Gjithmonë mund t’i ulësh të pasurit duke i quajtur ata thes parashh, baronë grabitës, mace të majmura ose plutokratë. Miliarder ishte një fjalë neutrale, e bazuar në matematikë: Një person i tillë mund të shpenzonte 10 milionë dollarë në vit, për 100 vjet, përpara se grumbulli të zhdukej.
Pastaj erdhi Howard Schultz, dy herë miliarder, që këmbëngul që njerëzit të mos përdorin fjalën me B kur përshkruajnë atë. Më mirë t’u referohemi 540 amerikanëve të klasës së tij të ndjeshme si “njerëz me mjete”. Për këtë ai u përqesh, dhe me të drejtë.
Tallja ndaj shtytësit të drogës sonë të preferuar amerikano-jugore është një fillim i mirë. Por ka shumë më tepër për të pastruar. Sepse jetojmë në një kohë kur gjuha është e armatosur për krimet e larta dhe mizorit e vogla, ndërsa neutralizohet kur ajo duhet të deklarojë të dukshmen. Demokracia mund të vdesë në errësirë, siç thotë slogani i një gazete rivale, por gjithashtu rrëshqet nën mbulesën e eufemizmit.
Mund ta gjeni në ripaketimin që republikanët i bënë tatimit mbi pronën si “taksë e vdekjes” ose shndërrimin që u bënë uljeve të taksave për të pasurit në “lehtësim taksash” për të mbingarkuarit. Dhe a ishin patatet e skuqura me të vërtetë “patatet e lirisë” gjatë një shpërthimi patoliotizmi të rremë?
Ndoshta shitësit e ushqimit na çuan drejt kësaj rruge kur fjala “natyrale” shënohej në çdo etiketë – terpentina, për shembull, e cila gjithashtu ndodh të jetë pa gluten. Ose kompanitë farmaceutike, duke përdorur “Wellness” për të përshkruar trajtimin me ilaçe me emra që vijnë nga festat e kërcimit: Lyrica, Celebrex, dhe pastaj Cialis kalohen vërdallë.
Të gjitha këto mund të justifikohen si inkuadrim për të përfituar një avantazh. Demokratët po e bëjnë këtë tani me Marrëveshjen e Re të Gjelbër dhe Medicare për të Gjithë – të dyja tingëllojnë këndshëm dhe historikisht rezonues derisa të shohësh detajet, të cilat sponsorët e tyre nuk e vunë ujin në zjarr që ta bëjnë.
Më skandalozja e mashtrimit të gjuhës politike, siç vuri në dukje George Orwell në esenë e tij themelore mbi këtë temë, përdoret për “mbrojtjen e të pambrojtshmes”. Për këtë qëllim, administrata Trump ka qenë një burim i perifrazimit kriminal.
Të gjithë i njohim “faktet alternative” dhe “e vërteta nuk është e vërteta” dhe “lajm i rremë” – që përdoret nga administrata për të përshkruar realitetin. Por më pak vëmendje i është kushtuar përshkrimit të kësaj administrate për kafazet për fëmijët e vegjël të ndarë nga prindërit e tyre. Administrata e Trump ka shpikur streha “të moshës së njomë” për të mbrojtur të pambrojturën. Duket kaq përkujdesëse.
Dhe Trump po degradon “emergjencën kombëtare” nga diçka që vjen me një sirenë në një fonogram të përshtatur ndaj një tjetër termi për dobi të ndyra politike.
Dikur ishte gjë e madhe për një organizatë mediatike me reputacion që ta quante presidentin gënjeshtar. Tani, gënjeshtar duket të jetë përshkruesi më i përdorur në lidhje me këtë president. Është gjithashtu fjala e duhur. Por “gënjeshtar” e ka humbur thumbimin e tij, sepse Trump-it qartazi nuk i intereson të thotë të vërtetën. Si gazetar, do të kisha futesha më shumë në telashe nëse do të thosha se presidenti është i shëndoshë – gabimi im, dua të them i bëshëm.
Fjala “socialist” është futur përsëri në valle. Ky term gjithashtu thumbonte, duke ndjellë autoritarët e Luftës së Ftohtë dhe rafte të zbrazëta dyqanesh. Kjo ishte e vërtetë atëherë. Ajo që është e vërtetë tani është se socialist “ka humbur kuptimin e tij”, veçanërisht në mesin e “Millenials”, siç tha Peter Buttigieg, kandidati i ri presidencial dhe kryebashkiaku i South Bend, Indiana.
Nëse përdoret për të përshkruar ndihmën ndaj të moshuarve, subvencionimin e arsimit të lartë apo kujdesin shëndetësor të përballueshëm, socialist është një plus. Nëse kjo nënkupton kontroll total të qeverisë pa zgjedhje, është një humbës. Ne sapo kemi filluar reformimin modern të kësaj fjale të fuqishme.
Në Shtëpinë e Bardhë, “kohë ekzekutive” është termi fals për shumicën e ditës së presidentit që kalohet duke parë folësit e Fox News duke e lavdëruar, duke fyer në Twitter ose duke luajtur golf virtual në simulatorin e ri sa një dhomë të sapoinstaluar në shtëpinë ku flinte Lincoln-i. Kramer-i punoi më shumë në episodin e “Seinfeld” ku pretendonte se kishte një punë.
“Muri” i kufirit është një “kompleksifikues”, për të përdorur fjalën e çuditshme që futi multimiliarderi Jeff Bezos, por edhe në qendër të Trumpian Newspeak. Muri nuk ekziston, dhe jo në formën që Trump e ka përshkruar – “një mur i madh, i madh” i bërë nga “beton i ngurtësuar”. E megjithatë, së shpejti do të përfundojë. Si kështu?
Në një lëvizje mjeshtërore të ‘e bardha është e zezë’, tubimi i Trump-it në El Paso këtë javë e ndryshoi sloganin e “Ndërto Murin” të kultit të tij në “Përfundo murin”. Siç treguan kolegët e mi të Upshot, Trump vazhdon t’i bishtnojë premtimeve të tij për murin duke ndryshuar formulimin – një gardh, një pengesë, disa pastorë gjermanë.
Gjuha është vendimtare këtu, sepse është gënjeshtra qendrore e presidencës së tij. Ashtu si Schultz, Trump dëshiron të përdorë murin e tij verbal për të mbuluar të vërtetën.(Nga Timothy Egan për The New York Time, Përktheu për TemA: Kebriona Veliaj)