Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të përfshira në luftën kundër Shtetit Islamik që t’i shtojnë përpjekjet për eliminimin e plotë të ISIS-it, pasi ai nuk ishte mundur ende, por kishte ndryshuar vetëm formën.
“Ne e dimë se ISIS nuk është mundur akoma, por ka ndryshuar vetëm formën”, theksoi Von der Leyen përpara Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë fundjavë.
Grupi bazë prej 13 anëtarësh në koalicionin antiislamik ka në plan të diskutojë rrjedhën e ardhshme të veprimeve para fillimit të konferencës në qytetin jugor gjerman.
“Ne do të diskutojmë me thellësi se si mund të parandalojmë dhe të luftojmë përhapjen e ISIS-it’’, shtoi ajo.
Really!!!
Tani e mesoi emrin e ISIS’it Gjermania??!!!!
Ka 20 vjet qe luftohet kunder kesaj forme murtaje, Gjermania vetem ka dhene leksione deri tani.
Ju kujtohet fillimi i luftes??? Gjermanet nuk denjuan te conin ushtare ne front vetem per istruktore!!!!!