Zbardhen tabulatet telefonike, me kë komunikoi shqiptari pas ngjarjes së rëndë

13 Shkurt 2019, 19:24Kronika TEMA
Zbardhen tabulatet telefonike, me kë komunikoi shqiptari pas ngjarjes

Autoritetet greke kanë zbardhur tabulatet telefonike të Aleksandër Lucës dhe bashkëpunëtorit të tij grek Manolis Koukouras, të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos.

Rezulton se greku Manolis Koukouras i kishte dërguar mesazh një avokati të njohur disa orë pas krimit. Në orën 10:11 ai komunikon në telefon me avokatin dhe e pyet se çfarë duhet të bëjë.

Nga ana tjetër, 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca telefononte vazhdimisht një mikun e tij. Ata kanë komunikuar mes tyre katër herë, konkretisht në oraret 08:12, 08:45, 11:07 dhe 13:12.

Gjatë bisedës me njëri-tjetrin, ata flasin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në një kohë kur kishin kaluar vetëm disa orë nga krimi i rëndë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë edhe bisedat mes shqiptarit dhe 21-vjeçarit grek Manolis Koukouras në rrjetet e tyre sociale.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar, abuzuar dhe vrarë studenten Eleni Topaloudi. Më pas trupin e saj e hodhën në det.

Luca dhe Koukouras ndodhen tashmë në burgun e Grevenas.

Ata kanë pranuar se kanë marrë pjesë në krim, por të dy akuzojnë njëri-tjetrin si personin që e dhunoi studenten dhe vendosi për ta hedhur trupin në det.

Ndërkohë, Aleksandër Luca është i dyshuar edhe për abuzimin seksual ndaj një vajze tjetër, rast që po hetohet.

4 komente në “Zbardhen tabulatet telefonike, me kë komunikoi shqiptari pas ngjarjes së rëndë”

  1. Na myten karnat says:

    Tani nuk do t’i mungoje koha per tu marre me palester.
    Do bohet seksi i burgut

    1. theatrical says:

      e mor djale,te besh burg sot ne 2019 per kete shemtire..turp

  2. Alban says:

    Po po duan t’ja ngecin ketij mavriut krimin e grekut. Gjynah! c’tu desh qe shoqerohesh me greket e pabese.

  3. kta kryqmuta krinela skiftera hajduta na degjenerune gjithkund, rrac e flliqt malokut shesin me pare gjakun monstrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje