“Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre.
Dhe Lulzimi e di këtë por luan blofin”.
Kështu mësohet që të jëtë shprehur Kryeministri Edi Rama në mbledhjen pa praninë e mediave të grupit parlamentar të PS-së.
Gjithashtu mësohet se gjatë diskutimeve, Rama u ka bërë thirrje deputetëve që të vijojnë punën për zgjedhjet lokale pavarësisht se çfarë bën opozita.
Ndërkaq duke folur për protestën që u mbajt të shtunën Rama falenderoi ministrin e Brendshëm dhe policinë, e cila sipas tij, bëri një menaxhim të shkëlqyer.
“Le ta përgëzojmë e falenderojmë të gjithë së bashku ministrin e Brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë së Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e për destabilizim.
Kush kërkoi dhunë u përball me një model krejt të ndryshem sjelljeje të pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal të atyre që dje vranë protestuesit, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëve”- mësohet të ketë thënë Rama.
“Ne do të ecim drejt, duke degjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo ditë qeverisjen, duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore.
Hyjnë apo nuk hyjnë ata në zgjedhje, që unë them që do hyjnë pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit, ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar”– tha Rama teksa foli për zgjedhjet vendore. (TemA)
Pse i mblesh kot si grupin parlamentar apo kryesine e Asamblene e PS,se mos i pyet apo u merr mendim.. Ti i ben te jitha vete,ndaj mba afer Spiropalin qe te japi vendimet pa u mbledhur fare forumet.Ndaj e katandise vendin ne kete menyre se nuk perfill socialistet.
Djegia e mandateve eshte bllof i radhes apo eshte per ndonje kompromis per siguruar imunitet te perhershem ndaj drejtesise se re dhe te ruajne pasurine e zhvatur gjate ketyre viteve te tranzicioni qe si duken bathet ska fund.
Ha mut ti nje fare Naomi!
Me Ramen Shqiperia dhe shqiptaret po ecin me hap te sigurte drejt Euroes.
Rama po ben shtet qe kane endruar te gjithe ne keto vite te demokracia.
Do s’do ti dhe rrugacet ordiner apo politik,Shqiperia eshte ne pragun e deres Europiane.
Karvani ecen perpara.Qente ate pune kane,te lehin nate e dite.
Or dimash! Shko i here nga PD! Shaj gjithe diten socialistet, por Lulit i duhet t’ju lerii targat hollandeze!