ndaj Kinës ishte 42 milion euro, kjo “falë” bonuseve në bujqësi dhe industri.
Së fundmi, Ambasadorja Kineze në Shqipëri i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare të bëhet pjesë e projektit gjigand infrastrukturor “Një Rrip një Rrugë”.Duke bërë një bilanc të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Pekinit dhe Tiranës, ambasadorja Yu theksoi se të dyja palët kanë nënshkruar gjithsej 28 dokumente bashkëpunimi që mbulojnë 17 fusha, ndërsa investimet kineze në Shqipëri janë rritur me 40 herë. “Nga 20 milion dollarë amerikanë në vitin 2014, tanimë investimet kineze kanë arritur më shumë se 800 milion dollarë amerikanë, duke e bërë Kinën burimin kryesor të investimeve të huaja në Shqipëri”,deklaroi ajo.
Në intervistën e fundit përpara se të largohej Shqipëria në fund të mandatit të saj në vendit tonë, Jiang Yu deklaroi se Kina mbetet gjithmonë një mike e sinqertë dhe një partnere e besueshme e Shqipërisë. “Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve kinezo-shqiptare është në interes të përbashkëta të të dyja vendeve tona dhe njerëzve”, tha ambasadorja kineze.
Ndërkohë, Maqedonia renditet e dyta për borxhin ndaj Kinës. Një e pesta e borxhit të jashtëm vjen nga kreditë e marre Kina. Ajo pasohet nga Bosnja Hercegovina dhe Serbia, të cilat i detyrohen përkatësisht 14 dhe 12 për qind të totalit të borxhit të tyre të jashtëm Pekinit.
Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se vendet e Ballkanit duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e investimeve kineze dhe të pranojnë se mungesa e transparencës nuk është bonus, por një frenim i ambicieve të tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Mikal Vit, një hulumtues në Institutin “Europeum” deklaroi para pak kohësh se politikanët në Ballkan kishin “humbur shpresën” në fuqinë e BE-së dhe se thjesht po përqafonin fuqitë që ” që sjellin përfitime”. Sipas tij, Ndryshe nga BE-ja, Kina nuk parashtron kërkesa në aspektin e sundimit të ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut përpara se të investojë.
Edhe raporti i Mynihut ngre alarmin se aktivitetet e Pekinit po ngrenë dyshime brenda Bashkimit Europian se Kina mund të shfrytëzojë përparësinë e saj ekonomike për përfitime politike.
Ai shton se një problem tjetër është se projektet kineze nuk janë domosdoshmërish në përputhje me rregullat e transparencës dhe të qëndrueshmërisë së BE-së. Raporti citon shembuj të tjerë të ndikimit kinez në rajon, siç është promovimi i mbulimit “pozitiv” të Kinës në mediat serbe dhe organizimi i simpoziumeve për “gazetarinë e shëndoshë”.
Ai gjithashtu vë në dukje se ndërkohë që BE-ja mbetet donatori dhe investitori më i madh në rajon me një diferencë të konsiderueshme, ajo është ndërgjegjësuar vetëm së fundmi për rrezikun e rritjes së Kinës dhe Rusisë në rajon.
Përgjatë viteve të fundit, Perëndimi ka qenë vazhdimisht i shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan dhe tentativat për të ndezur konfliktet ndër-etnike në rajonin. Komisionerit Johannes Hahn ka paralajmëruar disa muaj më parë se Kina po josh demokracitë e dobëta të Ballkanit të aplikojnë formën e saj të qeverisjes. Hahn ka deklaruar në një intervistë për “Politico”, se kombinimi i kapitalizmit dhe diktaturës politike, mund të “inspirojë” disa prej udhëheqësve në rajon të ndjekin shembullin e qeverisë kineze.
Ish-ministri austriak ka paralajmëruar unionin europian se afrimi dhe bashkëpunimi me Kinën mund t’i çojë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt kapitalizimit autoritar. Sipas tij, Pekini është tanimë në në rrugën e duhur për t’i kthyer vendet e rajonit në “kuaj troje”, brenda Bashkimit Europian.
Frika më e madhe e ekspertëve duket se nuk është vetëm rritja e ndikimit ekonomik, por edhe atij politik, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende demokraci të brishta, ta karakterizuara nga problemet endekime të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria, vendi i fundit komunist i kontinentit, mund të jetë pa dyshim më e rrezikuara nga strategjitë e errëta politike të qeverisë kineze, e cila ka shprehur indicie të qarta për t’u afruar me qeverinë shqiptare.
Shqipëria është një pjesë e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor për Kinën, kryesisht falë vendndodhjes së saj në bregdetin e Adriatikut, një pozicion kyç në “Rrugën e re të Mëndafshit Detar”, një nismë gjigande infrastrukturore e qeverisë kineze.
Gjatë një takimit me Kryeministrin Edi Rama, në Bullgari verën e kaluar, kryeministri kinez, Li Keqiang u shpreh se Kina është e gatshme të punojë me Shqipërinë për të përshpejtuar zbatimet e strategjive të zhvillimit rural në vendin tonë dhe për t’i çuar marrëdhëniet e ndërsjellta në një nivel të ri. Li përshëndeti zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin praktik mes Kinës dhe Shqipërisë, duke theksuar se të dyja vendet do të festojnë 70 vjetorin e lidhjeve diplomatike vitin e ardhshëm.
Por duket se rritja e populizmit dhe trazirat politika në vendin tonë dhe në rajon, bën që udhëheqësit ballkanikë t’i drejtohen Pekinit për alternativa të ndryshme ekonomike dhe politike. Në një kohë kur Ballkani Perëndimor ballafaqohet me një politikë gjithnjë e më autoritare, investimet e qeverisë kineze dhe mjetet e tjera financiare janë shndërruar shpesh në levat kryesore të liderëve të rajonit për të për të mbetur në pushtet.
Kjo, nga ana tjetër, përkeqëson dhe thellon krizën e qeverisjen ekzistuese, përfshirë edhe atë të vendit tonë. Projektet e infrastrukturës kineze shërbejnë shpesh si kanal për ndikim politik, dhe për të joshur liderët e qeverive të brishta të Ballkanit Perëndimor, me modelin kinez të qeverisjes.(gazeta SI)
Kur ske pulën do të hash SORREN, thotë zgjuarsia popullore!
Pula, po bëhet gjithnjë e më e paarritshme!
Hyrje.
SHBA,GJERMANIA, FRANCA, JAPONIA, BRITANIA E MADHE , KOREA E JUGUT, ITALIA , KANADAJA, AUSTRALIA ,RUSIA jane partneret me te medhenj te bashkepunimit ekonomik , tregetar , shkencor , financiar, ,arsimor , perfshi edhe sherbimet , sportin dhe kulturen te KINES.Verem tregetia amerikano kineze arrin 700 miliarde dollare ne vit .Pra vendet me te pasura , me te zhvilluara dhe me te fuqishme kane marredheniet me te ngushta me shifra stratosferike me Kinen .Vetem Merkel.gjate kohes se gjate ne pushtet ka bere 11 vizita zyrtare ne Kine e shoqeruar me qindra industrialiste dhe njerez te finances.Rritja e gjithaneshme ekonomike e Kines ka garantuar tregun me te madh per vendet e zhvilluara si rrjedhoje edhe rritjen ekonomike te tyre.
PERSE SHQETESOHET PERENDIMI?
Ballkani perendimor eshte zona me e varfer ne Europe.Gati 30 vite pas renies se murit te Berlinit ,Ballkani Perendimor eshte lene ne harrese, si nje zone varferie dhe mjerimi Pavaresisht hipokrizise gjigande , perendimi pranoi , ndihmoi dhe futi ne BE te gjitha vendet qe nga pikpamja gjeostrategjike ishin te rendesishme , per ti vene barrikade ndikimit rus., pa u vene asnje kusht.Nderkohe qe Ballkani Perendimor e humbi pozicionin strategjik, tashme Rusia ishte teper larg kufijve te ketyre vendeve dhe si rrjedhoje e la Ballkanin Perendimor si nje hapsire te zeze ne harten europiane.
CDUHET TE BEJME NE?
Pa asnje paragjykim Shqiperia duhet te zhvilloje politike ekonomike me kedo qe eshte i gateshem te investoje .Ne jemi te varfer ,te vegjel dhe me nje klase politike idiote dhe hajdute .Dhe ne se Rama ben nje hap drejt atyre shteteve , ne radhe te pare drejt Kines , kjo do te ishte zgjedhja me e mencur dhe do te deshmonte qe ne po dalim nga injoranca primitive e …politikes se madhe..Ne kindershtim me ate qe thote analiza , persa i perket raporteve me Shqiperine , jam i bindur qe Kina ka vetem synime pozitive .Kjo edhe per aresye te te kaluares sepse kinezet kane nje lidership largpames dhe kurre nuk harrojne marredheniet e ngushta qe kane patur me Shqiperine ne kohe te veshtira.Kina nuk nderhyn ne jeten e brendeshme.te asnje vendi dhe kjo deshmohet ne marredheniet dhe investimet gjigande qe po ben ne Afrike dhe Ameriken Latine , pa marre parasysh se cilat jane forcat politike qe qeverisin .Interesi themelor i Kines eshte rritja e ekonomise dhe mireqenies per popullin e saj dhe ne kete kuader ajo eshte pothuajse neutrale ne perplasjet politike.Nderkohe vetem disa investime qe per Kinen jane te vogla, Shqiperia do te siguronte ngritjen e industrive hitech konkuruese dhe fitmprurese, do te angazhonte ne pune mijra te rinj, gje qe do te sillte venien ne levizje te te gjithe zinxhirit te ekonomise , financave ,arsimit, shkences.Sa me shume industri , me shume njerez qe punojne , me shume para ne xhepat e njerezve , me pak korrupsion dhe krim .Dhe gjithe keto aresyetime te analisteve perendimore per rrezikun kinez jane nje hipokrizi dhe mashtrim.Sepse ne se perendimi i pasur qe i ka shitur teknologjite me te avancuara Kines nuk ka frike , perse duhet te trembemi ne qe vetem.mund te perfitojme nga investimet dhe teknologjia kineze…Sa per borxhet , Kina ka blere miliarda nga borxhet amerikane.dhe perendimore , dhe keto vende nuk friksohen .Politiken e madhe e bejne te nedhenjte , ne na duhen investime , industri dhe zhvillim .
BE posedon sot tek ne ate çka i leverdis,tregun tone pa dogane. Ne kembim dergon vetem llafe duke i kthyer shpinen Shqiperise. Shtetet europiane shikojne sejcili interesat e veta me egoizem te skajshem e jane gati ti hidhen njeri tjetrit ne gryke.
Pse Shqiperia, vendi me mjeruar ne Europe, te mos i pranoje huat kineze, ne se ato jane me interesa te ulta dhe pa kushte shternguese?
E ardhmja per kush di ta shikoje eshte ajo qe po nderton Kina. Qeverite shqiptare po te kene mendere punojne me qeverine kineze,per te miren e shqiperise. Asnje te mire nuk do kete Shqiperia , pervec sllaverise prej perendimit, Shikoni angline qe ka 500 vjet qe importon skllever, me falni emigrante, me llotari, pa zinxhira. Problemi eshte se, a do e lene shqiperine te lire te zgjedhi??????