Rusia përplaset me SHBA-në, Lavrov paralajmëron Trump: Mos ndërhyni në Venezuelë

13 Shkurt 2019, 11:37Bota TEMA

Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Venezuelës, raporton Anadolu Agency.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov paralajmërimin zyrtar të Moskës ia përcolli drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, me të cilin mbrëmë zhvilluan bisedë telefonike.

Në njoftim theksohet se situata për krizën në Venezuelë ka qenë kryetema e bisedës Lavrov-Pompeo.

Duke theksuar se Rusia është e gatshme që për situatën e Venezuelës të bisedojë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, Lavrov dënoi planet e SHBA-ve për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj këtij vendi të Amerikës Jugore.

Lavrov po ashtu paralajmëroi SHBA-të që të mos ndërmarrin kurrfarë intervenimi në Venezuelë, përfshirë edhe atë ushtarak.

1 komente në “Rusia përplaset me SHBA-në, Lavrov paralajmëron Trump: Mos ndërhyni në Venezuelë”

  1. rexha 10 says:

    KU AMERIKA KA IN T E R E S A EKONOMIKE ,NUKE TE PYET .
    DO BEHET SIC DONE AMERIKA . KJO ESHTE LOJA,.SICE PO BENI JU ME BALLKANIN.
    DREQI TA HAJE TANI SHQIPRIA DUHET TE LIDHET ME SHTETIN E VATIKANIT.VETEM KY SHTET NUKE MERRET ME POLITIKE.
    PRANON ,APO NUKE PRANON PAPA ,KJO ESHTE CESHTJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje