Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj dhe të reja në Korçë.
Teksa një nga të pranishmit i tha se i ka duart me kallo nga puna, Basha i premtoi se PD do të jetë partia që do iu qëndrojë gjithmonë në krah.
Lideri i selisë blu tha se potenciali i rinisë shqiptare është shumë i madh.
“Sot ti ke folur si një deputet dinjitoz. Detyra e PD është që të shtrojë rrugën për të ardhmen e këtij brezi të mrekullueshëm. Nuk ka inferioritet me moshatarët euriopian, por jemi në inferioritet në raport me qeverinë. Akoma bën sikur është zot i fateve tona, por nuk është ashtu. Protesta juaj nuk ka qenë dështim. Beteja e 16 marsit është një betejë për ndryshim, Ndryshimi është i pashmangshëm”, tha Basha.
Nga ana tjetër, një gjimnazist në bashkëbisedim me Lulzim Bashën u shpreh se ajo që kërkon rinia është që të qëndrojë këtu dhe të lidhet fatet e së ardhmes me Shqipërinë e jo të largohet drejt vendeve të tjera.
“Ne nga kjo qeveri paguajmë një haraç më shumë. Ai na quajti shpellarë. Sot kam ardhur me kallo në duar nga puna e fshati, nuk mund të më diskriminojë as Edi Rama dhe as Donald Trump. Ëndrrat tona janë e ardhmja jonë. Ne nuk kemi kusur që të vuajmë jashtë shteti dhe ne të ardhmen duam ta kemi këtu”, tha një gjimnazist.
Lul vrasesi dhe hajduti sa te vije ne pushtet zotohe:
Do heqi taksat…..
Energjia elektrike falas….
Uji pa pagese……..
Ne vend te ujit ne cezma do dali birre falas….
Ushqim per te tereeeee falas……
Do vine investime nga SHBA……. falas
Karburanti do te jete me i lire ne bote….
Emigrim zero do mbylli kufinjte….
MOS U HABISNI SE KA PLOT BUDALLENJ QE E BESOJNE…… SHPELLAR, MALOK E KATUNDARE…