“Kur mbahen zgjedhjet, sa e votojnë Berluskonin? 5-6 italianë në 100. Diçka a paperceptueshme, italianët janë çmendur. Duhet të shohin veten në pasqyrë”.
Kështu e shpjegon ish-kryeministri Silvio Berluskoni rënien drastike të elektoratit të partisë së tij, Forza Italia.
“Votuesit italianë ia kanë besuar drejtimin e vendit dikujt që nuk ka njohuri, nuk ka punuar e studiuar, si Di Maio dhe të tjerë në poste të larta. Çfarë ka bërë në jetë lideri i Lëvizjes 5 Yjet?”, është shprehur Berluskoni në një intervistë në Canale 5.
Partia e Berluskonit, parti e djathtë në opozitë, bashkëpunon në nivel rajonal me Legën e Mateo Salvinit, i cili është në aleancë qeverisëse me Lëvizjen 5 Yjet të Di Maios.
Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve rajonale në Abruzzo, Berluskoni thotë se partia e tij ka një rol kyç.
“Qendra e djathtë e bashkuar i ka fituar të gjitha zgjedhjet që nga 4 marsi. Ajo është e vetmja zgjidhje për Italinë. Nuk ka maxhorancë pa Forza Italia-n, e cila mbart të gjitha vlerat perëndimore”, ka komentuar ai. (TemA TV)
Italjanet vdesin per pidh.
Prandaj votojn Berlo Pidharin.
Dhe Berlo merr vota
E qi goca.
Merr vota
Mbush gopa.
undefined