Real Madrid ka vendosur një rekord special pasi ditën e nesërme klubi do të mbushë plot 1000 ditë radhazi si kampione e Europës. “Los Blankos” kanë triumfuar në 3 sezonit e fundit të Ligës së Kampionëve, diçka që asnjë klub tjetër nuk kishte arritur ta realizonte më parë.
Madrilenët qëndrojnë në krye të Europës prej 28 majit të vitit 2016 ku madrilenët mposhtën falë serisë së 11 metërshave rivalët e qytetit, Atletikon në finalen e zhvilluar në Milano.
Pas 2016, Reali triumfoi edhe në dy sezonet pasardhëse në Ligën e Kampionëve, teksa këtë herë viktimat e galaktikëve ishin Juventusi dhe Liverpuli. Në këto 1000 ditë, “Los Blankos” ia kanë dalë të fitojnë në 75% të ndeshjeve duke shafqur dominimin në këtë kompeticion.
Ndërkohë, një pjesë e madhe e këtij suksesi i shkon edhe dy ishëve të Realit si tekniku Zinedin Zidan, dhe Kristiano Ronaldo, të cilët udhëhoqën skuadrën, ndërkohë që sulmuesi portugez ishte edhe golëshënuesi i skuadrës duke veshur petkun e protagonistit kryesor në rekordin madrilen.