SHBA, mijëra fëmijë emigrant abuzohen seksualisht gjatë arrestimit të tyre

27 Shkurt 2019, 22:27Bota TEMA

Pothuajse 5,000 ankesa për abuzim seksual dhe ngacmim të fëmijëve të emigrantëve janë dorëzuar tek autoritetet vendase të SHBA-së gjatë katër viteve të fundit, sipas dokumenteve qeveritare të publikuar këtë javë. Pretendimet variojnë nga anëtarët e personelit që kanë marrëdhënie me të mitur, dhe shfaqja e videove pornografike, dhe prekje me forcë.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) të publikuara të martën në Capitol Hill nga zyra e përfaqësuesit Demokratik të Florida, Ted Deutch, raportet datojnë në tetor 2015, gjatë administratës së Obamës. Megjithatë, shumica e abuzimit seksual dhe ngacmimeve të raportuara ka ndodhur që kur Donald Trump mori detyrën.

Gjatë një seance dëgjimore të komisionit, Deutch i drejtoi dokumentet dhe e lidhi me politikën e ” tolerancës zero ” të administratës së Trump mbi emigracionin, lidhur me inkursionet e paligjshme të kufirit amerikano-meksikan. Politika, konsiderohet gjerësisht si një përpjekje e fortë nga ana e qeverisë për të dekurajuar emigracionin, rezultoi në pothuajse 3,000 fëmijë emigrantë që me forcë u ndarë nga familjet e tyre.

Këto dokumente na dëshmojnë se kemi problem me personat e rritur dhe me punëtorët tanë, të cilët kanë kryer abuzime seksuale me fëmijë”, tha përfaqësuesi i demokratëve nga Florida, Ted Deutch.

Numri i përgjithshëm i ankesave për abuzim seksual gjatë vitit 2018 ishte 1261, 192 ankesa më shumë sesa gjatë vitit 2017. Prej tyre, 178 ankesa janë bërë kundër stafit të qendrave amerikane për imigrantët. Numri i ankesave për abuzime seksuale nga stafi ishte rritur nga 4 në shkurt të vitit të kaluar në 12 në korrik.

Raportet për abuzime seksuale të personave të mitur në qendrat e ndalimit nuk janë tragjedia e vetme që ka ndodhur në këto institucione. Dy fëmijë nga Guatemala kanë vdekur përderisa po mbaheshin të mbyllur në qendrat e ndalimit, shkruan “The Guardian”.

Zyrtarët thonë se shumica e akuzave nuk janë vërtetuar dhe po mbrojnë kujdesin që u japin fëmijëve të imigrantëve.

5 komente në “SHBA, mijëra fëmijë emigrant abuzohen seksualisht gjatë arrestimit të tyre”

  1. Maelga says:

    Pushteti eshte i perkohshem dhe shume i shkurter, ashtu si dhe vete jeta tokesore.
    Por mjere ata qe kane shkaktuar qofte edhe nje pike te vogel loti ne syte e nje femije te pambrojtur.
    Ndergjegja e tyre do te jete nje zjarr i pashuajtshem qe do t’i djege ne perjetesi.

  2. degelisi says:

    A i ka verifikuar gazeta Tema keto qe shkruan?

  3. Hm says:

    Na plasi trapi. Të vene ne vendet e tyre se nuk kane pune ne amerike

  4. dreci ”vatikani” i ka rrajt gjithkund, ptu vemje te peshtira me gjith shkerdhatokracine e tyne.

  5. Mallakastra says:

    Amerika e zeze i thone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje