Ferrari prezanton makinën e re në Formula 1, SF90 pritet ti sjell titullin pas 10 vitesh

15 Shkurt 2019, 17:12Sport TEMA

Ferrari ka prezantuan makinën që shpresojnë t’i japë fund një dekade të gjatë të thatësirës së Formula 1 në 2019.

Paraditen e sotme është bërë prezantimi i njëvendëshes pretendente për titullin kampion në vitin 2019 të Formula 1. “Misioni fitore”, është ky emri që drejtuesit e “kokëkuqes” i kanë vënë makinës së re SF-90 (Scuderia Ferrari 90).

Numri 90 është vendosur me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Ferrarit.

Makina e re i është përshtatur ndryshimeve në rregullore, me një pjesë të përparme më të ulët dhe ngjyra e makinës është tërësisht e kuqe, me disa shigjeta të zeza në pjesën e pasme dhe të poshtme të saj. Këtë vit, makina do të pilotohet nga veterani Sebastian Vettel dhe një i ri i talentuar si Charles Leclerc.

Ndryshime edhe në stafin drejtues, pasi tani në krye të Ferrarit është Mattia Binotto, njeriu që do të udhëheqë “kokëkuqen” drejt rikthimit në majën e këtij sporti. “Ndryshimet janë bërë dhe kemi vijuar projektin e nisur një vit më parë, duke patur një makinë më të fuqishme. Besojmë shumë te puna e bërë dhe se do të vijnë rezultatet”, tha Binotto.

Natyrisht që vëmendja është te Sebastian Vettel, në sezonin e tij të pestë me “kokëkuqen”, por në kërkim të titullit të parë me Ferrarin. “Ky është një sezon i rëndësishëm, ku objektivi është vetëm fitorja. Nuk ka më vend për dështime apo gabime dhe besoj se me ndihmën e të gjithëve do t’ia dalim mbanë të realizojmë objektivat”, tha Vettel.

Leclerc, i promovuar pas një sezoni debutues mbresëlënës me ekipin Sauber, tha: “Unë jam jashtëzakonisht i emocionuar për të filluar këtë aventurë të re. Ka qenë një ëndërr që nga fëmijëria kështu që është një ditë shumë emocionale për mua.

Ferrari humbi titullin duke u mundur nga rivali i tij i drejtëpërdrejtë Mercedes, pavarësisht se kishte një makinë të shpejtë përball rivalëve të tyre, pas një seri gabimesh si nga Sebastian Vettel por dhe nga ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje