Ngacmonte seksualisht studentet, shkarkohet pedagogu në Kamëz dhe 5 kolegë. Rektori: Nisa të qaja kur më erdhën në zyrë

1 Mars 2019, 10:44Sociale TEMA

Gjashtë pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë shkarkuar nga detyra me urdhër të rektorit Bahri Musabelliu.

Shkarkimet e pedagogëve kanë ardhur si pasojë e ngacmimeve seksuale, mit-marrjes, paaftësisë së zotërimit të shpjegimit të lëndëve, si dhe shitjen e librave më detyrim ndaj të rinjve.

Në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, Musabelliu ka deklaruar:

“Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot).

Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash.

Këto raste nuk mund t’i lija pezull.

Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, tha ai.

Rektori është ndalur edhe të rasti i ngacmimit seksual, kur thotë se ka nisur të qajë pasi ka mësuar nga studentet për sjelljen e pedagogut, të cilit nuk i publikon emrin për arsye etike:

“Mua nuk më kishte ndodhur asnjëherë të më vinin në zyrë studentët dhe të më tregonin se çfarë bëjnë pedagogët.

Dy vajza dhe një djalë, nga Mjekësia Veterinare kur me treguan për ngacmimet seksuale të një pedagogu dhe u pohua nga të tre, nuk kam mundur ta përballoj emocionalisht.

Kam qarë dhe e vetmja gjë që kam menduar në ato momente, ka qenë vajza ime.

Nuk jam ndjerë asnjëherë më keq, gjatë gjithë jetës sime. I inkurajoj ato vajza që guxuan të thonë të vërtetën.

Madje unë në telefonin tim kam bisedat që studentet kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë ngjarje”, tha Musabelliu.

Për këtë ngjarje të rëndë, Bahri Musabelliu thotë se ka njoftuar edhe Ministrinë e Arsimit.

7 komente në “Ngacmonte seksualisht studentet, shkarkohet pedagogu në Kamëz dhe 5 kolegë. Rektori: Nisa të qaja kur më erdhën në zyrë”

  1. Toni.D. says:

    Diten vareni nga kembet te oborri shkolles faqeziun, ne darke cojani gruas, femijeve te vete flliqesires.

  2. POPULLI says:

    KETA JANE EDHE PER PADI PENALE NE PROKURORI….PSE SE BENE KY…????????????????

  3. shqip says:

    Po denoncim ne polici a keni bere?!

  4. ivi says:

    Aaa ta lumsha zotin une ty…!! PAVARESISHT SE JE KUJTUAR NJECIK VONE , POR ME MIRE VONE SE KURR..!!”
    Ka pasur disa petagoge ku…. atyy qe ti rripje per se gjalli nuk kishe te ngopur, edhe Fiks-Fare i ka kap ne camera e i ka publikuar nuk iu ka bere derman ( u futen ne burg, e u lane ne gjendje telire duke rifilluar serisht pune ne kete universitet ne kohen e Sales)
    Duke filluar nga nje petagog qe jep lenden e Prodhimit Shtazor,petagog te lendes se anglishtes Fredin etj etj …

    TE KALBEN NE BURG KETA PEDOFILA TE NDYRE!!

  5. BRAVO !
    DENONCIMIN NË POLICI E BËN I/E DËMTUARA BAZUAR NË FAKTET QË KA.
    REKTORI PËR KOMPETENCAT QË.ZOTËRON KA VEPRUARNË RRUGË ADMINISTRATIVE DHE SËRISH I TAKON NJË BRAVO E MADHE PASI KA SHUMË QË BËJNË SEHIRXHIUN.

  6. Fatosi says:

    Po keta Rama I mesoj se cfar te benin me studentet????? Portali I Sali Berishes ( student digjital) kushedi se cfar do te shkruante kundra Rames dhe qeveris
    Por keta duhet te varen ne sheshin e Fakultetit per tu bere mesim per te tjeret ( por ligje te tilla nuk ka) do te hiqen vetem nga puna,dote marin ndonje vize per ndonje vend te botes , dhe dote ikin ,dhe dote flasin sikur kane qene me te miret e botes ( Profesoret Shqiptare) pika qe su bie
    Sikur nuk kane familje vete,femij ,grua , vajze apo djale

  7. suliot says:

    popull barbar, i pacivilizuar , me sjelljet nga me te cuditshmet , vete jam ne emigracion dhe jam ne kontakt me shume popuj por me et pa civilizuar se shqiptaret nuk ka, me sjellje arogante te pa edukuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje