Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas njoftimit të policisë së shteti, për realizimin e operacionin e përbashkët me policinë italiane.
Në një shënim në twitter Lleshaj e quajti aksionin një goditje të rëndësishme të dy palëve ndaj krimit të organizuar.
“Tjetër goditje e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe partnerëve italiane kundër krimit të organizuar.
Kjo është një tjetër dëshmi se motivimi i PSH është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal.
Mirënjohje dhe mbështetje për Policinë tonë dhe partnerët tanë”, shkruan Lleshaj. (TemA)
DETAJET: 33 të arrestuar për trafik kokaine nga Holanda në Itali, mes tyre edhe 5 shqiptarë