Nga Marsida T. Najdeni
Gjyshi im ia thoshte plot krenari gjyshes këtë shprehje. “T’kom mor me dashni!” Për brezin e tyre (lindur vitet ’20) e marra me dashuri ishte utopi. Bëhet fjalë në një periudhë ku në Shqipëri nusja e shikonte dhëndrin për herë të parë natën e martesës. Martesat bëheshin pra me mblesëri (shkesllik). Fakti ishte se im gjysh u flijua për nonën. Nona për atë ishte sublimiteti i egzistencës.
Kur ktheheshim nga shkolla në drekë dhe nqse nona ishte duke pushuar, baba (siç e thërrisnim ne), na priste ke porta. “Kajçik t’keqen baba se fle nona” ose “Ju bofsha baba mos boni shamot se pusho nona.”
Edhe megjithatë, ne të gjithë gjatë jetës tonë thamë “Jom tu shku ke nona,” edhe jo tek baba. Kishte raste që kur dilnim nga shkolla e “Kuqe” bëheshim mbi 10 kushëri njëherazi dhe mbanim frymën tek nona.
Me merhamonin era sapun dhe përparsen më të omël na priste duke na thënë “Amon veç mos boni si t’babzit se s’ka njel njëri pa u fo naiher.”
Qoftet, byrekun, tavën e dhesë, groshën, qullin etj që bëntë nona ime ende si kam ngrënë nga një dorë e dytë, edhe pse ime më dhe tezet gatuajnë shumë mirë. “Nigjo nonën se grosha ftofet me voj” edhe vu vaji mbi fasule. “Mishi pjek shuhet me gjiz safi” thoshte nona që deshte të tregonte se tironsit gjithmonë kanë patur bollëk. Nona bënte gatimin, por ishte gjyshi ai që mbante trajset nga Pazari Ri dhe prokupohesh që shtëpia mos të rrinte kurrë bosh. Thumbat nga komshitë ose njerëz të afërm nuk mungonin, por ai kurrë nuk u bezdis dhe me plot dashuri furnizonte shtëpinë. “Si s’të pam iher t’kthehesh ka puna pa trajse, o zotni Bahri…” i thoshin gratë e lagjes.
“Ja se e kom Qerimen pa qef” ia kthente gjyshi me atë urtësinë tipike të një tironasi autokton. “Po pa qef njeli kjo Qerimeja jote” qeshnin gratë dhe bashk me to gjyshi gjithashtu. Kur shkojshim me bujt ke nona, baba vite ke krevati e na thoshte “Ec ke baba notën po pate fryk ose je smun, nonën mos e ngit se u ka lodh shum sot.”
Nuk kishte mbrëmje familjare, dasma, ose mbledhje shoqërore, që im gjysh mos të paguante orkestrën për t’ia marrë këngës së Qerimes me dedikim për nonën. Martesa e tyre qe e shëndoshë, edhe pse jetuan me frikën e “njollës në biografi” nga ku gjyshi im bëri burg e tortura, megjithatë brenda mundësive u përpoqën t’i marrin jetës më të mirën.
Si e kishte marrë gjyshi nonën me dashni?
Zija Tufina ishte çuni i xhajës së gjyshit tim. Zijai qe martuar me Haxhire Struga, e bija e tregtarit me namë për kohën Hysni Struga (gjyshi i këngëtarit Pajtim Struga). Gjithë tokat nga Bërryli deri tek Hoxha Tahsim ishin të Hysniut, që kuptohet me konfiskimet komuniste doli rru e qeth. Haxhireja (teze Xhiri) kishte një motër të vogël Qerimen.
Qerimeja ishte vajza e vogël e familjes, kishte shumë diferencë në moshë me motrat e vëllezërit. Ishte e përkedhelur dhe nxanëse e shkollës “Nana Mretneshë”.
Nga martesa e Zijait me Haxhiren e kishte njohur dhe im gjysh për herë të parë. I kishte mbetur mendja! Ija e modhe, gjyshja e Bahriut, e cila rrojti mbi 100 vjet, e kishte kuptuar këtë mpleksje të Bahriut karshi Qerimes. “Do ta morim Qerimen për Bahriun” rrite Ija modhe duke thënë nëpër shtëpi.
Gjyshit tim i vinte turp, që sekretin ia kishte kuptuar gjyshja. “Tu pa tu bo, o Ije, t’martojm Meten iher” thoshte gjyshi si për t’ju shmangur situatës.
Në traditën tironase çuni shtëpisë duhet të priste sa të martonte motrat njëherë pastaj veten. Vajza kishte rëndesi madhore që t’i bëhej respekti dhe detyrimet nga dera e babës në perfektësi, prandaj daja për tironsit është njeriu më i afërt.
Ndërkohë nona ime kishte shkuar tek studio Kallfa, një nga studiot më me emër në Tiranën e asaj kohe, edhe kishte bërë një set fotografish të vetes.
Familja Kallfa më 2015 i dhuroi “Marubit” 2280 objekte të reja nga arkivat e familjes. Një nga fotot u pëlqeu shumë vëllezerve Kallfa, edhe me mirkuptim i kërkuan nonës t’ia vendosnin foton në vitrinë, kështu thithshin edhe klientelë, që edhe vajza të tjera të bëshin sete fotografish tek to jo diku tjetër. Sigurisht studio tyre ishte në qendër të Tiranës, paramendoni Tiranën e vjetër me pazarin dhe dyqanet rruazë.
Aty në qendër punonte im gjysh, ashtu siç kishin bërë gjithë Tufinsit me breza para tij. Sapo del nga puna një ditë duke u kthyher për në shtëpi zemra rrak-tak kur pa Qerimen tek vitrina. Aq shumë ia mori mendjen fotografia e nonës saqë filloi gjyshi të kalonte asaj rruge edhe 3-4-5 herë në ditë veç të shihte Qerimen e tij.
Duke pritur Meten të martohesh, po i digjte zemra Bahriut, por Metja ende s’po kishte mend. Çdo ditë fotografia në vitrinë sikur diçka brenda në zemër seç i thoshte. Nga dashuria që e mundonte e kaploi dhe xhelozia, gjithashtu dhe frika se Qerimen dikush tjetër mos ia merrte. As vetë nuk e kuptoi si një dite hyri tek studio Kallfa, u përshëndet me vëllezerit Mehmet dhe Osman Kallfa, të cilët njiheshin me tim gjysh.
Pa u menduar gjatë im gjysh kërkoi të hiqej fotoja e Qerimes nga vitrina. Përgjigja qe se vajza e kishte dhënë vetë miratimin.
“Osht e fejumja ime” tha gjyshi pa e kuptuar dhe as vetë, që sapo kishte shpallur fejesën. “Ohhhh, urime mër Bahri çar far goce paske mor!” Me atë maskilizmin padashje të gjyshit arriti që të dilte me foton e Qerimes nga studio Kallfa. Sot mbas 80 vitesh atë foto e ka ime më. Shkoi në shtëpi Bahriu dhe zyrtarisht me familjen kërkuan dorën e Qerimes. S’qe e vështirë, sepse edhe nona kishte pas qenë duke pritur Bahriun, ndërkohe që kishte refuzuar disa raste të tjera.
..E bukur..
Shkrim i bukur,faleminderit qe na jep mundesine te lexojme keto perjetime qe na rikthejne ne bukurine dhe dliresine e tradites.
E morem vesh qe je “Tironce” , po shqipen letrare di ta shkruash qe ta marrim vesh dhe ne “fshataret” qe vime andej ku quhej qytet dhe para 2500 vitesh ???
Po çfarë Shqipe di ti, o larask (Ada), që ende s’di ku vihen pikat e presjet. Mëso të shkruash para se të shash. Vende si Austria, Gjermania etj u mësojnë dialektet nëpër universitete si trashigimi etno kulturore. Ik nga paske ardhur meqë s’të pëlqeka Tirona, mos na çaj kokën me pallavra.
Gjermania dhe Austria kane paresore gjuhen standarde or cuno, si te gjitha vendet ne bote. Kur ti shkon ne nje institucion ne Gjermani nuk te flet kush ne dialekt bavarez, por ne gjuhe standarde. Pra te unifikuar. Se ca flet ti ne birrari a ne shtepi eshte problemi yt. Dhe lendet ne universitet nuk jane ne dialekt, por ne gjuhe standarde. Pune tjeter se ti zgjedh nje lende qe ka per baze mesimin e dialektit….
@Ada. Shqipja e sotme letrare eshte vene nga diktatura me dhune. Dhe shume krahina te Shqiperise mezi e mesojne. Tashti jemi ne Demokraci. Dhe flasim dhe shkruajme me dialktet tona. Edhe ne forme proteste ndonjehere. Gjithsesi e shikoj qe ti e qytetit 2500 vjecar ditke vetem gjuhe letrare. Thua se shqipja ka nje 10 dialkte e spo mundke dot ti mesosh te gjitha. Gnithsesi kjo eshte dobesia jote.
E nderuar Ada,
Mund te beja ironi sa te doja me kredon tende te nje qytetareje 2500 vjecare.
Por, nuk mendoj se eshte rasti per te bere ironi.
Me se pari, duhet te vleresoj stilin elegant te te shkruarit te autores Marsela Najdeni.
Shkrimi eshte shume i ndjere, eshte i vertete e i sinqerte edhe pse shume i “omeltum” me rrefenjeza e detaje te qemtuara si per te na bere portretet e nones dhe gjyshit te saj me fotoshop.
E si te mos jete i “omeltum” shkrimi i saj, perderisa flet per gjysherit e vet?
E kush nuk i ruan per gjithe jeten ne kujtese fytyrat dhe miresite e gjysherve me filigramen e arte te dashurise femijerore? Te idealizuar, te ndricuar e shenjteruar me tisin e nostalgjise.
Dhe me tej, ne stilin e te shkruarit elegant te Najdenit ben pjese jo vetem perdorimi i artistik i shqipes letrare qe duket se ajo e zoteron me se miri, por edhe portretizimi i personazheve te saj te dashura me frazeologjine origjinale te dialektit “tironas”, me shprehjet qe ajo ve ne gojen e tyre per t’i dhene narratives se saj nje kolorit dhe emocion te vecante dhe qe, si per t’i dale perpara buzerrudhjes nazike te qytetareve 2500 vjecare dhe snobeve te gjuhes, Najdeni na i sjell ne korsive dhe ne thonjeza.
Eshte nje praktike shume e njohur dhe e gjithepranuar ne krijimtarine letrare qe shpesh, per kolorit dhe per te profilizuar disa nga karakteret letrare, vihen ne dialogjet e tyre te folura ne dialekt.
Persosnalisht mendoj se, te perdorura me mjeshteri dhe me perkore nga Najdeni ne shkrimin e saj, kjo frazeologji dialektore “tironse” i ka dhene portreteve dhe vete shkrimit vertetesi dhe nje vlere te shtuar.
Nderkaq, per fat te keq, ka edhe nje ane tjeter te autores sone.
Meqenese ishte shkrimi i pare qe lexoja nga zonjusha Najdeni, kerkova profilin e saj ne internet dhe u njoha me nje pjese te krijimtarise, shqetesimeve krijuese dhe intelektualevte saj, qasjes dhe pretendimeve qe ajo ka ne nje plan me te gjere per rolin dhe vendin e “tironsave” ne Tiranen e te gjithe shqiptareve, si edhe me ndikimet qe politika ushtron ne artikulimin e persiatjeve dhe qendrimet e saj si krijuese, si qytetare dhe si perfaqesuese e nje trashegimie krahinore a provinciale po te doni.
Dhe u zhgenjeva.
Dhe mendova se si, provincializmi dhe dogmatizmi, mund ta deformojne nje figure, madje edhe nje intelektual, mund ta rrudhe dhe ta pengoje te perfaqesoje dicka me shume se qerpicat e shtepise se nones, qe i kane mbyllur pamjen e botes.
Pa hyre me thelle a me gjere ne disa nga shkrimet e saj, po vecoj ate shkrim ( Pse duhet me fol m’dialekt”, ku zonjusha Najdeni perpiqet te na binde ne te tjereve qe :
“Dialekti osht rronja e gjithesekujt. Prej aty merr kuptim egzistenca e seicilit pri nesh”
“Shume gjona t’qytetit tone jon shkatrru…n’nji rrug pa kthim”
“Mo s’pakut le te rujm dialektin”
Keqardhje zonjusha Najdeni.
Si gjithemone, gjysem te vertetat apo me keq, pjeseza te vogla saj, e vrasin te verteten me keq se sa genjeshtrat.
Idete dhe emocionet e atij shkrimi mbi dialektin jane me se paku frenuese, te prapambetura, pa perspektive dhe rrezikojne te te paraqesin si nje mendjengushte e provinciale te zemeruar.
Jeta ecen perpara e gjerat ndryshojne, zakonisht per mire dhe per kah progresi.
Keshtu ka ndodhur me Tiranen dhe banoret e saj.
“Tironsit”, traditat, kultura dhe dialekti i tyre kane me shume vlera, me shume kolor dhe me shume rendesi pikerisht sepse Tirana eshte bere nje metropol dhe krahas variacioneve shumeplaneshe te mozaikut te saj te njerezve, dialekteve, kulturave, traditave qe kulmojne me rezultanten e gjuhes se njesuar letrare dhe nje menyre jetese bashkekohore, njeherazi bejne edhe shoshjen dhe largimin e antivlerave te prapambetjes se trasheguar nga rrjedhat e historise dhe mbyllja ne zona te kufizuara gjeografike.
Dhe nona jote e omel dhe gjyshi yt i shtrenjte, pa folur per nenen dhe babane tend te nderuar, e kane kuptuar qe heret se jeta ecen perpara edhe per komunitetin “tironas” dhe i kane pranuar imperativat e ketij vektori progresiv, qekurse zgjodhen per ty te te quanin Marsida, nje emer te ri, jo dialektor te themi, te kohes dhe nuk te quajten, fjala vjen Zeqine, emer qe mund te ishte i tradites se komunitetit, por qe kishte filluar te tingellonte jo shume kendshem qekurse progresi po shpejtonte hapat edhe ketej pari.
Moderator, mungon replika ime per kete shkrim qe e kam postuar prej para disa oreve.
Kjo eshte ajo qe na mungon histori e bukur e jetuar dhe shume domethense si shembull i asaj kohe qe tironsit kishin respekt per martesat .Njerzilliku Tironas ka lene gjurme ne shoqerine e atehershme,mik pritje ,zemer bardhe dhe te ndihmushem .
Bravo per kete shkrim kjo eshte morali Tironas qe duhet ta kemi si shembull per gjeneraten e sotme.
!!??
te lumte goja mi goce na knoqe ! me kujtohet gjyshi im o goce ! tironcit njerez te bute te mire ! ka pas dashni dhe atehere mi goc ! sot te merr me dashni dhe perfundon keq !
O tiranso! Duhet me shkru: Ky (jo kjo) eshte morali “Tironas”…Tuqeta
Po o zyko kamberi po weke me shkplle te modhe zotnia jote.T’paskan vu me korigju hartimet zotnis tate.Si me shkolle we je jep nai menim per tironsit fisnik.Po si duket je Tiranas jo Tironas.gjinja pa shkolle zotni.
Tiranen metropol nuk e beri gjuha e saj gabelishte por fati pra fakti i thjeshte se u zgjodh qender administrative.Qendrat me vitale te kombit qene e mbeten Shkodra,Shkupi,Manastiri e Janina.Tirana ka meritat e nje fshati qe e ndihmoi fatiAsgje me teper.
Gabelishte?
Ik vrit veten!
flet katunarja… pemes me kokrra i bien se asaj bosh t’i rrush sumes.
ene ju keni cfare vilni ka tirona 70 vjet.
yt rrac e keqe, mosmirnjohsa.
lexoni historin e bukur te dashuris midis 2 shqiptareve aty… mjaft plaset nga inati e xhelozia.