Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, mbërriti sot në Karakas, duke sfiduar kërcënimin për arrestim nga qeveria e presidentit, Nicolas Maduro.
Një grumbull gazetarësh dhe mbështetësish kishin rrethuar Guaidon pasi mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Simon Bolivar” pranë Karakasit, sipas imazheve të transmetuara nga televizione të ndryshme.
Media lokale kishte raportuar më herët se autoritetet kishin bllokuar aksesin për në aeroport.
“Guaido kaloi nëpërmjet formaliteteve rutinë të migracionit”, thonë reporterët.
“Ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës ishin gjithashtu duke pritur në aeroport liderin e opozitës”, sipas televizionit NTN24.
Hajde gazetë hajde është bërë kjo e jotja more Mero. Pse po të shpallte veten kryeminstër Basha e të vinte në Rinas ku ta pritnin ambasadorët Gjermanë e Holandez ju do shkruani kështu me shum dashamirësi.