Ekonomia gjermane mezi shmang recesionin: Ecuri e dobët e tregtisë së makinave

14 Shkurt 2019, 10:41Bota TEMA

Ekonomia e Gjermanisë mezi shmangu rënien në recesion gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar.

Ekonomia më e madhe e Europës regjistroi rritje zero gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, tha Zyra Federale e Statistikave të vendit.

Kjo do të thotë se ka evituar dy tremujorë radhazi të tkurrjes, që është përkufizimi i zakonshëm i një recesioni.

Një ecuri e dobët e tregtisë vijon të zgjatet në ekonomi dhe shpenzimet e konsumit mbetën të ulta.

Rritja zero e regjistruar në periudhën tetor-dhjetor pasoi një tkurrje prej 0.2% në tremujorin e mëparshëm.

Arsyet për rritje të ngadaltë vitin e kaluar përfshijnë një ngadalësim në ekonominë globale dhe një sektor të dobët të makinave, me konsumatorët gjermanë më pak të gatshëm për të blerë makina të reja mes konfuzionit mbi standardet e reja të emetimit.

Përveç kësaj, nivelet e ulëta të ujit, veçanërisht në Rhein, ndikuan rritjen duke penguar lëvizjen e disa mallrave.

Megjithatë, ka shpresa që ekonomia do të rritet këtë vit.

Claus Vistesen, ekonomisti kryesor i eurozonës në Pantheon Macroeconomics, tha se ishte “optimist” që tremujori i parë i këtij viti do të ishte më i mirë.

“Sondazhet e janarit [ekonomike] ishin të këqija … por eksportet neto nuk do të jenë në rënie të lirë përgjithmonë, dhe shpenzimet e konsumatorëve gjithashtu duhet të rritet”.

2 komente në “Ekonomia gjermane mezi shmang recesionin: Ecuri e dobët e tregtisë së makinave”

  1. L.R. says:

    cmime marre mendese vitet e fundit(9-10vjet) per makinat gjermane…cmime
    35- 40% me te larte… psh nje Golf 6 (2.0 TDA) 2009 kushtonte te 22.000€,tani te 30.000€. per mos me fole per Audi,Benc,BMW etj etj me mire nje Land Rover Ev.. model 2016 te 37.000 € e siper…. kuptohet cfare makine drejton(pelqimi im personal.. flas per makina 0 km).

  2. american16al says:

    Cmimet e makinave gjermane jane mbivleresuar sepse njerezit jane budallenj dhe i blene, ato Japonezet jane me te mira dhe me te lira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje