E kritikuan për mandatet, Basha-ndërkombëtarëve: Rama që ju del përpara juve nuk është kryeministër po Maduro i Ballkanit

21 Shkurt 2019, 16:05Politika TEMA

Pasi e kritikuan për djegien e mandateve kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i thotë ndërkombëtarëve se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit.  

Në një shënim në facebook Basha thotë se nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar.

Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti e një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. 

Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit.  

Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.  

Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!”- shkruan Basha në facebook.  (TemA) 

9 komente në “E kritikuan për mandatet, Basha-ndërkombëtarëve: Rama që ju del përpara juve nuk është kryeministër po Maduro i Ballkanit”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen drejt allahut te madherishem qe do ju ndihmoje.

    1. Bejta says:

      Lulzim Basha edhe gjithe Stafi i PD jan shizofrena. Veq. Xhaxhi i kish prue men keto maskarenj

    2. Tony uk says:

      Zigur po e pate ironi hahahaaa,por po e pate seriozisht me vjen keq por paske mbaruar pune!!

  2. Cane says:

    Kush te ka autorizuar ty koqe dembeli te flasesh per familiet tona?Shqiperia nuk behet me njerez qe flene gjume o TRAP.Yyxxxx koqja i Sales.Po jeni kontroverse me njeri tjezrin.Njeri fle.Tjetrin nuk e ze gjumi per te prishur ndonje veper te mire.Yyyt sojses.

  3. Gri says:

    Bir bq i nenes cil te qaj me pare! Lul trru andej nga Hollanda! Prit mandatin pa raport! S’ta kane fajin shqiptaret per trurtin prek fylli qe ke! Por na vodhe, na vrave, na mashtrove! Ti or zotni je i akuzuar! Duhet te shpjegohesh! Po se bere, hallall Rama Km deri sa te vdes nga Zoti!

  4. fahriu says:

    Qe te jesh Moduro,duhet te kesh vra protestus me duar ne xhepa,si puna jote dhe babait tend,por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh me keta qe qeverisin,sot,puna juaj ka mbaru,ju keni shku per lesh,ju beni sikur qani hallin e popullit,po ju kani hallin se po ju kercasi hekurat per cfare keni bere

  5. Boston says:

    KY QENKA SHUME ME KEQ SE ENVERI KUNDER IMPERIALIZMIT AMERIKAN……PTU FARE E KEQ QE PER NJE HALL TE MADH TE VETES TE CIZMES APO TE SALIUT PO SULMONI USA..

  6. Eri says:

    Kam kete siguri qe keta morracaket e malesise nuk e dine se kush eshte Maduro edhe nuk e dine se ku eshte Venezuela.Por opozita e Venezueles ka nje ndryshim nga ju ata nuk dorezuan mandatet dhe i mbeshtesin nderkombetaret ,kurse ne rastin tuaj nderkombetaret po ju terheqin veshin juve si parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje