PD i përgjigjet ndërkombëtarëve: Folëm por s'na dëgjuat dhe na çuat drejt vetëvrasjes, s'ka negociata me Ramën

21 Shkurt 2019, 21:47Politika TEMA

Teksa patnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë i kanë kërkuar Parisë Demokratike të tërhiqet nga djegia e mandateve për të mos bllokuar negociatat me Bashkimin Europian, selia blu ka reaguar përmes deputetit Aldo Bumçi.

Në lidhje direkte me Opinion ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë në vazhdim me opozitën pas djegies së mandateve.

“Kjo është një rrugë pa kthim nga vendimi ynë, Nuk jemi me fasadë e Edi Ramës. Kjo është diktatura e vetme në Evropë që opozita shërben si fasadë. Ligji i dekriminalizimit ishte mundësia për ta rregulluar sistemin nga brenda.

Sot e tutje jemi përfaqsuës të të gjithë qytetarëve që kanë urrejtje ndaj Edi Ramës, por kanë shpresë për një Shqipërië më të mirë. Thirrje për protestën e bëri Lulzim Basha dhe ai shesh ishte gjithçka, Nuk ka negociata me Edi Ramën.”

Bumçi ka folur edhe për deklaratat e ashpra të ndërkombëtarëve

“Folëm me Shqipërinë për drogë nuk na dëgjuan as ndërkombëtarët as nga brenda. Krimi i organizuar është futur në zgjedhje, në Durrës, Kavajë, Shkodër. Kur krimi është në zgjedhje, opoziuta nuk ka çfarë të bëjë më. Ne nuk khehemi pas sepse ju folëm për drogën dhe prapë u futëm me Edi Ramën në vitin 2017. Dhe ajo marrëveshje për pak sa e çoi PD-në në vetvrasje. Çfarë kërkojnë partneret që ta bëjmë sërish me Ramën.”,- tha Bumçi.

8 komente në “PD i përgjigjet ndërkombëtarëve: Folëm por s’na dëgjuat dhe na çuat drejt vetëvrasjes, s’ka negociata me Ramën”

  1. Not Now says:

    Njerez te papergjegjshem, si nuk keni turp. Kush flet per vjedhje votash? Hajdutet e votave me be krye banditin sali. Kush flet per krimin? Ata qe frymezojne dhe mbrojne krimin me be krye banditin sali. Kush flet per drogen? Ata qe e mbollen, shiten dhe kthyen Shqiperine ne vendit e drones. Kush flet per korrupsionin? Ata qe nuk diten dhe nuk dine ta luftojne por vetem ta frymezojne me je krye banditin sali. Kush flet per te drejtat e opozites? Ata qe e vrane dhe denigruan opoziten kur ishin me pushtet me krye…. Kush flet per institucionet? Ata qe dine ti sulmojne dhe shkaterrojne ato me ne krye pucistin sali…. Mund te vazhdoj pafund se zullumet e Kessington bande ose çete nuk kane fund. Kot e keni se nuk ju ndjek njeri qe ka sado pak llogjike

  2. Shqiptar
    te nderuar vllezer dhe motra dua vec shume shkurt ti them keti muhabetit
    shqiptart te cilt duelen ne protest me 16 shkurt dhe21 a jane te bindur se duen te shkojne mbas Sali Berishet dhe Lulzim bashet a mendoni se keshtu asht Demokracia e vertet e paster ajo e cila populli Shqiptar meriton ??? po a jan keta te dy te cilet vran 4 demostrues ne bulevad !don me than keta qe kan duert e pegjakura duhet udhheq Shtetin Shqiptar.Une sjam democrat as socialist as lsi jame nga diaspora edhe jam Republikan por jau them skini te mbrrini kurr aty kun doni.

  3. Taqi says:

    Bumci eshte nje idiot i lindur dhe nje frikacak i semur.

  4. Lloji says:

    Ja qaramanet qe nuk ju plas per popullin ju qahen nderkombetareve per pak pushtet si Hiena..

  5. , says:

    Urretja eshte per ju te pa aftet e pd.i nxorret boje ktij vendi me rrugacerit e juaja.

  6. Drejt vete-vrasjes! says:

    Duhet te jeni si keta qe ta kuptoni se sa e madhe eshte frika nen lekuren e tyre.
    Halli i madh i tyre eshte se:
    1. Me afrimin e drejtesise, cdo dite mblidhet laku, dhe keta qelbesira e dine mire qe nuk shpetojne dot se nuk shpetoi dot as Sadami, as Huseini, etj. Po Amerika ka shume pune te tjera dhe di te prese castin e duhur. Tani duket se ky cast po vjen.
    2. Luli e di mire se po te futet ne zgjedhjet e rradhes PRAP HUMBET, dhe kjo e ben qe ta nxejrrin fill me shkelma prej Partie. Mirepo nje deshtim tjeter i Lulit, eshte deshtim i madh dhe per Berishen, dhe te dy do jene jasht Partise. A e imagjinoni dot Berishen pa Partine tije qe e ka pasur mburoje tere kohen keto 30 vjet?!
    E pra keto jane hallet e medha te tyre, dhe jo Parlamenti, krimi, droga, e ku di une se cmbrokullisin ata.
    Nje gje dihet, ata i pret nje fund i kobshem, dhe kete kane filluar ta besojne dhe vete ata, prandaj, motoja e tyre eshte “Me ne te digjen te gjithe, te digjet gjithe Shqiperia”. Por nuk besoj se do tja arrijne. Shume zhurme e rremuje do bejne, por nuk do ta djegin dot kesaj rradhe. Ata po mund te vete-digjen, mund te vete-helmohen, mund te vete-vriten etj si keto!

  7. irma says:

    Irma
    ……….e shkuar idiotit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje